17/06/2026
Në Konferencën Vjetore të Rishikimit të Sigurisë të OSBE, Shqipëria 🇦🇱, përmes Ambasadores Gjermeni, qëndroi fuqishëm në krah të Ukrainës 🇺🇦 përballë luftës së vazhdueshme të agresionit nga Rusia, e cila mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe shkelëse flagrante e së drejtës ndërkombëtare.
Shqipëria ritheksoi mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për përpjekjet që synojnë sigurimin e drejtësisë dhe mbajtjen përgjegjës të autorëve për krimet e kryera në Ukrainë.
Shqipëria gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim më të fortë në adresimin e kërcënimeve ndërkufitare, përfshirë terrorizmin, krimin e organizuar, ekstremizmin e dhunshëm, krimin kibernetik dhe implikimet e ndryshimeve klimatike për sigurinë. Duke rikujtuar Deklaratën e Këshillit Ministror të Tiranës të vitit 2020 mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, theksoi se kërkohet angazhim i vazhdueshëm dhe veprim kolektiv për të qenë efektivë.
Shqipëria nënvizoi rëndësinë e avancimit të agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”, mbështetjen për qasjen gjithëpërfshirëse të OSBE ndaj sigurisë, si dhe promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ecim drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane 🇪🇺.
11/06/2026
Sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Ambasadorja Gjermeni:
✅ Rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Këshillin e Evropës dhe për Paktin Demokratik për Evropën të Sekretarit të Përgjithshëm Alain Berset, si një përgjigje në kohë ndaj sfidave me të cilat përballet demokracia në mbarë kontinentin tonë.
✅ Theksoi kontributin plotësues të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës në adresimin e sfidave të përbashkëta në të gjithë kontinentin tonë.
✅ Ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke nënvizuar se shtrirja e standardeve dhe mekanizmave mbrojtës të Organizatës në Kosovë do të forconte mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe do të rriste besueshmërinë e Këshillit të Evropës.
04/06/2026
Sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE, Ambasadorja Gjermeni 🇦🇱 mirëpriti Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare dhe vlerësoi përpjekjet e tij në promovimin e dialogut, ndërtimin e besimit dhe parandalimin e konflikteve në të gjithë zonën e OSBE-së.
✅ Shqipëria theksoi sfidat e vazhdueshme me të cilat përballet pakica shqiptare në jug të Serbisë, përfshirë pasivizimin e adresave, nënpërfaqësimin në institucionet publike dhe çështjet e pazgjidhura të njohjes së diplomave.
✅ Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare i OSBE u inkurajua të vazhdojë angazhimin e tij në jug të Serbisë, në mbështetje të dialogut dhe progresit konkret në adresimin e shqetësimeve afatgjata të pakicës shqiptare.
✅ Shqipëria mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave të pakicave, mundësive të barabarta dhe përfshirjes kuptimplote, të cilat janë thelbësore për ndërtimin e shoqërive rezistente, kohezive dhe demokratike.
28/05/2026
Në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Ambasadorja Gjermeni 🇦🇱 mirëpriti Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk, dhe vlerësoi punën e Misionit në mbështetje të reformave dhe komuniteteve në vend, demokratizimit, sundimit të ligjit dhe forcimit të institucioneve. Misioni vazhdon të gëzojë besimin e të gjitha komuniteteve, edhe në periudha me ndjeshmëri të lartë politike.
Pavarësisht zhvillimeve komplekse politike gjatë periudhës raportuese, institucionet e Kosovës kanë dëshmuar qëndrueshmëri dhe respekt për procedurat kushtetuese, duke reflektuar pjekurinë demokratike të kornizës institucionale të vendit.
Institucionet e Kosovës kanë rikonfirmuar vazhdimisht gatishmërinë për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me të gjitha komunitetet dhe për të garantuar qasje të vazhdueshme në shërbimet thelbësore, përfshirë arsimin dhe shëndetësinë. Shqipëria mbështet plotësisht përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjithë Kosovën dhe vlerëson inkurajimin e vazhdueshëm të Misionit ndaj komuniteteve jo-shumicë për të përdorur institucionet e Kosovës në mbrojtje të të drejtave të tyre ligjore.
Dialogu i lehtësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke kontribuar në paqe, stabilitet dhe bashkëpunim afatgjatë në rajon.
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës 🇽🇰, si dhe e drejta e saj për të forcuar rendin dhe ligjin dhe institucionet demokratike e multietnike, nuk duhet të vihen në pikëpyetje. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garancia më e mirë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon.
Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për një Ballkan Perëndimor paqësor, të qëndrueshëm dhe prosperues, si dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm me fqinjët në rrugën tonë të përbashkët drejt integrimit në BE 🇪🇺.
Deklarata e plotë 👉 bit.ly/4aeTLSN
26/05/2026
Takimi i sotëm i Komitetit për Dimensionin Njerëzor të OSBE-së, i kryesuar nga Ambasadore Gjermeni 🇦🇱, trajtoi temën: “Zgjedhjet në epokën digjitale: digjitalizimi dhe integriteti zgjedhor – rregulla, garanci dhe përgjegjësi e përbashkët”.
Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për të diskutuar mënyrën se si digjitalizimi në rritje i proceseve zgjedhore në rajonin e OSBE-së po riformëson pjesëmarrjen demokratike dhe administrimin e zgjedhjeve, duke sjellë njëkohësisht sfida të reja për integritetin zgjedhor.
Po ashtu, u reflektua mbi mënyrën se si digjitalizimi mund të mbështesë një pjesëmarrje më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse në zgjedhje, veçanërisht për të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara dhe votuesit që përballen me pengesa praktike në pjesëmarrje, duke garantuar që inovacioni të mbetet në përputhje me parimet demokratike dhe besimin publik.
📸 ©️ Micky Kroell
25/05/2026
Një aktivitet anësor i rëndësishëm dhe shumë aktual i Komitetit të Dimensionit Njerëzor të OSBE u mbajt sot në Vjenë me temën: “Mbrojtja e Lirisë së Medias dhe Integritetit Zgjedhor: Luftimi i Dezinformimit dhe Forcimi i Besimit”.
Ekspertë, institucione të OSBE-së dhe shtetet pjesëmarrëse diskutuan mbi mënyrat më efektive për të adresuar dezinformimin lidhur me zgjedhjet, duke ruajtur njëkohësisht lirinë e medias, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe forcimin e besimit të publikut në proceset demokratike.
Mirënjohës ndaj ekipeve të RFoM dhe ODIHR për organizimin e shkëlqyer të përbashkët të këtij eventi, si edhe ndaj panelistëve dhe delegacioneve të OSBE-së për diskutimin interaktiv dhe shkëmbimin konstruktiv të ideve.
📸 ©️ Micky Kroell
14/05/2026
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
Diskutimi i sotëm i veçantë në Kuvend mbi ecurinë e procesit të të Shqipërisë në përbën një moment të rëndësishëm politik dhe institucional në mbështetje të objektivit tonë madhor kombëtar dhe për synimin strategjik të vendit për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.
Marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare nuk kanë qenë asnjëherë më të ngushta, më konkrete, më përmbajtësore dhe më premtuese se sot.
Në bazë të kësaj marrëdhënieje janë negociatat e anëtarësimit, një proces i bazuar në meritë, ku rezultatet konkrete dhe reformat reale mbeten kriteri i vetem i vlerësimit nga partnerët tanë.
Ky debat është një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët ndaj procesit të anëtarësimit, për të vlerësuar progresin e arritur deri më sot, por edhe për të reflektuar mbi përgjegjësitë dhe që kemi përpara, përfshirë mbi ato aspekte e fusha ku duhet të bëhet me shumë dhe më mirë.
Anëtarësimi në BE dhe vetë procesi i nuk janë dhe nuk duhet të konsiderohen vetëm si një proces teknik apo institucional. Ndonëse këto dimensione janë të paevitueshme dhe thelbësore, anëtarësimi në BE është mbi të gjitha një projekt transformues kombëtar, që kërkon vizion afatgjatë, vullnet dhe bashkëpunim politik dhe angazhim të qëndrueshëm nga të gjitha institucionet, forcat politike dhe nga e gjithë shoqëria.
Në këtë proces madhor dhe transformues, askush nuk është i përjashtuar dhe secili ka një rol për të luajtur në funksion të së mirës së përbashkët.
Prandaj është thelbësore që të vijojë të luajë rolin e tij të pazëvendësueshëm në mbështetje të reformave, në forcimin e demokratik e përmbajtësor dhe në konsolidimin e kombëtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Sepse anëtarësimi në BE është një investim për Shqipërinë e së nesërmes, për një vend më të fortë, më demokratik, më të zhvilluar dhe më të sigurt.
Është një angazhim që u shërben të gjithë qytetarëve, e veçanërisht fëmijëve e të rinjve të sotëm, të cilët nesër do të jenë qytetarë të Bashkimit Evropian, me më shumë mundësi, siguri dhe dinjitet.
Ky është misioni parësor dhe përgjegjësia kryesore e për Evropën dhe Punët e Jashtme: të kontribuojë në avancimin e procesit të integrimit evropian të , të forcojë partneritetet tona strategjike dhe të mobilizojë mbështetjen më të gjerë të mundshme politike, diplomatike dhe shoqërore në funksion të këtij objektivi kombëtar.
Link: https://x.com/hoxhafer/status/2054867009435824410?s=46
07/05/2026
Sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shqipëria 🇦🇱 rikonfirmon angazhimin e saj të fortë për lirinë e medias — një shtyllë themelore e qeverisjes demokratike, llogaridhënies dhe besimit publik.
Si Kryesuese e Komitetit të Dimensionit Njerëzor të OSBE-së, Shqipëria është e angazhuar për të avancuar dialogun dhe bashkëpunimin mbi liritë themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.
Presim me kënaqësi të mirëpresim këtë muaj Konferencën e Medias për Evropën Juglindore, e cila do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin, lirinë e medias dhe gazetarinë profesionale në të gjithë rajonin.