16/06/2026
🇨🇭🇺🇳 Sesioni i 62-të i rregullt i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së po zhvillon punimet nga 15 qershori deri më 7 korrik 2026 në Pallatin e Kombeve në Gjenevë.🇨🇭
Në këtë sesion, Këshilli do të shqyrtojë situatat e vendeve dhe çështjet kryesore tematike të të drejtave të njeriut përmes raporteve dhe përditësimeve nga Komisioneri i Lartë Volker Türk dhe Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, ekspertët e procedurave speciale dhe organet hetuese të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.
Si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, 🇦🇱 do të jetë aktive në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
05/06/2026
🇪🇺Me Kancelarin Merz në Tivat, gjatë bisedës pas mbledhjes së gjatë dhe para largimit, ai për Berlin e unë për Vlorë
🇦🇱🔝🇩🇪
05/06/2026
🇨🇭🇺🇳 Gjatë fjalës së mbajtur në sesionin e 114-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, znj. Olta Manjani Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit theksoi përparimin e qëndrueshëm të Shqipërisë drejt integrimit në BE; nënvizoi rëndësinë e dialogut social dhe tripartizmit si shtylla kyçe për zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social.
🇦🇱 vijon të përafrojë legjislacionin e punës me standardet e BE-së dhe konventat e ILO-s, duke garantuar barazi dhe mosdiskriminim. Programi “Decent Work Country 2023–2026” mbetet një shembull konkret i këtij angazhimi për punë dinjitoze dhe dialog të fuqizuar social.