AKU Elbasan

AKU Elbasan

Share

Shqipëria nënshkroi dhe ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij, e cila hyri në fuqi më 1 Prill 2009.

Krijimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri u bazua mbi prioritetet strategjike të vendosura në dokumentin e Komisionit Evropian “Letra e Bardhë mbi Sigurinë Ushqimore”. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është krijuar mbi bazën e plotësimit te detyrimeve qe rrjedhojë nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, të shpallur për pesë vendet e Evropës Juglindore në Samitin e Zagrebit, në vitin 200

Photos from Autoriteti Kombetar i Ushqimit's post 05/03/2026
31/10/2025

🌾 Fermerët do të kompensohen në masën 10% të TVSH-së për çdo blerje të mallrave dhe shërbimeve, duke filluar nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës fiskale të re dhe në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Europian.
Kjo politikë ul kostot e prodhimit, rrit konkurrueshmërinë dhe forcon ekonominë rurale.

💰 Rreth 1.5 miliardë lekë në vit që u shkon fermerëve:
* Forcon zinxhirin e prodhimit
* Nxit formalizimin e sektorit
* Rrit stabilitetin, besimin dhe qëndrueshmërinë e bujqësisë shqiptare në rrugën drejt integrimit europian.


🌱

28/10/2025

Tregtimi i PMB-ve, AKU vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimet në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht në qarqet Lezhë dhe Fier.
Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 8 inspektime, nga të cilat 4 inspektime kanë rezultuar pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në të cilat u mor masa “paralajmërim”.
Në njërin nga subjektet u vendos masë administrative “gjobë”, për shkak të ushtrimit të aktivitetit pa licencë, ndërsa në subjektin i cili kryente aktivitetin e riambalazhimit te PMB-ve u vendos masa administrative “gjobë”, për shkak të tregtimit të PMB-ve në shkelje të kërkesave ligjore, si dhe u krye bllokimi i aktivitetit, i cili do të pasohet me propozimin për revokim të licencës së subjektit.

AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë ushqimore.

Photos from Andis Salla's post 26/10/2025
23/10/2025
Photos from Anila Denaj's post 04/07/2025
02/07/2025
Want your business to be the top-listed Government Service in Elbasan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Elbasan