01/06/2026
Sot në orën 18:00, në Sheshin Skënderbej, të bashkohemi të gjithë në mbrojtje të fëmijëve tanë dhe të familjes shqiptare, vlerës më të shenjtë që ka çdo shqiptar.
Ky marshim është zëri dhe forca jonë për t'i thënë JO çdo politike që cenon familjen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Fëmijët janë e ardhmja e kombit dhe nuk preken!
Sot nuk ka vend për heshtje. Të jemi të gjithë bashkë në Sheshin Skënderbej, për familjen, për fëmijët, për Shqipërinë! 🇦🇱
Fëmijët nuk preken! Familja nuk preket! Shqipëria nuk dorëzohet!
31/05/2026
NJOFTIM
Pas përfundimit të numërimit të votave për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, nga Dega Berat u zgjodhën:
✅Oltion Merdari
✅Fatmira Kola
✅Desantila Orizaj
✅Meritesha Velmishi
✅Parid Mahmutaj
🤝Falënderojmë të gjithë delegatet e Kuvendit Kombëtar që morën pjesë. Suksese të zgjedhurve në përfaqësimin e demokratëve të Beratit!
Gjithashtu, falënderojmë edhe z. Erjon Liko për pjesëmarrjen në këtë garë të Këshillit Kombëtar!
Mirënjohje!🙏
29/05/2026
Dega e Partisë Demokratike Berat bashkohet nesër në Kuvendin Kombëtar, me misionin për ripërtëritje, rinovim dhe forcimin e strukturave për fitoren.🇦🇱
Me besim, energji dhe vizion të ri, vijmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin.
Nesër, ora 11:00 – të bashkuar për një fillim të ri.
Të bashkuar drejt ndryshimit ✌️
Kryetari i PD - Kasion Asimetaj