31/05/2026
🏛️✨ Qendra Muzeore Berat shpreh mirënjohjen e saj për Këshillin e Qarkut Berat për mbështetjen e dhënë në realizimin e ndërhyrjeve restauruese në Muzeun Etnografik të Beratit.
🤝 Ky investim u bë i mundur në kuadër të projektit “TACTICAL TOURISM”, financuar nga Programi INTERREG IPA II CBC, duke mundësuar restaurimin dhe konservimin e objektit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës së tij përmes ndërhyrjeve në sistemet e ndriçimit të brendshëm dhe të jashtëm. 🏛️💡
👏 Një vlerësim i veçantë shkon për ish-drejtorin e Qendrës Muzeore Berat, Agron Polovina, i cili inicioi këtë proces dhe u angazhua në përgatitjen e dokumentacionit teknik 📑, hartimin e dosjes së nevojshme 📂 dhe ndjekjen e procedurave që mundësuan realizimin e këtij investimi.
🙏 Faleminderit Këshillit të Qarkut Berat, partnerëve të projektit dhe Programit INTERREG IPA II CBC për mbështetjen dhe kontributin e çmuar në ruajtjen, restaurimin dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore të Beratit. 🏛️✨🌍🤝
❤️ Së bashku për të ruajtur dhe përcjellë te brezat vlerat e trashëgimisë sonë kulturore. 🇦🇱🏺✨
31/05/2026
Jemi të lumtur t’ju presim në Muzeun Etnografik Berat dhe t’ju ftojmë të zbuloni nga afër një prej thesareve të trashëgimisë sonë kulturore.
✨ Hyrja pa pagesë deri më 15 qershor
🕙 Orari i përkohshëm: 10.00 – 17.00
Jeni të mirëpritur! 🤝🏛️
27/05/2026
🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, Qendra Muzeore Berat uron të gjithë besimtarët dhe qytetarët: paqe, mirësi, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja.
Berati, qyteti ku besimet kanë bashkëjetuar në harmoni ndër shekuj, mbetet simbol i respektit dhe mirëkuptimit fetar në Shqipëri! 🇦🇱
18/05/2026
📜✨ Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun Ikonografik Onufri u zhvillua aktiviteti “Në Gjurmët e Kodikëve të Beratit”, një ekspozitë e veçantë e realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
Përmes materialeve të ekspozuara, vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër me historinë, vlerat artistike dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të Kodikëve të Beratit, dorëshkrime të rralla që përbëjnë një nga dëshmitë më të çmuara të trashëgimisë sonë dokumentare dhe shpirtërore dhe që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror.
Ky aktivitet solli në vëmendje jo vetëm pasurinë e jashtëzakonshme të këtyre dorëshkrimeve, por edhe lidhjen e tyre të thellë me historinë kulturore dhe fetare të Beratit, qytetit që për shekuj ka qenë një qendër e rëndësishme e artit, besimit dhe dijes.
🙏 Falënderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave për bashkëpunimin e vyer në realizimin e kësaj ekspozite, si dhe të gjithë vizitorët që u bënë pjesë e këtij takimi të veçantë me një nga thesaret më të rëndësishme të kujtesës sonë kombëtare. 📜🏛️✨