02/06/2026
🌿📚 Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta u zhvilluan praktikat mësimore me studentët e programit Bachelor në Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në kuadër të lëndëve Botanikë Sistematike dhe Biogjeografi.
Gjatë aktivitetit, studentët u njohën nga afër me biodiversitetin e pasur të parkut, habitatet natyrore, florën dhe rëndësinë e ruajtjes së ekosistemeve bregdetare e lagunore. Kjo praktikë shërbeu si një mundësi e vlefshme për ndërthurjen e njohurive teorike me vëzhgimet dhe studimet në terren🌱🔬📖.
🌳 🇦🇱 🌼 🏔
01/06/2026
1-Qershori në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
🌳 🇦🇱 🌼 🏔
22/05/2026
Në kudër të Ditës Botërore të Biodiversitetit 🌿🌲, nxënësit🧍🏻♀️dhe mësuesit 👨🏻🏫👩🏻🏫 e Shkollës së Bashkuar “Grabian” 🏫, të Bashkisë Divjakë në asistencën e stafit të AdZM-së Fier 👨🏻💻, organizuan një aktivitet edukativ dhe ndërgjegjësues.
Gjatë aktivitetit u krijuan disa herbariume 🍂🍁 me bimë të mbledhura në park. Përmes këtij procesi praktik, nxënësit u njohën më mirë me florën e parkut dhe kuptuan rëndësinë e ruajtjes së ekosistemeve dhe rolit që ka biodiversiteti 🌱 në jetën e përditshme.
Ky aktivitet ishte një mesazh për mbrojtjen e natyrës dhe pasurive natyrore 🪴 për brezat e ardhshëm.
21/05/2026
🇫🇷 Grupi i turistëve nga Franca, vizitë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta 🌿🦩☀️.
🌳 🇦🇱 🌼 🏔
18/05/2026
🦩🌿 Ditën e sotme, AdZM Fier në bashkëpunim me shoqatat mjedisore, AOS, PPNEA realizun Censusin e Pelikanit në ekosistemet ligatinore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. 🪺🐦
🌍 Ky është censusi i 10-të që zhvillohet në kuadër të monitorimit rajonal në Europën Juglindore, me qëllim vlerësimin e popullatës së Pelikanit Kaçurrel dhe shpërndarjes së tij në vend. 📋
📊 Të dhënat e mbledhura do të ndihmojnë në përmirësimin e masave konservuese për këtë specie të mbrojtur, si dhe për ruajtjen e habitateve ligatinore dhe shpendëve të tjerë ujorë. 🌱
🌳 🇦🇱 🌼 🏔
13/05/2026
🎓🌿 Studentët e vitit të parë të sistemit Bachelor në Gjeografi zhvilluan praktikën mësimore në📍Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, me fokus njohjen nga afër të 🌊 peizazheve natyrore bregdetare, 🦩 ekosistemeve lagunore dhe proceseve gjeografike që modelojnë një nga hapësirat më të rëndësishme natyrore të vendit 🇦🇱🌱
👨🏫 Nën asistencën e specialistëve të AdZM-së, studentët analizuan ndërveprimin mes 🌍 faktorëve natyrorë dhe 👥 aktivitetit njerëzor në transformimin e peizazhit, si edhe rëndësinë e ruajtjes së 🐦 biodiversitetit dhe habitateve me vlera të veçanta ekologjike 🌿
10/05/2026
Mirëmëngjes🌻nga Pelikani kaçurrel ✨
🌳 🇦🇱 🌼 🏔