Bashkia Elbasan

Bashkia Elbasan

Share

Faqja zyrtare e Bashkise Elbasan ne Facebook. Administron qytetin e Elbasanit.

Photos from Bashkia Elbasan's post 18/06/2026

✨ 🎭🎻Qendra Kulturore e Fëmijëve Elbasan përmbylli me sukses sezonin artistik përmes një koncerti fantastik, të ndezur nga talenti dhe energjia e artistëve të vegjël që ndjekin kurset pranë kësaj qendre.
Një falënderim i përzemërt për të gjithë pjesëmarrësit që dhuruan kaq shumë emocione në këtë mbrëmje të veçantë.👏

Photos from Bashkia Elbasan's post 17/06/2026

🎭 Teatri “Skampa” vijon të sjellë art dhe emocione për publikun elbasanas!

Faleminderit të gjithë qytetarëve që mbushën sallën dhe duartrokitën premierën e shfaqjes “Për një Fjalë Goje”, një bashkëprodhim i suksesshëm që përcolli mesazhe të forta njerëzore dhe emocione të veçanta.

Me interpretimin e shkëlqyer të Ledion Zoit, Erli Fortuzit dhe Ledio Lakos, nën regjinë e Altin Bashës, kjo vepër u mirëprit ngrohtësisht nga publiku.

📅 Shfaqja do të vijojë edhe më 17 dhe 18 qershor
🕗 Ora 20:00
📍 Teatri “Skampa”, Elbasan

🎟️ Rezervime:
📞 069 854 0085

Ju mirëpresim të përjetoni një mbrëmje të veçantë teatrore!

16/06/2026

Zjarrfikëset në terren, vijon operacioni për shuarjen e flakëve në ish-Metalurgjik

Pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë pasditen e sotme në një kompani që prodhon letra dhe produkte higjienike në zonën e ish-Metalurgjikut, shërbimet e MZSH-së kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Aktualisht në operacion janë angazhuar 12 mjete zjarrfikëse, 2 fadroma dhe 40 punonjës, edhe nga bashkitë fqinje, të cilët po punojnë në terren për menaxhimin e situatës.

Në vendngjarje ndodhen gjithashtu strukturat e Policisë së Shtetit, ndërsa operacioni vijon deri në neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit.

Bashkia Elbasan është e angazhuar në koordinimin e situatës së emergjencës dhe menaxhimin e saj në terren.

Photos from Bashkia Elbasan's post 16/06/2026

🏫 Vijon transformimi i shkollës 9-vjeçare të Shushicës, një prej institucioneve arsimore më të rëndësishme në zonat rurale të Bashkisë Elbasan.

🤝 Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, po realizojmë rikonstruksionin e plotë të godinës, duke krijuar kushte moderne dhe dinjitoze për rreth 320 nxënës dhe 35 mësues.

📚 Një investim i rëndësishëm dhe shumë i kërkuar nga banorët, në shërbim të arsimit dhe fëmijëve të Shushicës. ✨

15/06/2026

🎭 Komedia “PËR NJË FJALË GOJE” shkruar nga Nathalie Sarraute

🔹 ️Regjisor: Altin Basha

▶️ Në role: Ledion Zoi, Erli Fortuzi, Ledio Lako

◾️Kostumografe: Bukuroshe Sinanaj
◾️Përkthimi: Lorena Dedja
◾️Skenografia: Kliton Kapaj

🗓 1️⃣6️⃣ - 1️⃣7️⃣ - 1️⃣8️⃣ Qershor | 🕗ra 20:00
📍 Teatri "Skampa" Elbasan.

Ju mirëpresim në teatër !

15/06/2026

🎶 KUR TAKOHEN TRADITAT 🎶

Një mbrëmje e veçantë ku eleganca e operës botërore takohet me shpirtin e këngës shqiptare.

Në atmosferën unike të Muzeut Etnografik të Elbasanit, sopranoja Alisa Katroshi dhe pianisti Ardit Serica sjellin një koncert që ndërthur traditën, emocionin dhe bukurinë e muzikës së përjetshme.

Një udhëtim artistik mes arieve të njohura operistike dhe këngëve shqiptare që kanë lënë gjurmë në kujtesën tonë kulturore.

📅 18 Qershor 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Muzeu Etnografik i Elbasanit

Ju ftojmë të ndani me ne një mbrëmje ku muzika, historia dhe tradita bëhen një.

Mirë se vini! 🎼✨

12/06/2026

🙋‍♂️🙋‍♀️ Kalamajaaa bëhuni gati !
Shfaqja e re po vjen !
🎭 "AVENTURAT E P**I ÇORAPEGJATËS"

Një histori plot me surpriza, humor dhe argëtim për të vegjëlit !
Aventura që do t'ju magjepsin !

Regjia: Elona Mamo

▶️ Interpretojnë:
• Helia Demiraj
• Eglis Toska
• Ema Toci
• Erli Fortuzi
• Sergita Varfi

🗓 13 -14 Qershor 🕥ra 10:30
📍Teatri "Skampa" Elbasan.

👉 Fëmijë, sillni prindërit dhe gjyshërit në teatër !

Photos from Bashkia Elbasan's post 12/06/2026

Qendra e Formimit Profesional Publik Elbasan u kthye në kryeqendrën e gastronomisë shqiptare, duke mirëpritur 10 Qendra të Formimit Profesional nga e gjithë Shqipëria në një garë plot talent, kreativitet dhe shije!

​Ky aktivitet kombëtar i mbështetur nga AKPA, Bashkia Elbasan dhe ZVA Elbasan dëshmoi edhe një herë se formimi profesional është ura më e sigurt drejt tregut të punës dhe zhvillimit ekonomik.

​Kursantët magjepsën me aftësitë e tyre në artin e kuzhinës dhe pastiçerisë.​Një juri profesionale e përbërë nga kryemjeshtrit e njohur Gezim Musliaka dhe Miklovan Zeqo garantoi një proces vlerësimi cilësor dhe transparent.

Photos from Bashkia Elbasan's post 11/06/2026

Sot u zhvillua eventi përmbyllës i projektit “Të rinjtë për Tregun e Punës në Elbasan, Cërrik, Librazhd dhe Prrenjas”, zbatuar nga Fondacioni Joscelyn, në partneritet me Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP Albania, Shërbimi Publik Suedez i Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në partneritet me AKPA.

Ky projekt kishte në fokus mbështetjen e të rinjve në situata vulnerabël, veçanërisht të rinjtë NEET, për t’i afruar ata me tregun e punës përmes këshillimit për karrierë, formimit profesional, praktikave profesionale, praktikave të paguara, vetëpunësimit dhe punësimit.

✅ 164 të rinj u angazhuan në katër bashkitë e synuara
✅ 60 të rinj u përfshinë në rrugëtime konkrete drejt punësimit
✅ 15 të rinj përfunduan kurse profesionale në kuzhinë dhe parukeri
✅ U hartuan Plane Individuale Zhvillimi për të rinjtë pjesëmarrës
✅ U forcuan lidhjet mes të rinjve, institucioneve lokale, AKPA, bashkive dhe sektorit privat.

Gjatë eventit u ndan edhe histori suksesi nga të rinj që kanë nisur bizneset e tyre, janë punësuar ose kanë përfituar nga praktika dhe mundësi profesionale. Roalb, Fjoralba, Umer, Alesia, Denisa dhe Enxhi janë disa nga shembujt frymëzues që tregojnë se me mbështetjen e duhur, të rinjtë mund të ndërtojnë rrugën e tyre drejt punësimit dhe pavarësisë ekonomike.

Në përmbyllje të aktivitetit, u shpërndahen certifikata për 60 të rinjtë që kanë përfunduar me sukses ciklin e këshillimit drejt punësimit.

Projekti “Të rinjtë për Tregun e Punës në Elbasan - Cerrik - Librazhd & Prrenjas” zbatuar nga Fondacioni Joscelyn në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan zhvilluar në kuadër të projektit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Want your business to be the top-listed Government Service in Elbasan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rruga "Qemal Stafa", Sheshi "Aqif Pasha"
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 19:00