02/06/2026
🎓 Të dashur maturantë dhe minimaturantë,
📚 Muaji Qershor shënon një periudhë të rëndësishme për ju, ku do të përballeni me provime që janë rezultat i punës dhe përkushtimit tuaj ndër vite. Është momenti për të treguar dijet dhe seriozitetin me të cilin jeni përgatitur.
✨ Bashkia Divjakë ju uron rezultate sa më të mira dhe mbarësi në çdo hap të këtij procesi!
01/06/2026
🎈Sheshi u mbush sot me ngjyra, buzëqeshje dhe energjinë e fëmijëve në festën e 1 Qershorit!
🎨Mes pikturave plot fantazi, kërcimeve të grupit të QKF-së dhe interpretimeve me këngë e recitime nga nxënësit e shkollave “Koli Sako” dhe “Çermë-Shkumbin”, u krijua një atmosferë e ngrohtë që solli së bashku fëmijë, prindër dhe qytetarë.✨
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! 🎉😊
29/05/2026
Get •
✨ “Fuqizimi Rinor dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Divjakë – Divjaka Jonë!”, një projekt i zbatuar nga IRCA, me mbështetjen e Bashkisë Divjakë, ka nisur me energjinë dhe entuziazmin e të rinjve, të cilët po angazhohen si agjentë ndryshimi në komunitetin e tyre.
Në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore, rreth 23 të rinj, nxënës nga shkollat “Mihal Nako”, “Koli Sako”, “Miti Zoi Zaka”, “Çermë-Shkumbin” dhe “Çermë-Sektor”, morën pjesë në trajnimin e parë, duke krijuar zyrtarisht Klubin e Ambasadorëve Rinorë të Kulturës dhe Turizmit, me qëllim promovimin e vlerave kulturore dhe turistike të Bashkisë Divjakë.
🤝Ky aktivitet realizohet si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
;
27/05/2026
Get • I Uroj Gëzuar Festën të gjithë besimtarëve myslimanë të Bashkisë tonë e më gjërë …
G Ë Z U A R
26/05/2026
UNDP Albania 15 projekte të reja me bazë në komunitet do të sjellin ndryshim konkret në shtatë bashki të Shqipërisë përmes programit , financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.
Nga 128 aplikime të organizatave të shoqërisë civile, u përzgjodhën projekte që do të zbatohen gjatë 2026–2027 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Divjakë, Berat dhe Vlorë.
Në ceremoninë e shpalljes së fituesve morën pjesë znj. Ritva Heikkinen, Shefe e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Francisco Roquette, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i UNDP në Shqipëri, dhe znj. Marsela Maçi, Drejtore e Integrimit Evropian pranë Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Projektet synojnë:
👉🏻 mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve
👉🏻 fuqizimin dixhital dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve
👉🏻 rritjen e angazhimit qytetar dhe pjesëmarrjes rinore
promovimin e ekoturizmit, kulturës dhe zhvillimit lokal
Në dhe , të rinjtë do të angazhohen më shumë në vendimmarrjen lokale, ndërsa në , dhe Lezhë projektet do të fokusohen në ndërgjegjësimin mjedisor, riciklimin dhe ruajtjen e natyrës. Në Berat dhe Mirditë, projektet do të fokusohen në fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e ekonomisë lokale dhe zhvillimin e komuniteteve.
Përmes partneritetit mes Bashkimit Evropian, UNDP-së, bashkive dhe organizatave të shoqërisë civile, ReLOaD3 vijon të forcojë qeverisjen lokale transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përqendruar te qytetarët në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
24/05/2026
Mirëmëngjesi!☀️
Fotoalbumi nga çelja e sezonit turistik në Divjakë 📸🌊
22/05/2026
📣 Shihemi sot😍
📍 Në orën 18:00, në Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta, tek Kulla 360° 🌿
✨ Së bashku me finalistet e “Miss Shqipëria 2026”, le të festojmë një ditë të veçantë plot atmosferë dhe energji pozitive!
🎉 Ju presim! 🌞