Bashkia Skrapar

Bashkia Skrapar

Share

Rrethi i Skraparit, me sipërfaqe 775km² dhe lartësi mesatare 788m mbi nivelin e detit. Bashkia Sk

Photos from Bashkia Skrapar's post 27/04/2026

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Stafi i Bashkisë Skrapar në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, organizoi një aksion pastrimi në hyrje të qytetit të Çorovodës, përgjatë brigjeve të lumit Osum. Thirrjes së Bashkisë ju bashkuan shkollat 9- vjeçare: “Kahreman Ylli” dhe "Zylyftar Veleshnja".
Agjencia Lokale e Sigurimeve Shoqërore, Dega Skrapar si dhe Punonjësit e Programit të Nxitjes së Punësimit.
Ky aktivitet kishte si synim, ndërgjegjësimin dhe angazhimin e përbashkët në përfshirjen aktive të komunitetit, me qëllim Mbrojtjen e Mjedisit.

☘️ “Kujdesi për natyrën është kujdes për jetën.”☘️

08/04/2026

Mjedisi i pastër turizëm i qëndrushëm

Së Bashku për Mbrojtjen e Kanioneve të Osumit
Bashkia Skrapar, në bashkëpunim me të rinjtë e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Ramiz Aranitasi” dhe një grup të rinjsh nga Austria, pjesë e Kishës Ungjillore, organizoi ditën e enjte, më 2 prill 2026, një aksion mjedisor për largimin e mbetjeve nga Kanionet e Osumit.
Ky aktivitet synoi pastrimin dhe ruajtjen e një prej pasurive më të rëndësishme natyrore të zonës, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm. Përmes angazhimit të të rinjve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, aksioni përcolli një mesazh të fortë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës dhe përgjegjësinë qytetare.

17/03/2026

Çdo fëmijë meriton një fillim të barabartë.
Dhe ky fillim nis në kopsht, aty ku bashkia vendos themelet e rritjes, zhvillimit dhe përfshirjes.

Sot po ndërtojmë:
– Kopshte ku më shumë fëmijë ndihen të përfshirë
– Edukatorë dhe mësues të përgatitur për nevojat e çdo fëmije
– Staf të trajnuar për gjithëpërfshirje dhe barazi
– Një bashkëpunim të qëndrueshëm mes prindërve, edukatorëve dhe bashkisë
– Barazi reale që në hapat e parë të jetës

Sepse investimi në fëmijëri është investim në një shoqëri më të drejtë për të gjithë.




Photos from Bashkia Skrapar's post 17/03/2026

Çdo fëmijë meriton një kopsht që e përfshin, e mbron dhe e mbështet.
Arsimi parashkollor po forcohet përmes qasjeve gjithëpërfshirëse që vendosin në qendër mirëqenien, zhvillimin dhe nevojat individuale të fëmijëve.

Në kopshte sot:
– Qasje më e gjerë dhe më e barabartë në shërbime parashkollore
– Mbështetje e dedikuar për fëmijët me nevoja të shtuara
– Më shumë vëmendje individuale për çdo fëmijë
– Klasa dhe shërbime që nxisin përfshirjen dhe barazinë
– Partneritet i vazhdueshëm me prindërit dhe komunitetin
Ky bashkëpunim krijon kopshte ku çdo fëmijë ndihet i mirëpritur dhe i vlerësuar, me hapësirë të barabartë për t’u rritur dhe për t’u zhvilluar.
10 vite institucione pranë fëmijëve!

24/07/2025

NJOFTIM PËR QYTETARËT – APLIKIMI NË KUADËR TË “PAKETËS SË MALEVE”

Bashkia Skrapar njofton të gjithë qytetarët e interesuar se në portalin zyrtar E-Albania është aktivizuar shërbimi:
👉 "Shprehje interesi për identifikimin e zonave zhvillimore për "Paketën e Maleve"

Ky shërbim u vjen në ndihmë banorëve, operatorëve turistikë dhe çdo qytetari të interesuar për të kontribuar në zhvillimin e zonave malore me potencial turistik.
Gjithashtu, është funksionale edhe faqja zyrtare e programit “Paketa e Maleve”, e cila ofron informacion të detajuar mbi qëllimet e programit, procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm: https://paketaemaleve.gov.al/al
📍Për çdo paqartësi apo nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, qytetarët janë të mirëpritur të paraqiten pranë zyrave të Bashkisë Skrapar,ku stafi ynë do të ofrojë mbështetjen e nevojshme.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e komunitetit që të shprehin interesin e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore të vendit.

30/10/2024

Rikonstruksioni i Sallës së Aktiviteteve të Bashkisë Skrapar drejt përfundimit.
Firma fituese e projektit të Rikostruksionit te Sallës së Aktiviteteve të Pallatit të Kulturës 2 AF, po shkon drejt përfundimit të punimeve për rikostruksionin e këtij objekti , i cili financohet nga Konvertimi i Borxhit Italo - Shqiptar IADSA në kuadër të thirrjes IADSA II/2023/03 dhe zbatohet nga Bashkia Skrapar.
Ky ambient krahas rikonstruksionit të saj, do të mobilohet me pajisje cilësore, do të ketë sistem audio, pajisje kompjuterike dhe gjithë infranstrukturën e duhur për realizimin e aktiviteteve .
Kjo sallë e re e rikonstruktuar, do të shërbejë për organizimin e aktiviteteve kulturore artistike për nxënësit e shkollës së mesme, shkollave - 9 vjeçare të qytetit, aktiviteteve të organizuara nga Bashkia, shfaqeve teatrale, duke kontribuar për organizimin e më shumë aktiviteteve, në funksion të një jetë më të mirë sociale, për komunitetin e Bashkisë.

09/10/2024

“FESTA E RAKISË” -TRADITA QË NA BASHKON!

Bashkia Skrapar ju fton të gjithëve në Festën e Rakisë – ku tradita dhe shija bëhen një .
Së bashku, ashtu sic dimë ne, të mirëpresim Presidentin e Republikës SH.T.Z Bajram BEGAJ. Një mundësi shumë e mirë, po ashtu, për të promovuar prodhimet tona bio dhe mjaft cilësore.
Jeni te mirëpritur, ditën e shtunë, datë 12 Tetor, ora 10:30, në sheshin qendror të qytetit! Festojmë së bashku!

07/03/2024
Photos from Adriatik Mema's post 10/02/2024
Photos from Bashkia Skrapar's post 29/11/2023

Gëzuar ditën e Çlirimit, Shqipëri! 🇦🇱
Përulësi dhe mirënjohje ndaj kujtimit të atyre që luftuan për Shqipërinë e lirë!
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT🇦🇱!

🇦🇱❤🙏🏻

Want your business to be the top-listed Government Service in Çorovodë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Arkitekt Kasëmi, Nr. 1
Çorovodë
5401

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00