Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Share

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ASCAL është i pavarur, i paanshëm dhe transparent në kryerjen e veprimtarisë së tij.

Kjo, duke u mbeshtetur në standardet shtetërore të cilësisë dhe në standardet dhe udhëzimet përkatëse të cilësisë në Hapësirën Europiane dhe atë ndërkombëtare të arsimit të lartë. ASCAL kryen vlerësimin paraprak të cilësisë për IAL-të, njësitë e tyre dhe programet e studimit të të tre cikleve në kuadër të licencimit të tyre si dhe vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional dhe të

Photos from Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë's post 06/05/2026

Në vijim të procesit të akreditimit, javën e kaluar ASCAL kreu vizitat në dy institucione të arsimit të lartë:

🏛️ Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë;
🏛️ Universiteti Bujqësor i Tiranës;

Gjatë vizitave u zhvilluan takime me drejtues të institucionit, stafin akademik dhe administrativ, si dhe studentë të programeve të studimit 🤝.

Photos from Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë's post 05/05/2026

ASCAL mori pjesë në ENQA Members’ Forum 2026, të zhvilluar më 22–24 prill 2026 në Budapest, Hungari, ku u mblodhën përfaqësues të agjencive të sigurimit të cilësisë nga vende të ndryshme për të diskutuar zhvillimet më të fundit në arsimin e lartë dhe proceset e sigurimit të cilësisë.

Gjatë këtij aktiviteti, diskutimet u fokusuan në çështje strategjike për të ardhmen e sigurimit të cilësisë, përfshirë ndërtimin e besimit publik përmes transparencës dhe politikave të qëndrueshme, rishikimin e Standardeve dhe Udhëzimeve Evropiane për Sigurimin e Cilësisë (ESG), zhvillimet në politikat evropiane të arsimit të lartë, integritetin akademik dhe rolin e agjencive në mbrojtjen e standardeve dhe besueshmërisë së kualifikimeve, etj.

Pjesëmarrja e ASCAL në këtë aktivitet kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit të cilësisë në Shqipëri.

Photos from Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë's post 21/04/2026

📍 ASCAL vijon angazhimin në kuadër të procesit të akreditimit me vizita në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Akademinë “Ivodent”.

🤝 Gjatë këtyre vizitave u zhvilluan takime me drejtues, staf akademik dhe studentë, me fokus sigurimin e cilësisë së programeve të studimit dhe standardeve të cilësisë.

17/04/2026

📢 Thirrje për studentët!

ASCAL hap thirrjen për studentët që dëshirojnë të marrin pjesë si anëtarë të grupeve të vlerësimit të jashtëm, në kuadër të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit.

Kjo është një mundësi e mirë për të dhënë kontribut në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe për të qenë pjesë aktive e proceseve të rëndësishme akademike.

Studentët e interesuar janë të lutur që, së bashku me aplikimin, të dërgojnë edhe një vërtetim që konfirmon statusin e tyre si studentë.

Aplikoni në [email protected] dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!

Photos from Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë's post 17/04/2026

Gjatë javës së kaluar, ASCAL zhvilloi vizita në disa institucione të arsimit të lartë, në kuadër të procesit të akreditimit:

📍 Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
📍 Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
📍 Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”
📍 Universiteti “Barleti”
📍 Universiteti Bujqësor i Tiranës

Një angazhim i pandërprerë për cilësi, standarde dhe zhvillim në arsimin e lartë. 🎓

Photos from Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë's post 17/04/2026

Në vijim të angazhimit për forcimin e cilësisë në arsimin e lartë, ASCAL zhvilloi një takim në Universitetin e New York-ut në Tiranë.

Takimi u përqendrua në përmirësimin e cilësisë, forcimin e mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë dhe shkëmbimin e praktikave të mira.

U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Photos from Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë's post 14/04/2026

ASCAL zhvilloi një vizitë në Universitetin "EPOKA", në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Gjatë takimit u theksua roli i Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) në monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve akademike dhe institucionale. U nënvizua se një funksionim efektiv i kësaj njësie ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së programeve të studimit dhe në përputhjen me standardet e arsimit të lartë.

Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në forcimin e kulturës së cilësisë në institucione.

Photos from Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë's post 10/04/2026

📍 Në kuadër të akreditimit të programeve të studimit, ASCAL realizoi vizitë në Universitetin “Barleti” për një program studimi, si edhe në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë për tre programe studimi.

✅ Këto vizita përbëjnë një hap të rëndësishëm në vlerësimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.

Photos from Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë's post 07/04/2026

ASCAL realizoi një vizitë pranë Agjencisë Kroate për Shkencë dhe Arsim të Lartë (AZVO), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave më të mira në fushën e sigurimit të cilësisë.

Gjatë takimeve, palët diskutuan mbi praktikat e akreditimit, proceset e vlerësimit të jashtëm, si dhe zhvillimet më të fundit në përputhje me Standardet dhe Udhëzimet Evropiane (ESG).

Në përfundim të vizitës, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy agjencive, e cila synon thellimin e partneritetit përmes aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të ekspertizës dhe mbështetjes reciproke në proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Photos from Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë's post 03/04/2026

Në vijim të procesit të akreditimit, javën e kaluar ASCAL kreu vizitat në tre institucione të arsimit të lartë:

🏛️ Kolegjin Universitar “Qiriazi”
🏛️ Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
🏛️ Universitetin “EPOKA”

Gjatë vizitave u zhvilluan takime me drejtuesit e institucioneve, stafin akademik dhe administrativ, si dhe me studentët e programeve të studimit 🤝

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address

Tirana