Qendra Komunitare Shkoze

Qendra Komunitare Shkoze

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Komunitare Shkoze, Tirana.

Photos from Qendra Komunitare Shkoze's post 28/10/2023

1. Punojmë me emocionet duke i emërtuar ato në imazhet përkatëse dhe identifikojme gjendjen emocionale në figura.
2. Punojmë me emërtimin e veprimtarive të paraqitura në foto. Fëmija krijon lidhjen e fjalës me veprimin që po ndodh.
3. Mesojmë të marrim komanda
4. Rrisim aftësitë imituese
5. Zhvillojmë aftësitë bashkëvepruese
6. Rrisim kordinimin.
7. Logopedi

Photos from Qendra Komunitare Shkoze's post 24/10/2023

Takim periodik pranë cerdhes nr 62 ne Shkozë mbi frekuentimin e fëmijëve te minoriteteve Rome dhe Egjiptiane.

Photos from Qendra Komunitare Shkoze's post 24/10/2023

Në kuadër të menaxhimit të rastit grupi multidisiplinar i QKSH realizon vizitat në familje për identifikimin e nevojave dhe ofrimin e shërbimeve përkatëse.

Photos from Qendra Komunitare Shkoze's post 20/10/2023

Terapitë gjatë javës:
Zhvillojmë aftësitë akademike.
Rrisim përqëndrimin dhe kohën në detyrë.
Përmirësojmë aftësitë njohëse dhe logjike.
Identifikojmë emocionet.
Zhvillojmë motorikën fine dhe globale.
Logopedi

20/10/2023

Takim me stafin pedagogjik të shkollës A.Kostallari për mbarëvajtjen dhe ecurinë në mësime të fëmijëve gjatë kësaj periudhe.🧍‍♂️👬🧍‍♂️🧍‍♂️

20/10/2023

Seanca e sotme e programit të prindërimit “Prindër të fortë, fëmijë të fortë” u fokusua te nevojat psikologjike bazë të fëmijës të cilat i përshkruam me konceptet dashuri, besim e njohje. Gjatë senacës së trajnimit theksuam që prindërit kanë përgjegjësinë për t’i përmbushur këto nevoja themelore në mënyrë që tu mundësojnë fëmijëve të tyre që me kalimin e moshës e nivelin e zhvillimit, të jenë në gjendje të jenë më të pavarur.
Ky program mbështetet nga projekti i DE – Institucionalizimit “Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqënies sociale të fëmijëve në Shqipëri”, financuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – BMZ dhe implementuar nga SOS Fshtarat e Fëmijëve Shqipëri.
SOS Fshatrat e Fëmijëve - SOS Children's Villages Albania

Photos from Qendra Komunitare Shkoze's post 13/09/2023

Ushtrime relaksuese pas studimit dhe lojra argëtuese sipas dëshirës.👬👬 😍 👨‍👩‍👧‍👦👨‍👩‍👦‍👦👬

Photos from Qendra Komunitare Shkoze's post 11/09/2023

Startuam sot me studim pas shkolle.QKSH pranë fëmijëve për t'i ndihmuar në studim. Bashkohuni me ne!📘📗📖📚📕👭👭👭👭 👨‍👩‍👧‍👦👨‍👩‍👦‍👦👬 😍

Photos from Qendra Komunitare Shkoze's post 11/09/2023

Misioni i Qendrës Komunitare Shkozë synon përmirësimin e cilësisë së jetesës së komuniteteve në nevojë përmes shërbimeve falas:
-Shërbim psiko-social
-Shërbim psikologjik
-Shërbim edukativ
-Fizioterapi
-Logopedi
-Animacione sociale dhe art
Jeni të mirëpritur në ambjentet tona.

Photos from Qendra Komunitare Shkoze's post 11/09/2023

Suksese në Vitin e Ri shkollor 2023-2024!👧
Rruga e dijes është e vështirë por e mbushur plot aventura dhe sfida!
Ne urojmë çdo fëmijë për një vit shkollor të suksesshem dhe të mrekullueshem! 📚✏️
Jemi aty per ju,që ju të jeni e ardhmja e ndritur e shoqërisë!
Suksese!

Photos from Qendra Komunitare Shkoze's post 06/09/2023

Edukimi📚është arma më e fortë të cilën ti mund ta përdorësh për të ndryshuar botën"-
Qendra Komunitare Shkozë sot iu dedikua shpërndarjes së çantave 🎒👬për këtë vit të ri akademik.
Faleminderit Keti Luarasi për pjesëmarrjen si dhe Save the Children in Albania për mbeshtjeten me çanta dhe mjete didaktike.📕🎒📚📖✏️📝

05/09/2023

5 shtator- Shenjtërimi i Nënë Terezës🙏
Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address

Tirana