Keshilli Bashkiak Berat

Keshilli Bashkiak Berat

Share

Kjo eshte faqja zyrtare e Keshillit Bashkiak Berat.

Percakto prioritet e qytetit tend duke plotesuar pyetesorin: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd57hbL4v-o_djleOeELCxMlAnp4jXUlFt95QLGE90pQaE0ew/viewform

30/03/2026

Të nderuar qytetarë,
Ju ftojmë të ndiqni live mbledhjen e Këshillit Bashkiak Berat!

Photos from Keshilli Bashkiak Berat's post 26/03/2026

Në vijim të takimeve me përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë aktivë, Këshilli Bashkiak Berat, organizoi tryezën e tretë të punës në një atmosferë bashkëbisedimi të frutshëm dhe konstruktiv.
Takimet me shoqërinë civile organizohen nga Këshilli I Bashkisë Berat, me mbështejen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim 🇨🇭, Qeverisë së Suedisë 🇸🇪dhe projektit Bashki të Forta.
🗣️Tema e diskutimit në takim ishte: “ Krijimi dhe përdorimi i mekanizmave të bashkëpunimit dhe koordinimit me shoqërinë civile dhe qytetarë aktivë në lidhje me llogaridhënien, vendimmarrjen dhe monitorimin e veprimtarisë së bashkisë". Vecanërisht mekanizmat e përbashkëta për parandalimin dhe lufën ndaj korrupsionit, si pjesë e agjendës së veprimtarisë së Këshillit Bashkiak”, ishin objekt diskutimi i takimit.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit ndanë opinionet, përvojat dhe praktikat e tyre në marrëdhëniet me institucionet, duke theksuar nevojën për një qeverisje më të drejtë, transparente dhe të ndershme për të gjithë qytetarët.
Takime të tilla do të vijojnë të organizohen në mënyrë periodike. Vetëm së bashku mund ta bëjmë qeverisjen më të mirë për komunitetin që na rrethon!

Photos from Keshilli Bashkiak Berat's post 26/03/2026

📢Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Berat, ditën e Hënë, datë 30.03.2026, Ora 11:00

Photos from Keshilli Bashkiak Berat's post 24/02/2026

📢Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Berat, ditën e Premte, datë 27.02.2026, Ora 13:00

Pyetësor për punën e Këshillit të Bashkisë gjatë vitit 2025. 09/02/2026

📣 Pyetësor për punën e Këshillit të Bashkisë – Viti 2025

Të nderuar qytetarë,

Këshilli i Bashkisë fton të gjithë banorët të marrin pjesë në këtë pyetësor, me qëllim vlerësimin e punës së tij gjatë vitit 2025. Mendimi juaj është i rëndësishëm për ne dhe na ndihmon të përmirësojmë transparencën dhe cilësinë e vendimmarrjes.

📝 Përgjigjet janë plotësisht anonime dhe do të përdoren vetëm për analiza të përgjithshme.

⏱️ Ju falënderojmë që na kushtoni disa minuta nga koha juaj për të kontribuar në përmirësimin e punës së Këshillit të Bashkisë.

👉 https://forms.gle/4y4B6UcLnL8sQmB38






Pyetësor për punën e Këshillit të Bashkisë gjatë vitit 2025. Ky pyetësor është për banorët e bashkisë. Qëllimi është të marrim mendimin tuaj për punën e Këshillit të Bashkisë gjatë vitit 2025. Përgjigjet janë anonime dhe do të përdoren vetëm për analiza të përgjithshme. Ju lutemi na kushtoni disa minuta nga koha juaj për të na ndihmu...

Photos from Keshilli Bashkiak Berat's post 26/01/2026

📢Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Berat, ditën e Premte, datë 30.01.2026, Ora 10:00

22/12/2025

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të ndiqni live mbledhjen e Këshillit Bashkiak Berat!

Photos from Keshilli Bashkiak Berat's post 16/12/2025

📢Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Berat, ditën e Hënë, datë 22.12.2025, Ora 11:00

Photos from Keshilli Bashkiak Berat's post 04/12/2025

📌 Më datë 03.12.2025, me iniciativë të Prefektit të Qarkut Berat dhe me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta”, u zhvillua një takim me pjesëmarrjen e drejtuesve të Këshillave Bashkiakë dhe përfaqësuesve të bashkive të qarkut.
Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional Prefekt – Ekzekutiv – Këshill Bashkiak.

🔎 Gjatë aktivitetit, eksperti i projektit Bashki të Forta prezantoi rastin e Këshillit Bashkiak Berat si një model të suksesshëm në:

garantimin e transparencës së veprimtarisë së këshillit,

zbatimin e ligjshmërisë,

publikimin në faqen zyrtare të dokumentacionit dhe proceseve vendimmarrëse,
duke shërbyer si shembull i një qeverisjeje të hapur dhe në shërbim të qytetarëve.

04/12/2025

Keshilli Bashkiak Berat

Want your business to be the top-listed Government Service in Berat?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Berat
5001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00