Te nderuar miq te faqes sone, ju qe na keni ndjekur gjate gjithe aktivitetit tone ne sherbim te trashegimise kulturore, ju bejme me dije se publikimet tona tashme do te transferohen ne faqen zyrtare me emrin: "Qendra Muzeore Durres". Ju ftojme te na ndiqni ne faqen tone te re!
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës
DRKK Durrës është një Institucion që merret me mirëmbajtjen, ruajtjen dhe administrimin e Trashëgimisë Kulturore. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës
29/01/2020
Dje në qytetin e Durrësit u zhvilluan një sërë aktivitetesh të organizuara nga Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Aleanca Franceze. Në Universitetin e Durrësit u realizua prezantimi mjaft interesant i librit "Metropolet barbare", i studiuesit Guillaume Faburel. Më pas ekipi francez që shoqëroi këtë prezantim, i kryesuar nga Ambasadorja e Francës në Shqipëri, zonja Christine Vasak, vizitoi Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe zhvilloi një bisedë me disa të rinj aktivistë, në lidhje me iniciativat qytetare për ta berë sa më të banueshëm qytetin e tyre.
24/01/2020
24 Janari është shpallur nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Edukimit. Ne zgjodhëm këtë ditë për të zhvilluar një aktivitet të edukimit informal në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Ishin fëmijët e shkollës 9 vjecare Marie Kaculini të Durrësit që i dhanë jetë Muzeut tonë. Ata testuan lojën "Mos u nxeh - Durrës", prodhim i fundit i CHwB Albania, e cila i shtohet kolanës së hartuar për qytetet e tjera, si Shkodra, Berati, Korca, Gjirokastra e tj. Përmes lojës fëmijët exploruan virtualisht qytetin e tyre të dashur dhe mësuan shumë gjëra të reja rreth tij dhe trashëgimisë së tij të pasur kulturore.
24/01/2020
Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit u zhvillua ditën e hënë një nga aktivitetet në kuadrin e marrëveshjes së përbashkët me UAMD (Dep. i Turizmit). Ishte një orë mësimi kushtuar Qeramikave me Figura të Kuqe, një prej koleksioneve më tërheqëse të Muzeut tonë. Për këtë qëllim, me ftesë të pedagoges së UAMD, Dorina Subashi, erdhi zoti Jani Koçillari, i cili ka publikuar dhe promovuar studimin e vet në lidhje me këtë element të spikatur të trashëgimisë sonë. Foto nga ky aktivitet mund t' i gjeni këtu:
sugjerohet shperndarje
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2481496802093917&id=2273050009605265&sfnsn=mo
29/11/2019
sugjerohet shperndarje
https://www.facebook.com/2273050009605265/posts/2477534879156776/?substory_index=0&sfnsn=mo
Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe të Krujës🏚.
Hyrja në këto Kala është rreptësisht e ndaluar në rradhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet🛇.
Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin.
28/11/2019
Klikoni për të dhuruar në e-albania.al
Nevojat vazhdojnë të jenë të mëdha!
27/11/2019
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2475353499374914&substory_index=0&id=2273050009605265
Qeveria shqiptare përmes faqes www.e-albania.al/dhuro krijon mundësinë që çdo fond i dhuruar të shkojë në llogarinë bankare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për t'u përdorur nga Emergjencat Civile, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
Procedura është shumë e thjeshtë, me dëshirën tuaj mund të plotësoni ose jo të dhënat tuaja personale si emër/mbiemër/e-mail, përpara se të vijoni me vendosjen e vlerës për dhurim, e cila më pas kalon përmes platformës bankare për pagesë me kartën tuaj të kreditit ose debitit.
🤝🇦🇱
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rruga Koloneli Tomson
Durrësi
2000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:30 |
| Tuesday | 08:00 - 16:30 |
| Wednesday | 08:00 - 16:30 |
| Thursday | 08:00 - 16:30 |
| Friday | 08:00 - 16:30 |
