Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat
Ne promovojme ,mbrojme e menaxhojme Zonat e Mbrojtura te Qarkut Berat. Se bashku mund ta bejme me mire !
01/06/2026
🗓️Gjatë ditës së sotme, në ambientet e AdZM Berat, u zhvillua një takim me përfaqësues të MZSH-së, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi i këtij institucioni Z.Artan Merko.
🗣️ Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e koordinimit në menaxhimin e situatave të emergjencës në rastet e zjarreve.
🚒🌿 U trajtuan masat parandaluese, shkëmbimi i informacionit ℹ️dhe organizimi i veprimeve të përbashkëta, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe reagimin sa më efikas për mbrojtjen e zonave natyrore dhe minimizimin e dëmeve nga zjarret. 🔥
🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔
29/05/2026
🧗♀️ Një nga destinacionet atraktive për turistët vendas dhe të huaj është edhe📍 Rezervati i Menaxhuar “Bogovë”,💦 i vendosur në shpatin e majtë të luginës së lumit Osum mes fshatrave Therepel, Valë dhe Bogovë, në lartësinë 200–700 m mbi nivelin e detit.
🏞️ Zona karakterizohet nga prania e katër llojeve të habitateve natyrore, duke krijuar një ekosistem të pasur dhe me vlera të veçanta natyrore. ✨ Kjo pasuri reflektohet edhe në shumëllojshmërinë e faunës së egër 🐾 që gjen strehë në këtë territor.
🦦Ndër speciet që hasen në zonë mund të përmendim: baldosën, dhelprën, kunadhen, mëllenjën, guhakun dhe derrin e egër, si dhe shumë lloje të tjera të rëndësishme për biodiversitetin e kësaj zone. 🌳🦉🌿
🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔
27/05/2026
Parku Kombëtar “Mali i Tomorrit” mbetet një nga destinacionet më mbresëlënëse natyrore, ku pyjet e gjelbëruara, 🌿ajri i pastër 🍃 dhe peisazhet panoramike krijojnë një atmosferë të veçantë qetësie dhe aventure. ✨🏞️
Çdo stinë 🍂❄️🌸☀️ i jep një bukuri unike, duke e kthyer në një vend ideal për të gjithë dashamirësit e natyrës 🌱 dhe eksplorimit. 🥾🌄
🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔
26/05/2026
Mirëmëngjes nga Parku Kombëtar “Mali i Tomorrit”. 🌼
🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔
24/05/2026
22/05/2026
🌿📚 AdZM Berat realizoi sot një aktivitet edukues me nxënësit e shkollës “Mehmet Qyprili” Roshnik, me fokus temën “Biodiversiteti”. 🦋🌳
Gjatë orës mjedisore, nxënësit u njohën me rëndësinë e ruajtjes së natyrës, mbrojtjen e specieve 🐾 dhe vlerat që biodiversiteti sjell për jetën dhe ekosistemet. 🌍🌱
Aktiviteti u shoqërua me diskutime dhe pyetje 💬❓ duke nxitur ndërgjegjësimin dhe kujdesin për natyrën tek të rinjtë. 💚♻️
🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔
21/05/2026
📸 Gjatë ditës së sotme, stafi i AdZM Berat realizoi vendosjen e kamerave kurth në 📍Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”, me qëllim monitorimin e faunës së egër dhe vëzhgimin e specieve në habitatin e tyre natyror. 🦌🏔️
🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔
19/05/2026
AdZM Berat në bashkëpunim me shoqatën mjedisore AOS realizuan censusin e shpendëve ujorë në 📍Liqenin e Thanës, ku u evidentuan 5 pelikanë kaçurrel, 🪽një nga speciet më të rralla dhe të mbrojtura të habitateve ligatinore.
📊 Ky monitorim ndihmon në ndjekjen e gjendjes së biodiversitetit 🌱 dhe evidenton rëndësinë e ruajtjes së habitateve natyrore 🏞️ për speciet e mbrojtura.
🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔
15/05/2026
Kanionet e Osumit mbeten një nga atraksionet natyrore më të frekuentuara, duke tërhequr vizitorë të shumtë që kërkojnë aventurë 🚣♂️, qetësi 🌸 dhe pamje mbresëlënëse 🏞️ mes natyrës së egër.
•Të formuara nga forcat gërryese të lumit Osum 💧 ndër mijëra vite,⏳ ato përbëjnë një nga formacionet natyrore më mbresëlënëse të vendit.
•Kanioni shtrihet përgjatë rrjedhës së lumit në zonën e Skraparit 📍 dhe karakterizohet nga mure të larta shkëmbore 🪨 që në disa vende arrijnë qindra metra lartësi. Gjatësia e kanionit shtrihet për rreth 13 km 📏 dhe në brendësi të tij gjenden kthesa të ngushta, 🔄 shpella natyrore dhe forma të ndryshme shkëmbore të gdhendura nga uji.💦
🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Berat
