Këshilli i Qarkut Fier

Këshilli i Qarkut Fier

Share

Qarku i Fierit përbëhet nga 6 Bashki:Fieri,Lushnja,Divjaka,Mallakastra,Rroskoveci,Patosi.

31/12/2025
29/11/2025

🇦🇱Këshilli i Qarkut Fier uron të gjithë qytetarët Gëzuar 29 Nëntorin – Ditën e Çlirimit!

📌Ky përvjetor i rëndësishëm na rikujton sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve që luftuan për lirinë e vendit. Le ta nderojmë të kaluarën me mirënjohje dhe të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë, në paqe dhe zhvillim. Gëzuar Festën!🇦🇱

28/11/2025

🇦🇱 Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, Këshilli i Qarkut Fier i uron të gjithë qytetarëve Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

📌113 vite më parë, më 28 nëntor 1912, nën udhëheqjen e burrave të shquar të kombit, u ngrit flamuri i lirisë dhe u shpall Pavarësia, duke vulosur ëndrrën shekullore të shqiptarëve për shtetin e tyre të pavarur. Ky akt historik mbetet gur themeli në identitetin tonë kombëtar dhe udhërrëfyes për të ardhmen.

📌Sot nderojmë sakrificën, mençurinë dhe vizionin e atyre që i dhanë vendit tonë një të nesërme të lirë, si dhe përulemi me respekt para të gjithë atyre që, në vite, kanë kontribuar për mbrojtjen dhe forcimin e shtetit shqiptar.

🌟 Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
Rroftë Shqipëria! Rroftë Flamuri ynë kuqezi! 🇦🇱

Photos from Këshilli i Qarkut Fier's post 12/12/2024

Festat e fundvitit janë për t’i festuar me ata që na frymëzojnë dhe na mbushin me shpresë për një të ardhme më të bukur.

Le ti nisim këto ditë me më shumë dashuri për këta fëmijë, të cilët janë drita e këtij fundviti!

Gëzuar festat e me plot dashuri, shpresë dhe energji pozitive!

Photos from Këshilli i Qarkut Fier's post 15/10/2024

Sot, 80 vjet më pas, përkujtojmë me nderim ata që dhanë jetën për lirinë e qytetit tonë. Ky përvjetor na kujton se liria dhe pavarësia janë vlera që duhen ruajtur dhe mbrojtur me të njëjtin përkushtim si atëherë. Fieri i sotëm është një dëshmi e gjallë e këtij rrugëtimi, duke u rritur dhe zhvilluar, por gjithmonë duke mbajtur gjallë kujtimin e të kaluarës së tij heroike.

Photos from Këshilli i Qarkut Fier's post 01/10/2024

Të moshuarit nuk janë vetëm e shkuara jonë, por edhe drita që na udhëzon në të ardhmen.

Ata përfaqësojnë një thesar të çmuar të shoqërisë sonë, nuk janë thjesht kujtimi i së shkuarës, por udhërrëfyes për të ardhmen tonë. Përmes përvojave dhe mençurisë së tyre, ata na mësojnë vlera të qëndrueshme si përkushtimi, durimi dhe sakrifica. Në çdo histori të jetuar, në çdo sfidë të tejkaluar, ata mbajnë çelësat për të zgjidhur dilemat e së ardhmes.

Shoqëria jonë ka nevojë për udhëzimin e tyre, për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Të moshuarit na kujtojnë se, pavarësisht zhvillimeve moderne, vlerat bazë si dashuria, respekti dhe ndershmëria mbeten shtylla të një shoqërie të shëndetshme. Në këtë mënyrë, ata janë drita që na udhëzon, duke ndriçuar rrugën tonë përpara me mençurinë e tyre të pjekur dhe të vyer.

Want your business to be the top-listed Government Service in Fier?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address

Adresa : Lagjja : “Kastriot”, Rruga ”Brigada XI Sulmuese”
Fier
9301