04/05/2026
Libri “Mjaltë në teh” është ngjyrosur i gjithi me gjuhë. Jo më kot episodi i parë i librit fillon me një fëmijë që ka gëlltitur gjuhën (si instrument të foluri) dhe prifti, atë ditë, s’ka pse t’u bjerë kambanave të kishës, sepse ka goditur këtë kambanë kuptimore: “Kërreje përjashta mahlulen!”. Dihet se fraza e parë e librit të Proustit “Longtemps, je me suis couché de bonne heure” (Për një kohë të gjatë unë flija herët), sipas shumë komentuesve, është çelësi që do të shpjegojë të gjitha episodet e mëvonshme të tij.
Nëse s’do ta dinim se letra e bardhë është shkretëtira e mallkuar që ka nevojë të nomatiset që të dalin prej saj akrepat dhe merimangat e shkronjave, nëse s’do ta dinim se kjo letër mund të jetë ariu gëzofbardhë që e përdor lapsin si shkop po t’i afrohesh, nëse s’do ta dinim se ajo mund të jetë edhe xhindja që ka nevojë të yshtet për të zbuluar xhevahiret e artë të metaforave, pra nëse s’do t’i dinim këto (dhe plot të tjera), atëherë mund ta fillonim analizën tekstuale pikërisht nga kjo frazë.
Për shkak të ambiguitetit dhe polisemantikës. Vetë shkrimi i librit është një hapje goje, një e drejtë për të folur. Por nëse do të hapnim gojën e librit brenda saj do të gjenim dy gjuhë.
Njëra (gjuha e personazheve) flet me një leksik të mbrujtur në vetminë e skërkave dhe honeve, tjetra, e autorit, është gjuha e të qytetëruarit. Kemi pranë e pranë lulen e egër të shkëmbit dhe lulen e saksisë, ujin e ngrohtë të detit dhe ujëvarën shkumëzuese të malit. Gjë e mrekullueshme e rrallë.
Thamë se mund ta nisnim analizën nga ajo frazë, por kjo i kapërcen mundësitë e një shkrimi të tillë. Veç kësaj, kjo do të shpjegonte atë që dihet: që çdo analizues e komentues ushqen brenda vetes dëshirën e fshehtë për ta rishkruar librin.
Dihet, gjithashtu, se shkrimtari për të shkruar një vepër asgjëson gjatë rrugës dhjetëra të ngjashme. Çdo krijim është një krim. Dhe ne s’do të donim që gjithë atyre fantazmave që e ndjekin autorin pas botimit të librit t’i shtonim edhe një tjetër…
23/04/2026
Në ditën botërore të librit ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja.
Ai u lind më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi, ku kreu shkollën fillore, para se të shpërngulej në Kosovë, mbaroi shkollën normale në Prishtinë në vitin 1959, ndërsa më 1964 i përfundoi studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës.
Gjatë viteve 1967-‘68 specializoi shkencën e letërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit.
Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, sipas Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Qosja është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.
Ju prehtë shpirti në paqe!
23/04/2026
Sot ne 18:30, diskutojmë "Pedro Paramo"
Ai cilësohet si një ndër romanet themelorë të letërsisë hispano-amerikane të shekullit XX. Rulfo shkroi vetëm këtë roman dhe përmbledhjen e shkurtër me tregime "Fusha në flakë", të dy të botuar në vitet 1953-1955. Më pas nuk shkroi më asgjë deri në vdekje, në vitin 1986. Megjithë volumin kaq të vogël të krijimtarisë, Rulfo sot mbahet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim të shekullit XX.
Komente mbi librin
"Pedro Paramo" është një vepër e përveçme. Është punë e një bjerrjeje të vazhdueshme. Një rrëfim pa dredhitë e romanit. Një faqe historie pa data dhe pa heronj. Një kohë që nuk rrjedh. Një metafizikë pa botë. Për këtë arsye, është një shteg kalimi dhe vijë ndarëse në historinë e letërsisë hispano – amerikane të shekullit XX."
Ernesto Franco
"Është një nga romanet më të mirë të letërsisë në gjuhën hispanike dhe në gjithë letërsinë botërore."
Jorge Luis Borges
"Në qoftë se do ta kisha shkruar unë këtë roman, as që do të shkruaja më kurrë në jetën time."
Gabriel Garcia Marquez
"Romani i Rulfos nuk është vetëm një nga kryeveprat e letërsisë botërore të shek. XX, por edhe një nga veprat më me ndikim të këtij shekulli."
Susan Sontag
"Ky libër është si një vorbull, si ujët që vlon, një imazh i mrekullueshëm i vetë Meksikës. Një letërsi që, pa dyshim, do të ndikojë mbi vendet europiane."
Josè Maria Arguedas
Mbi autorin
Juan Rulfo (1918 – 1986) është një nga figurat më të mëdha të letërsisë hispano – amerikane të shek. XX. Vetëm me dy vepra letrare (Pedro Paramo dhe Rrafshina në flakë), ai ushtroi një ndikim të fuqishëm në letërsinë e gjuhës spanjolle në mesin e shekullit. Në vitin 1983 mori çmimin e madh të letërsisë Princi i Asturias. Në emrin e shkrimtarit, në Meksikë jepen dy çmime letrare.
14/04/2026
"Qytete të padukshme" nga Italo Calvino nuk është nje liber me tregime limobatash, as thjesht nje pershkrim fantastiko-shkencor, është një eksperience impresionesh që autori sjell për të cliruar imagjinatën e lexuesit...
Copëza nga takimi jonë të enjten e kaluar...
30/03/2026
Ç'përfaqëson sot qyteti për ne? Mendoj se kam shkruar diçka si një poemë dashurie të fundit për qytetet, në kohën kur bëhet gjithnjë e më e vështirë t'i jetosh si qytete. Ndoshta jemi duke i'u afruar një çasti krize të jetës urbane dhe Qytetet e padukshme jane nje ëndërr që lind nga zemra e qyteteve të pajetueshme. Sot flitet me këmbëngulje të njëjtë si për shkatërrimin e ambientit natyror ashtu dhe për brishtësinë e sistemeve të mëdha teknologjike që mund të krijojë dëmtime zinxhir, duke paralizuar metropole të terë. Kriza e qytetit shumë të madh është faqja tjetër e krizës së natyrës. Imazhi i "megalopolit", qyteti i vazhduar, uniform aë po mbulon botën, sundon edhe librin tim. Por libra që profetizojnë katastrofa dhe apokalipse tashmë janë të shumtë; të shkruash një tjetër do qe pa vlerë, dhe mbi të gjitha nuk bën pjesë në temperamentin tim. Ajo ç'ka ka për zemer Marko Poloja im është zbulimi i arsyeve sekrete qe i kanë çuar njerëzit të jetoinë në qytete, arsye që mund të vlejnë përtej te gjitha krizave. Qytetet janë një tërësi e shumë giërave: kujtesës, dëshirave, shenjave të një gjuhe; qvtetet janë vende shkëmbimi, siç shpjegojnë të gjithë librat e historisë së ekonomisë, por këto shkëmbime nuk janë vetëm shkëmbime mallrash, janë shkembime fialësh, deshirash, kujtimesh. Libri im hapet dhe mbyllet me imazhe qytetesh të lumtura që vazhdimisht marrin formë dhe zhduken, të fshehura në qytetet fatkeqe.
-Italo Calvino
Diskutimi i radhës në klubi.librit.ivanaj të enjten e datës 9
Prill ora 18:30.
2007
26/03/2026
" Thika pa gjak" nga Zija Çela do të jetë libri i radhës që do të diskutohet sot në orën 18:30! Ju mirëpresim.
08/03/2026
Ti je e fortë
Ti je e pamposhtur
Ti je grua!
17/02/2026
Si psikiatër, e ndiej se është shumë e rëndësishme të përmend dy ide, të cilat e karakterizojnë ketë libër.
E para: unë nuk arrij të bëj dallime ndërmjet vetëdijes dhe shpirtit, pra, ndërmjet ngritjes shpirtërore dhe arritjes së vetëdijes. Këto janë dy sende të njëjta.
E dyta: ky është një proces shumë i ndërlikuar dhe zgjat tërë jetën.
Psikoterapia duhet t'i japë ndihmë të konsiderueshme procesit të ngritjes mendore dhe shpirtërore, por kjo nuk është një procedurë aq e thjeshtë dhe e shpejtë.
Unë nuk i përkas asnjë shkolle të psikiatrisë apo të psikoterapisë; nuk jam frojdist, jungist, adlerst, biheiviorist e kështu me radhë. Nuk besoj në ekzistencën e pērgjigjeve te thjeshta apo të lehta. Besoj se format e shkurtra të psikoterapise mund të ndikojnë mjaft dhe nuk duhen nënvleftësuar, por ndihma që ato të japin mbetet sipërfaqësore.
Rruga e ngritjes shpirtërore është shumë, shumë e gjatë.
-Scott Peck-
Ky do të jetë dhe libri i radhës per diskutim të enjten 26 Shkurt, ora 18:30 në bibliotekën e
Ju mirëpresim
17/02/2026
Si psikiatër, e ndiej se është shumë e rëndësishme të përmend dy ide, të cilat e karakterizojnë ketë libër.
E para: unë nuk arrij të bëj dallime ndërmjet vetëdijes dhe shpirtit, pra, ndërmjet ngritjes shpirtërore dhe arritjes së vetëdijes. Këto janë dy sende të njëjta.
E dyta: ky është një proces shumë i ndërlikuar dhe zgjat tërë jetën.
Psikoterapia duhet t'i japë ndihmë të konsiderueshme procesit të ngritjes mendore dhe shpirtërore, por kjo nuk është një procedurë aq e thjeshtë dhe e shpejtë.
Unë nuk i përkas asnjë shkolle të psikiatrisë apo të psikoterapisë; nuk jam frojdist, jungist, adlerst, biheiviorist e kështu me radhë. Nuk besoj në ekzistencën e pērgjigjeve te thjeshta apo të lehta. Besoj se format e shkurtra të psikoterapise mund të ndikojnë mjaft dhe nuk duhen nënvleftësuar, por ndihma që ato të japin mbetet sipërfaqësore.
Rruga e ngritjes shpirtërore është shumë, shumë e gjatë.
-Scott Perk-
Ky do të jetë dhe libri i radhës per diskutim të enjten 26 Shkurt, ora 18:30 në bibliotekën e
Ju mirëpresim
12/02/2026
Sot patëm nderin të kishim të ftuar në klub shkrimtarin e mirënjohur Z. .
Nëpërmjet librit të tij "Jetë burgu" ai na solli kujtime të jetuara nëpër burgjet e internimit në Spaç, Burrel, Kosove e Vogël, Tiranë dhe Ballsh. Personazhet e librit janë persona realë të cilët autori i ka zbërthyer, me një stil narrativ të thjeshtë dhe shumë të kuptueshëm.
Ky libër shërben dhe si një kumtesë për brezat, në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e të shkuarës.