LDK - Nëndega "Bajram Curri" - Prizren
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from LDK - Nëndega "Bajram Curri" - Prizren, Political Party, Prizren.
12/06/2026
11/06/2026
Është koha me marrë anë!
SHBA- të qartazi po na thonë:
A jeni me SHBA-të dhe perëndimin apo me Rusinë dhe Kinën?
Nëse këtë se ka kuptuar qeveria dhe subjektet opozitare, atëherë Kosova po futet në aventura që fundi do jetë me pasoja fatale për gjithë vendin!
Kosova nuk ka luksin të qëndrojë në mes. Në një botë ku përplasja gjeopolitike po bëhet çdo ditë më e qartë, edhe ne duhet ta kemi të qartë orientimin tonë strategjik.
Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm aleancë politike. Është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria, pavarësia dhe siguria e Kosovës.
Prandaj, projektet si gazifikimi i Ballkanit dhe ndërtimi i rrjeteve të sigurta 5G që ishin pika qëndrore në marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar nga ish kryeministri Hoti me 4 shtator 2020, nuk duhen parë thjesht si projekte ekonomike apo teknologjike. Ato janë pjesë e një vizioni strategjik që e lidh Kosovën më fort me SHBA-të dhe botën perëndimore, duke kufizuar ndikimin rus dhe kinez në rajon.
Sot, kur Evropa po punon për të reduktuar varësinë nga energjia ruse dhe po forcon sigurinë e saj strategjike, Kosova nuk duhet të mbetet anash. Çdo hezitim, kalkulim politik apo mungesë vizioni do t’i kushtojë vendit në planin afatgjatë.
Qeveria duhet ta kuptoj se ka tema që tejkalojnë interesat partiake. Orientimi euroatlantik i Kosovës nuk duhet të jetë objekt debati, por konsensus kombëtar.
Një Kosovë e lidhur ngushtë me SHBA-të dhe aleatët perëndimorë është më e fortë, më e sigurt dhe më e përgatitur për sfidat e së ardhmes.
Kjo është koha për vendime strategjike, jo për paqartësi.
Prandaj është domosdoshmëri kombëtare, konsensusi nacional kundër kujtdo që e refuzon këtë orientim strategjik të shtetit tonë!
🇽🇰🇺🇸
06/06/2026
Na priftë e mbara për Kosovën tonë! 🇽🇰✌️
LDK 113 ✅
05/06/2026
TUBIMI PËRMBYLLËS!
Sonte, më 5 qershor, nga ora 20:00, mblidhemi në Sheshin Skënderbeu për ta kurorëzuar bashkë këtë rrugëtim me besim, përkushtim dhe energji fituese.
Ejani me familjarë, miq e të afërm. Të japim së bashku mesazhin e fitores!
✌️ LDK 113
04/06/2026
Kur e kundërshtoja anulimin e projektit të gazit amerikan si pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit, më thonin se po mbroja interesa të huaja. Sot po shihet se në fakt po mbroja në plotni interesin e shtetit të Kosovës.
Çështja nuk ishte kurrë vetëm energjia. Çështja ishte nëse Kosova do të pozicionohej përkrah aleatit që na ka mbështetur në momentet më të vështira apo do të humbte mundësi strategjike për shkak të paragjykimeve ideologjike dhe kalkulimeve politike.
Për vite me radhë kam ngritur zërin për këtë projekt, sepse e kam ditur se refuzimi i tij do t'i kushtonte Kosovës. Sot, kur të gjitha vendet përreth kanë avancuar me projekte të tilla dhe Kosova vazhdon të mbetet mbrapa, pasojat po bëhen të dukshme për të gjithë.
Kjo e diel nuk është vetëm një ditë zgjedhjesh. Është një mundësi për të refuzuar politikat që i kanë mbyllur derën investimeve, zhvillimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të.
Më 7 qershor, votoni për LDK-në. Votoni kundër qeverisjes që i ka kushtuar kaq shumë Kosovës.
Click here to claim your Sponsored Listing.
