01/06/2026
🎈Pedonalja e qytetit u mbush me ngjyra, muzikë dhe energjinë e mrekullueshme të fëmijëve në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Devoll me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
✔️Vogëlushët patën mundësinë të argëtohen përmes lojërave të ndryshme, aktiviteteve kreative dhe surprizave të shumta, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë për ta. Atmosfera festive, buzëqeshjet dhe entuziazmi i fëmijëve i dhanë jetë qytetit dhe krijuan momente të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
❤️ Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!
🎈👧🧒🎉
30/05/2026
🎈🎉 1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 🎉🎈
Bashkia Devoll fton të gjithë fëmijët dhe prindërit të bëhen pjesë e festës së 1 Qershorit, ditës më të bukur kushtuar vogëlushëve tanë!
📍 Pedonalja e qytetit
🕚 Ora 11:00
Ju presin:
🎨 Lojëra dhe aktivitete argëtuese
😊 Buzëqeshje dhe surpriza të shumta
🎶 Muzikë dhe atmosferë festive
🎈 Momente të veçanta për të gjithë fëmijët
Ejani të festojmë së bashku, duke krijuar kujtime të bukura dhe duke e mbushur qytetin me gëzimin e fëmijëve!
24/05/2026
⚽️ Përfundoi me emocione dhe atmosferë festive finalja e Spartakiadës së Futbollit!
Në ndeshjen finale u përballën ekipi i fshatit Pilur, Njësia Administrative Progër, dhe ekipi i fshatit Gracë, Njësia Administrative Hoçisht, duke dhuruar një garë të bukur sportive dhe fair-play.
🏆 Fitues i Spartakiadës u shpall ekipi i fshatit Pilur, i cili arriti të triumfojë në finale dhe të ngrejë kupën e kampionit.
Kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, i dorëzoi kupën ekipit fitues dhe përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe energjinë pozitive që sollën gjatë këtij aktiviteti.
Urime ekipit të Pilurit për fitoren! 👏⚽️
18/05/2026
✨ “UNË DHE LIBRI” 📚
Në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Myrteza Sala” u zhvillua takimi letrar me temë “Unë dhe Libri”, me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave 4-5, të cilët sollën një atmosferë të ngrohtë, plot kreativitet dhe pasion për librin. 🏫
👉 Gjatë aktivitetit, fëmijët folën për librat e tyre të preferuar, personazhet që i frymëzojnë dhe rëndësinë që ka leximi në jetën e përditshme. Përmes recitimeve, interpretimeve artistike dhe bashkëbisedimeve, ata përcollën mesazhe të bukura mbi botën magjike që hap libri për çdo lexues të vogël.
Ky takim, i organizuar nga Biblioteka e qytetit në bashkëpunim me stafin e shkollës, synoi të forcojë dashurinë për leximin dhe të afrojë fëmijët edhe më shumë me librin dhe bibliotekën, si burime të rëndësishme të dijes dhe edukimit. 📖
15/05/2026
⚽️ SPARTAKIADA E FUTBOLLIT MIDIS FSHATRAVE 🏆
Bashkia Devoll ju fton të ndiqni Spartakiadën e Futbollit, ku nesër do të përballen ekipet e fshatrave të njësive administrative, në një ditë sportive dhe plot emocion.
📅 Ora: 09:00
📍 Ndeshjet sipas njësive administrative:
🔵 Njësia Administrative Miras
➡️ Ndeshjet zhvillohet në fshatin Fitore
🟢 Njësia Administrative Progër
➡️ Ndeshjet zhvillohet në fshatin Progër
🟡 Njësia Administrative Hoçisht
➡️ Ndeshjet zhvillohen në fshatin Hoçisht
🟤 Njësia Administrative Qendër
➡️ Ndeshjet zhvillohen në fshatin Vishocicë
⚽️ Ju ftojmë të mbështesni ekipet dhe të bëheni pjesë e kësaj dite sportive që promovon garën dhe bashkimin mes fshatrave!
13/05/2026
📢 THIRRJE PËR TË RINJTË, SIPËRMARRËSIT DHE TË PASIONUARIT PAS TURIZMIT NË DEVOLL!
Keni një ide kreative për zhvillimin e turizmit në zonën tonë?
Bëhuni pjesë e konkursit “Ferma e Ideve - Zhvillimi i Produkteve Turistike” dhe sillni ide inovative që promovojnë potencialin turistik të Devollit të Sipërm!
📍 Zonat e përfshira:
Dardhë, Arrëz, Sinicë, Nikolicë, Drenovë dhe Boboshticë.
🗓 Afati i aplikimeve: 23 Maj 2026
📅 Aktiviteti zhvillohet më: 30 Maj 2026
📍 Qendra e Zhvillimit Rajonal - Korçë
Bashkia Devoll fton të gjithë të rinjtë dhe grupet kreative të bëhen pjesë e kësaj nisme që synon promovimin e vlerave turistike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit tonë. 🌄✨
11/05/2026
Përfundoi me sukses edicioni i dytë i Kolonisë së Piktorëve në Devoll 🎨
Pas udhëtimit 3 ditor mes bukurive natyrore dhe kulturore të zonës, veprat e realizuara gjatë këtyre ditëve u prezantuan në ekspozitën përmbyllëse, duke sjellë në telajo peizazhet, ngjyrat dhe shpirtin autentik të Devollit. 🍃
Artistët pjesëmarrës u vlerësuan për kontributin e tyre, në një ceremoni që evidentoi rëndësinë e promovimit të artit dhe mbështetjes së talenteve të reja.🏅
Kolonia e Piktorëve po kthehet tashmë në një traditë të bukur kulturore për Devollin, duke promovuar vlerat artistike dhe bukuritë e rralla të krahinës sonë. 🖼️
🎨✨
09/05/2026
Kolonia e Piktorëve 🎨
Ka nisur në Devoll edicioni i dytë i një prej aktiviteteve më të bukura artistike, që po sjell ngjyra, kreativitet dhe frymëzim në çdo cep të zonës sonë. 🖌️
🧑🏻🎨 21 piktorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë bërë pjesë e këtij eventi të veçantë të organizuar nga Bashkia Devoll, duke e kthyer zonën tonë në një hapësirë takimi mes artit, natyrës dhe traditës. 🏞️
👉 Gjatë ditës së sotme, artistët vizituan disa nga fshatrat e Devollit, ku u njohën nga afër me bukuritë dhe vlerat e tyre, ndërsa hodhën në telajo peizazhet, ngjyrat dhe shpirtin autentik të zonës.
05/05/2026
5 Maj - Dita e Dëshmorëve 🇦🇱
Në këtë ditë të shënuar, Kryetari i Bashkisë Devoll, Z. Eduard Duro, vizitoi familjet e dëshmorëve, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin më të thellë për sakrificën e tyre në shërbim të atdheut.
Me përulësi dhe nderim, u kujtua vepra e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit, ndërsa u vlerësua edhe kontributi i familjeve të tyre, të cilët mbajnë gjallë historinë ndër breza.
Në këtë ditë nderojmë me respekt të gjithë dëshmorët e Devollit dhe përulemi para sakrificës së tyre sublime për atdheun.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! 🇦🇱
04/05/2026
🔥 Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve 🚒
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, punonjësit e MZSH Devoll zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues në shkollën fillore “Myrteza Sala”, ku prezantuan nga afër punën e tyre të përditshme dhe misionin fisnik në shërbim të komunitetit.
Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit u njohën me pajisjet dhe mjetet që përdoren në ndërhyrjet emergjente, si edhe morën këshilla të vlefshme mbi masat e kujdesit dhe mënyrat e parandalimit të zjarreve, si në ambientet shkollore ashtu edhe në familje.
👏 Mirënjohje për punën dhe përkushtimin e palodhur të efektivëve të MZSH Devoll, të cilët çdo ditë janë në gatishmëri për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.