A***n Galdini
Me Arian Galdinin
Për një Shqipëri Mendonjëse
Me A***n Galdinin🇦🇱🫶
17/06/2026
Revoucioni:
Magjia e atij Sheshi është se ata janë aty për herë të parë të gjithë bashkë:
Rama në Kryeministri.
Berisha nëpërmjet PD, AntiBerishët, Berishistët, Bashistët, Alibeajistët, Partitë e Vjetra, Partitë e Reja, Partitë e Sistemit, Partitë e AntiSistemit, Analistët, Gazetarët, Kameramanët, Intelektualët, Soroistët, AntiSoroistët, Ambjentalistët, Trumpistët, AntiTrumpistët, Marksistët, Komunistët, AntiKomunistët, Radikalët, të moderuarit, Blogerët, Blegtorët, Fermerët e Fushës, Fermerët VIP, Fermerët e Bitcoin, të gjithë bashkë…
E kjo ndodh për herë të parë në histori…
Ose ky është Keqkuptimi më i Madh Historik, ose është Mashtrimi i Tretë më i madh në historinë e këtyre 36 viteve që u vëhet shqiptarëve, pas Dhjetorit ‘90 dhe Dhjetorit 2008…
Ndërkohë që SPAKu po çmonton çdo tullë rrene e zhvillimi kriminal që ka vendosur në Shqipërinë e pas 1990, çdo qeverisje e sidomos kjo Qeverisja e Mafias Estetike e Edi Ramës, duke sekuestruar pasuri e ndërtime e prona Grupesh Kriminale pas të cilave janë patjetër Klubi i Plaçkaxhinjve PS - PD - PL, Rama - Berisha - Meta - Veliaj - Oligarkë, Pronarë Mediash, etj etj, në sheshin e shplarjes morale të Revolucionit po bashkohen të gjithë duke shpallur “liri”, “dinjitetëzim”, “zgjim”, e bukuri kombëtare…
Revolucioni i shplarjes morale të të gjithë xhambazëve…
Dalin xhambazë, gjobëvënës, drejtorë e ish drejtorë, deputetë e ish deputetë, taksidarë e ish taksidarë, gjithë ish hajdutët e hajdutët e 36 viteve, i fusin ca foto, video, reels, shortsa në Revolucion, e u duket se kanë marë vërtetimin e rivirgjërimit e pastrimit..
Jo or jo.
Revolucioni i vërtetë vjen nga Dinjiteti i Përditshëm në vetmi i qytetarit.
Kur qytetari ka dinjitet i vetëm përballë çdo ligësie.
Ai është Zgjimi i Vërtetë Kombëtar.
Sepse nëse dinjiteti vjen nga turma, edhe ikën kur zbrazen sheshet…
Ndaj jam qartë e më fort i vendosur çdo ditë se besimi im qëndron vetëm tek LRE dhe tek Rinisja🇦🇱🫶
Kam 36 vjet që e them se ata janë bashkë.
Hera e parë që ky Revolucion i bëri të gjithë bashkë në të njëjtin Shesh.
Ah sa mirë.
Ata të gjithë bashkë aty.
Unë krejt i veçuar e vetmuar këtu ku kam qenë gjithmonë.
Unë jam LRE🇦🇱🫶
Unë jam Rinisja🇦🇱🫶
Kur refuzon të bëhesh maskë e i shtirur, në epokën e Harmonisë së Hipokrizisë…
16/06/2026
Prej dt 29 maj, çdo ditë kam shkruar e kam folur në rrjetet e mia sociale nëpërmjet komunikimeve live dhe i kam thënë e stërthënë të gjitha.
Por ende më shkruajnë e më pyesin:
Pse nuk shkon në Protesta?
A je me Protestat?
A je me Popullin?
Pse nuk e mbështet Popullin?
A je me Rininë?
Pse nuk e mbështet Rininë?
E sido që tu përgjigjem unë, kur nuk marrin përgjigje pohuese më kthehen:
I sh*tur, i fëlliqët, je kundër popullit, je kundër rinisë, etj etj etj…
Lista e sharjeve shkon më e gjatë se Listat e Dasmave të të gjithë Protestuesve në të gjitha ditët.
Lexoj kur më shkruajnë:
Këto janë Protestat më të bukura në botë.
Aty janë njerëzit e lirë e me dinjitet, aty është gjithë populli i vuajtur që do liri, e do ndryshim kundër të ligjve e horrave.
Dakort u them.
Dmth, unë që nuk jam aty, nuk qenkam as i lirë, as i dinjitetshëm, e as i denjë…
Po mirë, pse kur unë luftoja kundër Rama - Berisha - Meta - Oligarki - Soros - etj etj etj, para dt 29 maj, isha krejt vetëm?
Pse asokohe të gjithë ata që më shajnë sot, më shanin me po të njëjtën gjuhë, me po të njëjtat fjalë, por më shanin sipas Fanellës së tyre…
EdRamistët apo siç i quaj unë Edzbollahët më shanin: Këlysh i Saliut, Serb i Saliut, Zagar i Saliut, do pushtet ti fëlliqësirë, do një copë karrige ti ndyrësirë, shërbëtor i Saliut dhe i PD, etj, etj, etj…
SaliBerishistët apo siç i quaj unë Salibanët më shanin: O njeri kot, o mashtrues, o Soroist, i sh*tur tek Edi Rama, i sh*tur tek Veliaj, patronazhist, delirant, etj, etj, etj..
Edhe Metistët njëlloj…
Më tej u shtuan këta të Partive të Reja me sharje: o shërbëtor i Regjimit Rama - Berisha - Meta, o ziliqar, o xheloz, o dështak, etj, etj, etj…
Çuditërisht, pas dt 29 maj, kur nisi Revolucioni, nuk ka ndryshuar lista e sharjeve, por tani po mi thonë si “Flamingo” apo si “Revolucionarë”, të gjithë bashkë…
Se e vërteta është se aty në atë shesh ata janë të gjithë bashkë…
Po e përdorin Revolucionin për “shplarje e rivirgjërim” të gjithë përfituesit e tenderimeve, prokurimeve, gjobëvënieve, insoektoriateve, drejtorive, drejtorlliqeve, të gjithë deputetë, ish deputetë, politikanë, ish politikanë, xhambazë e zuzarë, të gjithë për shplarje në “detin e idealizmit”…
Mjafton që ish drejtorë hajduta e gjobëvënës e fundërrina të këtyre 36 viteve, të dalin në Protestë, të bëjnë video, foto, të mbajnë në duar parulla e flamuj kuqezi, e atyre u falet çdo zullum e mëkat…
Mua më mbeten njëlloj, vetmia, izolimi, mohimi, sharjet e mallkimet…
Mirëpra, kështu qoftë…
E meqë kjo qenka bota e kjo quhet “real politika”, ma bëni hallall, por unë preferoj të qëndroj në vetminë time dhe të mos vjedh, të mos sh*tem, të mos turmëzohem, të qëndroj me nder e vlerë e sakrifica, se mua gjithësesi çfarëdo që të them e bëj, ata që në kohë paqe zgjedhin “favoret e korridoret e pushteteve”, e në kohë lëvizjesh zgjedhin të shplahen në “detin e revolucionit”, ata gjithmonë mua do të më urrejnë e shajnë e mallkojnë…
Sidoqoftë kam mësuar se, guximi për me qëndru në vetmi, është edhe themeli i çdo kështjelle…
Kur Rozafa u bë kurban për Kalanë, ajo nuk dha vetëm veten, ajo vendosi të bëhej e vetmja që mbajti Kalanë.
Bekime e përqafime të gjithëve🇦🇱🫶
16/06/2026
Sa më i ndërlikuar të jetë zinxhiri i pronësisë, aq më e madhe duhet të jetë drita.
Nën këtë pushtet ka ndodhur e kundërta:
sa më i ndërlikuar bëhet zinxhiri, aq më shumë na kërkohet besim.
Kjo nuk është qeverisje.
Është dorëzim i Republikës.
16/06/2026
Kapitali i huaj nuk është armik.
Errësira është armik.
Një vend i hapur nuk ka pse të ketë frikë nga investimi.
Por një Republikë e denjë nuk mund ta trajtojë tokën, bregun dhe qytetarin si dekor të një marrëveshjeje që publiku nuk e lexon dot.
15/06/2026
Nuk është detyrë e qytetarit të besojë zinxhirin.
Është detyrë e shtetit ta bëjë zinxhirin të lexueshëm.
Kur qytetari nuk sheh dot kush fiton, kush vendos dhe kush përgjigjet, atëherë zhvillimi nuk është më vizion.
Është mjegull.
15/06/2026
Zhvillimi nuk fillon nga maketi.
Fillon nga dokumenti.
Pa pronësi të qartë, çdo premtim publik mbetet i pambrojtur.
Pa histori t**e të pastër, çdo resort mbetet nën dyshim.
Pa llogari, çdo gardh bëhet akuzë.
