Olta Manjani

Olta Manjani

Share

Deputy Minister of Economy, Culture and Innovation

Photos from Olta Manjani's post 29/05/2026

📍 Europe House
Në takimin me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, në kuadër të misionit të monitorimit të projekteve strategjike që Shqipëria po zbaton me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes WBIF, IPA dhe Facilitetit për Reforma dhe Rritje.

Ky mision pune është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar progresin e projekteve prioritare, për të identifikuar sfidat në zbatim dhe për të koordinuar masat që do të përshpejtojnë realizimin e tyre.

Përmes instrumentit të para-anëtarësimit IPA III, BE vijon të mbështesë reforma dhe investime me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nisur tashmë zbatimin e Programit Operacional të Garancisë Rinore, bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit, për të rritur mundësitë e punësimit, formimit dhe aktivizimit të të rinjve në tregun e punës.

Mbështetja e Bashkimit Evropian mbetet thelbësore për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë dhe avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.

27/05/2026

🇦🇱 🇪🇺 Debati në lidhje me integrimin evropian shpesh është fokusuar tek procesi, dhe me pak tek përfitimet që do të sjellë vetë anëtarësimi në BE për qytetarët, bizneset dhe ekonominë në tërësi.
Një pjesë nga intervista në KlanNews, ku me gazetarin Besard Jacaj bashkëbiseduam për të gjitha këto, por edhe për miratimin e raportit IBAR, pjesë e procesit dhe një gur kilometrik në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm.
Intervista e plotë në linkun në vijim:
https://youtu.be/ZhDhH4ifrGo

Photos from Olta Manjani's post 26/05/2026

🇦🇱 🇪🇺 Mirëprita në ambientet e COD në Kryeministri studentët e University of Rome Tor Vergata dhe EPOKA University, në këtë ditë historike për Shqipërinë, për të folur mbi rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, transformimin ekonomik dhe sfidat e së ardhmes.

Në bashkëbisedimin me studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në Summer School “The Tokenised Economy and Law”, ndava një panoramë mbi historikun e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, reformat kyçe të ndërmarra ndër vite dhe progresin ekonomik që po e afron vendin tonë me standardet e vendeve anëtare të BE-së.

Gjithashtu, u ndala tek rëndësia e inovacionit, transformimit digjital dhe zhvillimit të ekonomisë së dijes si elementë thelbësorë për rritjen e konkurrueshmërisë dhe përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Photos from Olta Manjani's post 25/05/2026

🇦🇱 🇪🇺 Drejtova sot takimin e tretë të Komitetit Sektorial Monitorues IPA, Programi Operacional “Punësimi i të rinjve” që mbulon periudhën raportuese janar–maj 2026, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, zj. Ritva Heikkinen.
Gjatë takimit u evidentua progres i rëndësishëm në zbatimin e programit, përfshirë forcimin e koordinimit ndërinstitucional, përparimin në përgatitjen dhe dorëzimin e Fletëve të Identifikimit Operacional pranë Delegacionit të BE-së, avancimet në planifikimin e investimeve në shërbimet e punësimit dhe AFP, si dhe rritjen e angazhimit të partnerëve institucionalë në grupet teknike të punës.
Vijojmë të angazhuar për zbatimin efektiv të programit dhe fuqizimin e politikave të punësimit dhe formimit për të rinjtë!

Photos from Olta Manjani's post 21/05/2026

Transformimi digjital dhe Inteligjenca Artificiale nuk janë më koncepte të së ardhmes, ato po ndryshojnë sot mënyrën se si funksionojnë ekonomitë, bizneset dhe shërbimet publike.

Në aktivitetin kushtuar rolit të AI në zhvillimin ekonomik dhe modernizimin e shërbimeve në Shqipëri, organizuar nga Müsiad Albania, ndamë vizionin për një ekonomi më inovative, më konkurruese dhe të bazuar mbi aftësitë digjitale.

Të rinjtë shqiptarë nuk duhet të jenë vetëm përdorues të teknologjisë. Përmes zhvillimit të aftësive digjitale, mbështetjes për startup-et dhe krijimit të një ekosistemi inovacioni, synimi ynë është ta pozicionojmë Shqipërinë si një hub rajonal për teknologjinë, inovacionin dhe shërbimet e bazuara në AI.

Photos from Olta Manjani's post 17/05/2026

📌 Karlspreis-Aachen, Gjermani
Këtë javë pata nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e delegacionit të Kryeministrit në ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimit Charlemagne Prize, ku këtë vit u vlerësua profesor Mario Draghi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në projektin evropian, në praninë e personaliteteve botërore.

Për mua, kjo pjesëmarrje kishte edhe një domethënie personale. Si pjesë e bankingut qendror për një kohë të gjatë, ishte veçanërisht frymëzuese të dëgjoja vizionin e një figure që ka lënë gjurmë të thella në historinë ekonomike dhe monetare të Evropës. Në krye të Bankës Qendrore Evropiane gjatë krizës së borxhit sovran dhe një prej periudhave më të vështira për ekonominë europiane, Mario Draghi luajti një rol vendimtar në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe besimit tek eurozona. Qasja e tij e vendosur dhe mesazhi i famshëm “whatever it takes” u kthyen në simbol të përgjegjësisë institucionale dhe të lidershipit në kohë krize.

Përtej rolit të tij si bankier qendror, kontributi i Draghit vazhdon të ndikojë fort në debatin për të ardhmen ekonomike të Evropës. Raporti i tij i fundit mbi konkurrueshmërinë europiane, i njohur gjerësisht si “Draghi Report”, ka rikthyer në qendër të diskutimit nevojën për një Evropë më inovative, më produktive dhe më strategjike përballë sfidave globale. Një vizion që rezonon fort edhe me aspiratën e Shqipërisë për integrim europian dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

🇦🇱🇪🇺

Photos from Olta Manjani's post 09/05/2026

🇪🇺 Dita e Evropës na kujton se Bashkimi Evropian nuk lindi vetëm si një projekt politik apo ekonomik, por si një vizion për paqe, liri dhe bashkim mes popujve.

Rënia e Murit të Berlinit ishte një nga momentet më simbolike të historisë moderne evropiane, dita kur një mur që ndante njerëzit, familjet dhe ëndrrat u shemb për t’i hapur rrugë një Evrope më të bashkuar dhe më të lirë, ndërsa Porta e Bradenburgut një prej simboleve të këtij bashkimi.

Në një kohë kur bota përballet me sfida të reja, mesazhi i Evropës së bashkuar mbetet po aq aktual: muret mund të ndajnë përkohësisht, por vlerat dhe shpresa e njerëzve gjithmonë triumfojnë.

Gëzuar Ditën e Evropës! 🇦🇱🇪🇺

Photos from Olta Manjani's post 09/05/2026

📌 Në kuadër të Javës së Rinisë dhe Inovacionit, në takimin me të rinjtë e Elbasanit, fitues të thirrjeve të mëparshme dhe aplikantë të thirrjes së fundit për financimin e startup-ve, të cilët prezantuan idetë e tyre inovative dhe projektet me potencial për zhvillimin e ekonomisë digjitale.

Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po njeh një rritje të shpejtë. Numri i aplikimeve për thirrjen e vitit 2026 thuajse u trefishua nga 2024, ndërkohë që nëpërmjet programit në dy vite janë financuar 172 startup-e. Sot, mbi 450 startup-e janë aktive në vend, duke reflektuar rritjen e sipërmarrjes inovative dhe potencialin e të rinjve shqiptarë në sektorë si IT, inteligjenca artificiale, turizmi, edukimi dhe e-commerce.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, krahas skemave të financimit të startup-eve, investon në aftësitë, idetë dhe potencialin e të rinjve edhe përmes programeve si Garancia Rinore dhe Programi i Vetëpunësimit, për t’i integruar ata në tregun e punës dhe për të mbështetur ekonominë e inovacionit në Shqipëri.

Photos from Olta Manjani's post 05/05/2026

📌 Në takimin e radhës të Grupit Ndërinstitucional të Punës për hartimin e projektligjit “Për të Huajt”, pjesë integrale e Kapitullit 2, Lëvizja e Lirë e Njerëzve.

Vijuam punën për përmirësimin dhe përafrimin e kuadrit ligjor me standardet evropiane, me mbështetjen e vazhdueshme të GIZ që asiston Shqipërinë me ekspertizë teknike në kuadër të grupkapitullit 2 të integrimit në Bashkimin Evropian.

Diskutuam në mënyrë të detajuar ndryshimet e propozuara, me synim finalizimin e paketës së plotë ligjore dhe fillimin e procesit të konsultimit publik.

Photos from Olta Manjani's post 05/05/2026

📌 Në takimin me Grupin Ndërinstitucional të Punës për hartimin e projektligjit “Për të Huajt”, pjesë integrale e Kapitullit 2, Lëvizja e Lirë e Njerëzve.

Vijuam punën për përmirësimin dhe përafrimin e kuadrit ligjor me standardet evropiane, me mbështetjen e vazhdueshme të GIZ që asiston Shqipërinë me ekspertizë teknike në kuadër të grupkapitullit 2 të integrimit në Bashkimin Evropian.

Diskutuam në mënyrë të detajuar ndryshimet e propozuara, me synim finalizimin e paketës së plotë ligjore dhe fillimin e procesit të konsultimit publik.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address

Tirana