17/06/2026
🟢Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë me 483 vota PRO✅
Rezultati
🗳️Të pranishëm/votuan: 656 eurodeputetë.
✅️Pro: 483
🔴Kundër: 103
🟠Abstenim: 70
Rezoluta e Parlamentit Europian mbi raportin e progresit të Shqipërisë u miratua me rreth 74% të votave.
Miratimi i Raportit të Progresit për Shqipërinë do të thotë që institucionet e Bashkimit Europian vlerësojnë zyrtarisht ecurinë e vendit në procesin e anëtarësimit dhe njohin përparimin e bërë në reformat kyçe.
17/06/2026
📢‼️NJOFTIM‼️
🇦🇱 Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti 🪪 pranë Ambasadës së RSH në Berlin në datat ⬇️
🗓️ 25, 26, 27 maj 2026
1 dhe 2 qershor 2026
mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e tyre:
🗓️ Nga e Hëna deri të Mërkurën
⏰ Nga ora 10:00 deri në orën 14:00
⚠️ Kujdes🚨Nëse paraqiteni jashtë ditëve dhe orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk do të jetë e mundur t'ju ofrohet shërbimi.
ℹ️ Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë, Ambasada është e mbyllur.
📨✉️ Informohen shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë se dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.
🙏 Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!
Ambasada e RSH në Berlin
17/06/2026
📍Berlin, Gjermani - Në kuadrin e vizitës me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit, ishte edhe takimi me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si edhe qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor si një horizont i ri investimesh për sipërmarrjet europiane🇦🇱🤝🇩🇪