18/06/2026
Sot në Kuvend duhej të flisnim për gjëra që kanë rëndësi për njerëzit: për më shumë siguri në rrugë, për amnistinë dhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Për këto tema mund të jesh dakord ose jo. Mund të debatosh fort. Por debati duhet bërë.
Fatkeqësisht, edhe sot zhurma zuri vendin e argumentit dhe bllokimi vendin e diskutimit.
Unë besoj se qytetarët meritojnë më shumë. Meritojnë të dëgjojnë idetë, alternativat dhe qëndrimet për çështje që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.
Sepse politika nuk është të pengosh tjetrin të flasë. Politika është të bindësh me argumente.
18/06/2026
☀️Sot në Kuvend do të flasim për një sërë ligjesh të rëndësishme, si siguria rrugore, amnistia dhe shumë të tjera… 😊
18/06/2026
Mirëmëngjes ☀️
dhe me këtë panoramë unike të Elbasanit, ju uroj një ditë të mbarë! 😊
16/06/2026
Një ditë të mbarë☀️ për të gjithë maturantët që sot ulen në banka me emocionin e provimit të matematikës dhe për të gjithë mësuesit që kanë punuar në mënyrë të palodhur. 👩🏼🏫📖📐
Suksese sot! 🙌🏼
15/06/2026
🏛️Kryesia e Kuvendit | ⚖️Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Miratuam sot nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për dhënie amnistie”, një akt që balancon nevojën për drejtësi me mundësinë e riintegrimit në shoqëri për kategoritë përfituese të parashikuara nga ligji.
📌Projektligji do të kalojë për diskutim dhe votim në seancën plenare të Kuvendit ditën e enjte.