Fryma e Re Demokratike

Fryma e Re Demokratike

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fryma e Re Demokratike, Tirana.

04/08/2025

Të dashur Miq!
Ngushëllimet tuaja me rastin e ndarjes nga jeta të Babës Selim si në ditën e varrimit ashtu dhe në ditët që vijuan më pas, me praninë Tuaj fizike, përmes telefonit si dhe përmes postës elektronike, ishin sa njerëzore aq edhe miqësore, duke më dhënë kurajo, të cilën e vlerësoj pa fund.
Ju jam shumë falenderues dhe mirënjohës të gjithë juve për pjesëmarrjen, ngushëllimet dhe mbështetjen dhe uroj vetëm të mira dhe gëzime për të gjithë Ju familjarish!
Me nderim e mirënjohje!
Sali Shehu.

23/07/2025

Të dashur Miq!
Sonte me hidhërim të thelle po ndaj me Ju lajmin se Babai im Selim Shehu sapo ka ndërruar jetë.
Ai ishte njeri i urtë , i drejtë , punëtor i pa lodhur dhe një baba shembullor.
Le të lutemi sëbashku që shpirti i tij të shpërblehet me xhenet! Pritja behet te lokali Nexhmi Neli tek xhamia e vjeter ne Peshkopi.
Varrimi bëhet ditën e nesërme, datë 24 Korrik ora 13:00, në fshatin Limjan të Dibrës.
Sali Shehu.

02/05/2025

Të dashur Miq!
Ju përshëndesim bashkë me z. Noka nga Kodër-Kamza. Vendosmëria është e plotë për fitoren që po vjen. 11 Maji dita e ndryshimit te madh.Për një Shqipëri Madhështore.
Bashkohuni me Ne!
🇦🇱
🇦🇱

31/07/2023

Të dashur Miq!
Ju uruoj një javë të mbarë , dhe ju përshëndes së bashku me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të FRD z Sami Gjergji.
Për FRD-në dhe drejtuesit e saj komunikimi me ju është e një rëndësie vendimtare.
Ju përshëndes me respekt.
Sali Shehu.

Photos from Fryma e Re Demokratike's post 02/05/2023

Të dashur Miq!
Sot te zyrat e FRD prita në një takim Shefen e Misionit te ODIHR zj Audrey Glover bashkë me analistin politik Ivan Godarsky.
Ishte nji bisedë e gjatë e ngrohtë dhe informuese lidhur me zgjedhjet e datës 14 Maj.
Ju përshëndes të gjithëve dhe mos harroni , sa më shumë vota për FRD te nr 11.
Sali Shehu.

10/04/2023

Mirdita të dashur Miq!
Një kafe me themeluesin , drejtuesin dhe pronarin e kompanisë "NERANZI" z Nikollaq Neranzi ishte jo vetëm kënaqësi e takimeve te ditës së sotme, por edhe një bisedë e drejtë për drejtë pune për zgjedhjet e 14 Majit në mbështetje të plotë për Frymën e re Demokratike!
Ju urojmë ditë të mbarë.
Sali Shehu.

09/04/2023

Me urimin Gëzuar Pashkët, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë katolikë në ditën kur besimi te Zoti, te ngadhënjimi i jetës në të gjithë madhështinë e saj, merr një dimension sa njerëzor aq edhe hyjnor.
Krishti u flijua duke marrë mbi vete mëkatet e njerëzimit dhe u ringjall duke ndezur dritën e shpresës që nuk shuhet më kurrë.
Kjo ditë është një thirrje për të treguar me tepër dashuri, mirëkuptim, përkushtim ndaj njeri tjetrit. Pashkët shënojnë ngjarjen me të rëndësishme të Krishterimit, ringjalljen e Krishtit, e cila përcjell në vetevete simbolikën e ngadhënjimit mbi të keqen,
të ripërtëritjes se shpresës, të fitores mbi mëkatin.
Gëzuar Pashkët. Gëzuar Festën e Ringjalljes.
Sali Shehu

Photos from Fryma e Re Demokratike's post 07/04/2023

Të dashur Miq!
Prezantimi i kandidatit për Kryetar Bashkie të Vorës z Indrit Hoxha dhe një takim me kryesuesin e listës së këshilltarëve te FRD z Eljon Zguri ishte mbyllja e takimeve të ngjeshura të ditës për sot.
Ju përshendes dhe ju ftoj të gjithëve te mbeshtesni dhe votoni Frymen e Re Demokratike. Respekt për Ju!
Sali Shehu.

04/04/2023

Të dashur Miq!
Takimet e shumta të ditës sot, kënaqësi ti mbyll me një kafe miqsore me Prof Rexhep Ukën.
Shprehja bukur se: "Lugina e Vjosës i ngjan nuses së moçme, të cilës për ti kuptuar bukurinë duhet ti zbulosh hiret" e thënë nga Rexhep Uka, është po aq kuptimplotë edhe për politikën 30 vjeçare të vendit tonë.
Ju përshëndes të gjithëve.
Sali Shehu.

01/04/2023

Të dashur Miq!
Marrja e ftesës së anëtarësimit në NATO (në Samitin e Bukureshtit 2 prill 2008) dhe anëtarësimi me të drejta të plota në Samitin e Strasburg&Kehl, 2 prill 2009, finalizoi gjithë përpjekjet dhe aspiratat mbarëshqiptare për ta bërë shqipërinë vend anëtar me të drejta të plota të aleancës më të madhe politiko -ushtarake të botës , anëtare të NATOS.
Ju përshëndes të gjitheve!
Sali Shehu.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address

Tirana
1001