Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan

Share

Kjo është faqja zyrtare e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan. Së bashku përmirësojmë shërbimin ! Ish NUE u nda pra midis ELBER ShPK dhe NUE fshat.

Elbasani është furnizuar me ujë deri në vitin 1937 me puse vetjake. Në vitin 1937, u krijua sistemi i pare i ujësjellësit i cili furnizohej me ujë nga burimi i Griqanit, 10.5 km nga Elbasani. Sot ky burim nuk përdoret më për furnizimin e qytetit të Elbasanit, por vetëm të fshatrave Labinot Fushë, Griqan i poshtëm dhe një pjesë të fshatit Mengël. Për administrimin e sistemit dhe rrjetit shpërndarës

16/02/2026

🇪🇺 Një certifikim europian për Elbasanin, qyteti i parë shqiptar që pajiset me “EU Mission Label” për Neutralitetin Klimatik, dhe së bashku me Sarajevën, të parët në Ballkanin Perëndimor 🌍

Arritje që na bën krenarë, fryt i punës së gjatë për përmbushjen e të gjitha kritereve të këtij vlerësimi europian, ku Elbasani përfaqësohet si një model domethënës për qasjen që ndërthur energjinë e pastër, bujqësinë dhe zhvillimin urban të qëndrueshëm, duke ndërtuar vizionin e qytetit të së ardhmes 🇦🇱

Dhe ky është vetëm fillimi 🚀 pasi certifikimi “EU Mission Label” hap rrugën për mbështetje të rëndësishme europiane në financime 💶, partneritete 🤝 dhe projekte konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve ✅


fans

🇪🇺 Një certifikim europian për Elbasanin, qyteti i parë shqiptar që pajiset me “EU Mission Label” për Neutralitetin Klimatik, dhe së bashku me Sarajevën, të parët në Ballkanin Perëndimor 🌍

Arritje që na bën krenarë, fryt i punës së gjatë për përmbushjen e të gjitha kritereve të këtij vlerësimi europian, ku Elbasani përfaqësohet si një model domethënës për qasjen që ndërthur energjinë e pastër, bujqësinë dhe zhvillimin urban të qëndrueshëm, duke ndërtuar vizionin e qytetit të së ardhmes 🇦🇱

Dhe ky është vetëm fillimi 🚀 pasi certifikimi “EU Mission Label” hap rrugën për mbështetje të rëndësishme europiane në financime 💶, partneritete 🤝 dhe projekte konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve ✅

———

🇪🇺 A European certification for Elbasan, the first Albanian city to be awarded the “EU Mission Label” for Climate Neutrality, and together with Sarajevo, the first in the Western Balkans 🌍

An achievement that makes us proud, the result of long-standing work to meet all the criteria of this European evaluation, where Elbasan is represented as a meaningful model for an approach that combines clean energy, agriculture, and sustainable urban development, building the vision of the city of the future 🇦🇱

And this is only the beginning 🚀 as the “EU Mission Label” certification paves the way for significant European support in funding 💶, partnerships 🤝, and concrete projects that improve the quality of life of citizens ✅

15/12/2025

📢 SQARIM PËR QYTETARËT

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan informon të gjithë qytetarët se, në kuadër të investimit që po zbatohet në disa lagje të qytetit, po kryhet instalimi i matësve të rinj të ujit nga firma kontraktuese e autorizuar.

Dëshirojmë të sqarojmë se abonentët që preken nga ky investim nuk do të paguajnë asnjë kosto për matësin e ri që po vendoset, pasi i gjithë procesi mbulohet nga investimi përkatës.

Ky sqarim bëhet si pasojë e pyetjeve të shpeshta që na janë drejtuar nga vetë qytetarët, për të shmangur çdo paqartësi apo keqkuptim.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Photos from Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan's post 13/12/2025

Sot, në lagjen Emin Matraxhiu, në rrugën Halit Narazani, u vunë në funksion linjat e reja të furnizimit me ujë. Kjo ndërhyrje synon një cilësi më të mirë të shërbimit dhe një furnizim më të qëndrueshëm me ujë për banorët e zonës.

Banorët ftohen të lidhen me linjat e reja, pasi linjat e vjetra nuk do të jenë më funksionale.

Punimet do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të qytetit, në kuadër të përmirësimit të sistemit të furnizimit me ujë. 💧

02/12/2025

📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan
📅 Ditën e nesërme, datë 3 Dhjetor 2025, gjatë orarit të drekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjithë qytetin, për shkak të punimeve në rrjet në 5 kryqëzime kryesore, ku po kryhet kalimi nga tubacionet e vjetra në tubat e rinj.
🔧 Punimet janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me ujë.
💧 Gjatë orarit të mbrëmjes, furnizimi me ujë do të rikthehet normalisht.
🙏 Ju kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim, dhe ju lutemi të merrni masat e nevojshme gjatë periudhës së ndërprerjes.

17/11/2025

📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT

Për shkak të reshjeve të dendura që priten gjatë ditëve në vijim, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan po ndjek nga afër situatën në rrjetin e kanalizimeve dhe shkarkimit të ujërave.
Nëse hasni probleme me grumbullim uji, bllokime të pusetave ose rrezik përmbytjeje pranë banesës apo biznesit tuaj, ju lutemi njoftoni menjëherë në numrin:

📞 +355 68 641 6064
📞 +355 69 475 0333

Ekipet tona do të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Faleminderit për bashkëpunimin!
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan

08/11/2025

Pas njoftimit të një defekti në orët e mbrëmjes në rrugën “28 Nëntori”, pranë konviktit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ekipet tona të punës dhe specialistët ndërhynë menjëherë në terren.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, u riparua me sukses tubi ekzistues DN 75, që furnizon me ujë konviktin.
🔧 Punimet u realizuan dhe përfunduan me sukses.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! 🙏💙

Photos from Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve's post 06/11/2025
28/10/2025

🚨 NJOFTIM PËR QYTETARËT 🚨
Të nderuar qytetarë, 👋
💧 Ju njoftojmë se, për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin e furnizimit me ujë dhe punimeve në linjat e reja, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë më:
📅 Data: 28.10.2025
🕓 Ora: gjatë orëve të mbrëmjes
💡 Ju lutemi që të gjithë qytetarët të marrin masat e nevojshme për furnizimin me ujë gjatë kësaj kohe.
🙏 Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! 🤝
💦 Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan

01/10/2025

🎀 Tetori Rozë
Edhe ne, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan sh.a, i bashkohemi fushatës kundër kancerit të gjirit.
Le të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të dashurve tanë! 💗

Photos from Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan's post 14/09/2025

💧 Pas 48 orësh punë intensive pa ndërprerje, duke përfshirë edhe orët e natës, situata e furnizimit me ujë në qytet është rregulluar plotësisht.

📅 Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, furnizimi me ujë ka rifilluar normalisht në të gjitha zonat e prekura.

🙏 Falënderojmë të gjithë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kësaj kohe.

ℹ️ Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Elbasan sh.a mbetet e angazhuar për të garantuar shërbim sa më cilësor për komunitetin tonë.

10/09/2025

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM

💧 Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Elbasan sh.a informon qytetarët se:
📅 Ditën e nesërme, datë 11.09.2025
⏰ Nga ora 12:00 deri në 24:00
👉 Do të ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të punimeve që do të kryhen në qytet, pjesë e investimit për instalimin e linjave të reja.

🗺️ Zonat e prekura:
• 🏘️ Lagjja Emin Matraxhiu
• 🏘️ Pjesërisht lagjja Shënkoll
• 🏘️ Pjesërisht lagjja Beqir Dardha
• 🏘️ Pjesërisht lagjja Çlirimi
• 🏘️ Pjesërisht lagjja Skëndërbej
• 🏘️ Pjesërisht lagjja Sul Papri
• 🏘️ Pjesërisht lagjja Qemal Stafa
• 🏘️ Pjesërisht lagjja Brigada 17 Sulmuese
• 🏘️ Pjesërisht lagjja Syrja Dylgjeri

🙏 Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!

ℹ️ Faleminderit për bashkëpunimin.

Want your business to be the top-listed Government Service in Elbasan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Lagja Brigata 17 Sulmuse
Elbasan
3001