Bashkia Mat Faqja Zyrtare

Bashkia Mat Faqja Zyrtare

Share

Kjo eshte faqja zyrtare e Bashkise Mat

Photos from Bashkia Mat Faqja Zyrtare's post 20/06/2026

☀️ Kënaqësinë të shohësh fëmijët në Kampin Veror të QKF “Ymer Neli” Mat, ku dhjetëra fëmijë po kalojnë pushimet verore të angazhuar në aktivitete edukative, sportive dhe argëtuese.
👧👦 Ky kamp përbën një mundësi të shkëlqyer për socializim, zhvillim dhe argëtim në një mjedis të sigurt dhe të organizuar, duke i mbajtur fëmijët aktivë gjatë sezonit veror.
🤝 Bashkia Mat do të vijojë të mbështesë iniciativa të tilla, që kontribuojnë në edukimin, mirëqenien dhe formimin e brezit të ri.
❤️ Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe meritojnë çdo investim e përkushtim.

🤗

Photos from Bashkia Mat Faqja Zyrtare's post 19/06/2026

U nderuan me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat çifti Berberi, dy personalitete të shquara që me veprimtarinë, përkushtimin dhe arritjet e tyre kanë lartësuar emrin e Matit dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. 👏
🤝 Z. Kastriot Berberi u vlerësua për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për promovimin e vlerave dhe interesave kombëtare shqiptare.
🇬🇧Znj. Marsela Berberi u vlerësua për kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e vajzave dhe grave, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.
🏛️ Ky vlerësim është shprehje e mirënjohjes së Bashkisë Mat për ata që me punën, integritetin dhe sukseset e tyre bëhen ambasadorë të denjë të krahinës sonë dhe të kombit shqiptar kudo në botë.
👏 Urime çiftit Berberi për këtë nderim të merituar!
❤️🖤 Mati krenohet me ju!

🤗

Photos from Bashkia Mat Faqja Zyrtare's post 15/06/2026

🏆🎶 Mati shkëlqen në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Hani i Elezit 2026” në Kosovë! 🇽🇰
Ansambli Mati përfaqësoi me dinjitet traditat dhe vlerat tona folklorike, duke u vlerësuar me dy çmime të rëndësishme:
🏆 Jola Muça – Këngëtarja më e Mirë e Festivalit�🏆 Orkestrina e Matit (Mjeshtër i Madh) – Orkestrina më e Mirë e Festivalit

Një sukses që na bën krenarë dhe që dëshmon pasurinë e kulturës dhe traditës matjane.

👏 Urime të gjithë artistëve për këtë arritje të merituar!

🤗

Photos from Bashkia Mat Faqja Zyrtare's post 15/06/2026

🧓15 Qershori – Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve.

📍Në Qendrën Ditore për të Moshuarit u zhvillua një aktivitet informues nga Drejtoria e Shërbimit Social, Bashkia Mat dhe Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mat, me fokus mbrojtjen, respektin dhe përkujdesjen ndaj moshës së tretë.
Të pranishmit u njohën gjithashtu me projektin “Shërbim Lëvizës i Integruar për Moshën e Tretë”, i cili ofron mbështetje për 25 të moshuar në Bashkinë Mat.
🤝Një shoqëri që respekton të moshuarit, respekton vlerat e saj. ✅

🤗

Photos from Bashkia Mat Faqja Zyrtare's post 12/06/2026

👧🧒 Çdo fëmijë meriton të jetë në bankat e shkollës, në fushat e lojës 🛝dhe pranë familjes së tij, ❌ jo në punë.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët, me qëllim promovimin e të drejtave të tyre, rëndësisë së arsimit dhe mbrojtjes nga çdo formë shfrytëzimi.
Të themi 🚫JO punës së fëmijëve dhe ✅PO një fëmijërie të sigurt, të lumtur😇 dhe plot mundësi për çdo fëmijë.

🤗

11/06/2026

🌞🎉 KAMPI VEROR 2026 PO FILLON! 🎉🌞

Qendra Kulturore e Fëmijëve “Ymer Neli” Mat fton të gjithë fëmijët e moshës 5–12 vjeç të bëhen pjesë e Kampit Veror 2026, duke filluar nga 15 Qershori.

🏃‍♂️ Lojëra dhe aktivitete sportive
💦 Lojëra me ujë
🧩 Gjëegjëza dhe kërkime argëtuese
🏊 Pishinë
🎨 Argëtim dhe miqësi të reja çdo ditë

🗓️ E hënë – e premte
⏰ Ora 08:00 – 12:30

📌 Regjistrimet kryhen pranë QKF “Ymer Neli” Mat me praninë e prindit (emër, mbiemër, nr. telefoni).

🔹 Ushqimi dhe uji të merren me vete.
🔹 Veshje të rehatshme për aktivitetet dhe lojërat.

⚠️ Vendet janë të limituara!

✨ Një verë plot buzëqeshje, aventura dhe kujtime të bukura ju pret!


Want your business to be the top-listed Government Service in Burrel?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Sheshi Ahmet Zogu, Godina Nr. 1
Burrel
08001