08/10/2025
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë të Skenderajt,
Ju ftoj të merrni pjesë në takimin përmbyllës të fushatës sonë zgjedhore, që do të mbahet ditën e premte, më 10 tetor 2025, në Palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, duke filluar nga ora 18:00.
Ejani të bashkohemi fuqishëm në këtë ngjarje madhështore për të dëshmuar edhe njëherë unitetin dhe përkrahjen e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës, për mua si kandidat për kryetar komune si dhe për ekipin tonë fitues të kuvendit komunal!
SL
