Grigels Muçollari

Grigels Muçollari

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Grigels Muçollari, Tirana.

20/06/2026

Çohu Shqipëri, ngrije zërin lart!

20/06/2026

Dita e 21-të e protestës. Më shumë se kurrë, qytetarët iu përgjigjën me një zë atij që sot tha: “Ma sillni pak me shkrim këtë projektin e Shqipërisë së Re, që ta shikoj pak”, duke lënë të kuptohet se mund edhe ta firmosë.

Atij që me tallje dhe ironi iu drejtua qytetarëve. Atij që, me vanitetin e një sundimtari që ka humbur lidhjen me realitetin, vazhdon të sillet sikur gjithçka është ende në dorën e tij, pak përpara se të mbetet edhe pa karrigen që mban.

Nuk e di se çfarë emri do të ketë projekti që po lind në shesh, nga qytetarët dhe rinia që proteston. Por një gjë është e sigurt: çfarëdo që të vijë më pas, do të jetë pa Edi Ramën.

Ai nuk do të jetë në pozicionin për ta parë, për ta lexuar apo për ta firmosur atë projekt. Thjesht nuk do të jetë. Ajo që vjen pas kësaj revolte, e cila sonte mori përmasa të paimagjinueshme, e çon Edi Ramën në një status krejt tjetër, shumë më të ulët se ai që pretendon sot.

Madje, mund të vijë dita kur ai të mos jetë në gjendje të negociojë as lirinë e vet. Dosjet e SPAK-ut janë aty. E vetmja gjë që i shtyn përpara është pushteti që ende mban me forcë.

Sot mund të thuhet se Edi Rama humbi një mundësi të fundit: të dëgjonte thirrjen, mesazhin dhe zërin e njerëzve. Në vend të kësaj, zgjodhi konfliktin.

Dhe kjo zgjedhje nuk do ta shpëtojë. Thjesht do ta bëjë fundin më të dhimbshëm. Sepse pushtetin, në sytë e qytetarëve, e ka humbur tashmë.

19/06/2026

Gonxhja ngatërron mbështetjen popullore me manipulimin e votave.

25 mijë votat e tij nuk janë dëshmi e mbështetjes, por simbol i një procesi që është denoncuar nga Opozita, nga raporti i OSBE-ODIHR, nga Parlamenti Europian, nga raportet e IBAR-it të BE-së dhe nga 8 rezoluta të PPE-së.

Krimi elektoral është arsyeja pse vendi ndodhet sot në krizë politike dhe pse qytetarët kanë zgjedhur të protestojnë.

Nëse Gonxhja beson se ka mbështetje reale, le të heqë dorë për një ditë nga pushteti, administrata dhe privilegjet që e rrethojnë, e të dalë mes njerëzve. Atëherë do të kuptohet qartë sa është mbështetja dhe sa është pushteti.

Photos from Grigels Muçollari's post 19/06/2026

Dy fjalë për mburravecin deputet

Një mburravec deputet që ka refuzuar të dëgjojë prej 20 ditësh thirrjen dhe mesazhin e protestuesve e pa mbrëmë nga afër se kush janë pozitat dhe kreditet e tij në publik, teksa provokoi duke u futur mes turmës. U desh pastaj ndërhyrja e policisë para se mburraveci deputet i Edi Ramës të merrte dhe një leksion fizik.

Është për t’u dënuar akti i deputetit, i cili, me duar në xhepa, me imunitet në supe dhe me arrogancën tipike rilindase, parakaloi mes atyre që janë ngritur kundër korrupsionit dhe shpërfilljes, kundër fyerjes e poshtërimit që kjo mazhorancë bën prej 13 vitesh.

Të njëjtën shpërfillje e poshtërim tentoi dje ta bënte deputeti mburravec, jo më përmes ekranit të përnatshëm, por në mes të qytetarëve të revoltuar.

Incidenti me Bidon tregon nivelin e zemërimit të qytetarëve me qeverinë e tyre. Të njëjtin “dajak” do ta merrte çdo deputet socialist, çdo ministër. Zoti e dhëntë që këtë provokim të mos e bëjë ndonjë ditë Edi Rama, se kushedi ç’do na shihnin sytë.

Urrejtjes 13-vjeçare i është shtuar edhe injorimi 20-ditor që i është bërë lëvizjes më të madhe në dekada. Të rinjtë janë fyer, janë anatemuar, janë damkosur, janë sulmuar si armiq të Shqipërisë.

Mburraveci deputet mori atë çfarë Edi Rama, me shërbëtorët si ai, ka mbjellë në 13 vite.

Nuk është trimëri ajo e Bidos, përkundrazi. Kurajo është të bësh atë që bëri zonja Koçeku, që foli me akte të forta dhe po përballet edhe me kërcënime bandash.

Photos from Grigels Muçollari's post 17/06/2026

Luksi i Bazelit, përgjigja e Ramës për protestën

Vajtja në një event luksi, në një prej hoteleve më të shtrenjta të Europës, në kulmin e krizës politike në vend, ku një nga arsyet kryesore të revoltës është varfëria dhe korrupsioni, është përgjigjja më kuptimplotë që Edi Rama ka dhënë deri tani ndaj protestuesve.

Ai ka reaguar e ka dhënë shpjegime, ka sulmuar, sharë e fyer, ka qenë çdo ditë i angazhuar në front me armiqtë.

Por më emblematikja, më domethënësja, ishte kjo vizitë private në Bazel, mes luksit dhe vanitetit.

Edi Rama, me këtë, u tha qindra mijëra protestuesve se nuk ia ndjen fare. Për korrupsionin, përgjigjja e tij është ndjekja e interesave private në evente ku shpesh bën plaçkë Shqipërinë. Për varfërinë, u përgjigj me hotelin më të shtrenjtë të Bazelit.

Kjo është sjellje tipike e diktatorëve të ish-republikave ruse ose e sulltanëve të Oqeanit Indian.

Shqiptarët s'duhet të kenë asnjë iluzion se çdo ditë në detyrë e Edi Ramës është një ditë më shumë korrupsion e luks për atë dhe varfëri për njerëzit.

Ndaj, sonte më shumë, nesër më shumë. Vendosmëri e forcë për largimin e autokratit vanitoz të zhytur në luks.

16/06/2026

Qeveria mezi pret ta shënojë çdo turist e vizitor dhe të mburret me statistika. Edi Rama sulmoi edhe protestuesit, që janë gjëja më atraktive sot në Tiranë, sikur po e dëmtojnë turizmin.

Por kjo video tregon qindra vizitorë e qindra shqiptarë në Rinas, të ngjeshur si sardelet, sepse nuk funksionon sistemi i kalimit me pasaportë.

A e dëmton kjo turizmin?

Po për këtë, kush e ka fajin?

14/06/2026

Pesëmbëdhjetë ditë protestë. Mijëra qytetarë marshojnë nën një kërkesë:

DORËHEQJE!

13/06/2026

Dita e 14-të e protestës.

Çdo ditë më shumë zëra, çdo ditë më fort:

Rama, jep dorëheqjen!

13/06/2026

Aruba u vërtetua. Dhe hija e Edi Ramës është aty.

Gazetari italian Nello Trocchia, autor i një libri për mafian shqiptare, i kushton një kapitull Arubës: takimit të krerëve të narko-trafikut me eksponentë të lartë të qeverisë së Edi Ramës. Trocchia e ka marrë këtë informacion nga dosja e Antimafias italiane dhe, për shkak të punës së tij, është marrë në mbrojtje nga autoritetet italiane.

Tetë muaj më parë, në një intervistë për Syri TV, ai deklaroi se i ishte drejtuar Edi Ramës me pyetjet: a e kishte takuar ndonjëherë Artur Shehun? A kishte qenë ai vetë, ministra apo zyrtarë të lartë të qeverisë së tij në Aruba, në takim me eksponentë të lartë të krimit dhe trafikut të drogës? Përgjigje nuk pati.

U fol shumë për ishullin ekzotik në Antilet Hollandeze dhe për samitin qeveri-krim, ku dyshohej se ishte projektuar futja e parave të narko-trafikut në ekonomi, kryesisht në ndërtim. Qeveria nuk e pranoi kurrë. Propagandistët e saj u tallën.

Por dje, zyrtarisht nga SPAK, Aruba u pranua. Dosja hetimore tregon se takimi ka ndodhur.

Një konfirmim me dokumente dhe fashikuj i akuzave që prej kohësh i janë bërë Kryeministrit për skemën e futjes së parave të drogës në ekonomi, kryesisht në ndërtim.

Një mekanizëm i tillë kriminal nuk mund të vihej në jetë pa bekimin e arkitektit të tij politik, që në këtë rast është Edi Rama.

E vërteta jo vetëm doli në shesh, por në shesh ka çdo ditë thirrje kundër narko-shtetit dhe kërkohet largimi i bosit të madh.

Pikërisht një lojtar kyç i Arubës, Artur Shehu, rezulton i përfshirë edhe në investimin e Zvërnecit. Edhe kjo rastësi?

Ironi e fatit. Ishte Aruba, ishulli i ujërave kristal dhe flamingove, që për vite u paraqit si një teori konspirative. Sot, janë pikërisht ato ujëra të kthjellëta që duket se po nxjerrin në sipërfaqe atë që përpiqeshin të mbanin në fund: lidhjet e errëta mes krimit, parasë dhe pushtetit. Dhe hija e tyre duket se shtrihet deri në Zvërnec.

Po tani, a ka diçka për të thënë Edi Rama?

Ai është drejtpërdrejt përgjegjës politikisht dhe nën akuzë publike.

Në fillim e mbolli. Tani po korr Arubën.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address

Tirana