Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Share

Kjo është faqja zyrtare e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

15/04/2026

Gjatë këtij muaji një delegacion i Prokurorisë së Elbasanit i kryesuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Kreshnik Ajazi dhe me përbërje drejtuesit e seksioneve Glenda Zeneli dhe Gjergji Ceka, zhvilluan takime pune në selinë e Eurojust në Hagë.

30/03/2026
22/02/2026

Njoftim për media

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përgjigje të interesimit të mediave të ndryshme, bën me dije se ka filluar kryesisht procedimin penal për dëmtimet që kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 258, 155 dhe 201 të Kodit Penal.
Për këtë qëllim është krijuar një grup hetimor.

Photos from Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan's post 20/02/2026

SHPALLJE PER LEVIZJEN PARALELE NGRITJE NE DETYRE DHE PRANIMIN NE SHERBIMIN CIVIL NE KATEGORINE PERGJEGJES I SEKTORIT TE FINANCES

Photos from Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan's post 19/02/2026

Më datë 18.02.2026, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në vijim të angazhimit për transparencë institucionale, organizoi aktivitetin “Dita e Hapur”, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi funksionimin e institucionit të prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë.
Në këtë takim morën pjesë një grup nxënësish të Këshillit Rinor, nga gjimnaze të ndryshme të qytetit të Elbasanit, të cilët u pritën nga prokurorë dhe Koordinatorja për subjektet me status të Posaçëm .
Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me:
▪️ Funksionin dhe rolin e prokurorisë;
▪️ Mënyrën e organizimit dhe procedurat e punës;
▪️ Rëndësinë e respektimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Aktivitete të tilla synojnë afrimin e institucioneve të drejtësisë me komunitetin dhe edukimin qytetar të brezit të ri.

13/02/2026

Njoftim mbi perfundimin e procedures per pozicionin “Punonjes Sherbimi”

Photos from Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan's post 02/02/2026

Njoftim per vend vakant per punonjes "Sherbimi"

Photos from Inspektori i Lartë i Drejtësisë's post 10/12/2025
Photos from Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan's post 10/12/2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan zhvilloi sot, më datë 10/12/2025, një takim në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, me fokus dhunën digjitale, me slogan “Fund dhunës digjitale kundër vajzave dhe grave”
Takimi, nën drejtimin e Drejtueses së seksionit Znj. Glenda Zeneli, mblodhi së bashku vajza dhe gra profesioniste, si dhe vajza e gra që kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës, me qëllim krijimin e një hapësire të sigurt dialogu, mirëkuptimi dhe fuqizimi.
Pjesëmarrëset ndanë përvoja konkrete dhe sfida reale në mjedisin digjital, ndërsa Prokuroria riafirmoi angazhimin për reagim të shpejtë, profesional dhe të ndjeshëm ndaj rasteve të dhunës online, dhe jo vetëm.
Ky bashkëbisedim shërben si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave mbrojtës dhe ndërtimit të një mjedisi fizik dhe digjital, ku vajzat dhe gratë ndihen të sigurta dhe të mbështetura.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen, besimin dhe kontributin në këtë dialog të domosdoshëm.

Photos from Terre des hommes - Albania's post 19/11/2025
Photos from Sistemi Prokurorial's post 04/11/2025
Want your business to be the top-listed Government Service in Elbasan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga Koco Brisku
Elbasan
3005

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00