Çidhna dhe Kastriotët
Heroizmat e Çidhnakeve, kontributin e tyre në pavarsinë e Shqiperisë, ne i nderojmë dhe i kujtojmë çdo herë. Shoqata "Cidhna dhe Kastriotet"
Shoqata "Çidhna dhe Kastriotët", është themeluar në 28 Nëntor 2011, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, për të nxjerrë në pah Historinë e vërtetë të origjinës Çidhnake të Kastriotëve dhe Skënderbeut. Shoqata "Çidhna dhe Kastriotët", është themeluar në 28 Nëntor 2011 nga një numër prej më shumë se 250 antarësh, me qëllim nxjerrjen në pah të origjinës së Kastriotëve & Skënderbeut, të historisë s
02/04/2026
LAJM I MIRË PËR TË GJITHË DIBRANËT E SHQIPTARËT.
Ia dolën banorët ta shembin kalan e lart të korrupsionit shtetit Shqiptar.
Fituan gjygjin kunder HEC Seta 4, duke rrëzuar të gjithë hallkat e shtetit me gjithë institucionet e paafta Shqiptare bashk me punonjësit e saj.
Tani në dorë të Zyrës Përmbarimore, pritet Prishja e Hec SETA 4.
Më poshtë janë Institucionet Debitore të paditura:
1- Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT
2- Agjensia e Zhvillimit të Territorit AZHT
3- Agjensia Kombëtare e Mjedisit AKM
4- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës
5- Këshilli Kombëtar i Ujit, pranë Këshillit të Ministrave,
6- Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore,
7- Kompania Hidro Seta Shpk.
Mirnjohje pafund për banorët dhe pëkrahësit e tjerë, ata që besuan dhe luftuan, mirnjohje dhe falenderim për Av.Hasan Bara, Av. Përparim Noka, Prof.Ing. Av. Sazan Guri, mos i harroni kto emra, nuk na lan kurrë në baltë, na përkrahën, sakrifikuan, qëndruan si vigan përballë gjithë forcës së SHTETIT.
Përball ishin juristët nga 8 Institucionet më të larta Shteterore në seancat e panumërta gjygjsore dhe Avokatët e Shtetit Shqiptar.
Një falenderim për trupin gjykues që guxoj të j*p drejtësi dhe të ngjallë shpresën tek shqiptarët.
U betuam që do ti shkonim deri në fund. Së bashku Luftuam, së bashku fituam.
Shpresojmë që Zyra Përmbarimore Dibër ta kryejë detyrën ligjore sipas ligjit.
Ne nuk ndalemi, tashmë dihet.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Website
Address
Dibër
