08/06/2026
"Helmimet ushqimore" dhe "Siguria ushqimore" ne kuader te dites boterore te sigurise ushqimore ishte nje teme e zhvilluar nga infermierja e Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare qe punon me perkushtim me nxenesit e kesaj shkolle.
Shkollat per Shendetin
Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
08/06/2026
Hemofilia është një çrregullim i trashëguar gjenetikisht që pengon koagulimin (mpiksjen) normal të gjakut, duke shkaktuar gjakderdhje të zgjatura edhe pas lëndimeve të vogla. Ajo shkaktohet nga mungesa e proteinave të quajtura "faktorë koagulimi".
Format kryesore të Hemofilisë
Ekzistojnë dy lloje kryesore të kësaj sëmundjeje:
Hemofilia A: Shkaktohet nga mungesa e Faktorit VIII. Është forma më e zakonshme dhe prek rreth 80% të pacientëve.
Hemofilia B: Shkaktohet nga mungesa e Faktorit IX. Njihet ndryshe edhe si sëmundja e Krishtmas.
Kjo teme u zhvillua ne Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare
Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare
08/06/2026
Shkolla Jorgji Dilo zhvilloi panairin ushqimor me klasat e ciklit fillor duke na rikujtuar sa e rendesishme eshte ushqyerja e shendetshme.
Shkollat per Shendetin
Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
08/06/2026
❤️ Bashkë për më shumë kujdes ndaj shëndetit!
Në Qendrën Shëndetësore Gostimë u zhvillua aktiviteti në kuadër të fushatës MMM – Maji, Muaji i Matjes së Presionit Arterial, ku shumë qytetarë iu bashkuan nismës për të kontrolluar presionin arterial dhe për t’u informuar më shumë mbi hipertensionin.
🩺 Një m***e e thjeshtë mund të bëjë diferencë të madhe për shëndetin tuaj.
Hipertensioni shpesh nuk ka simptoma, ndaj kontrolli i rregullt është shumë i rëndësishëm.
📍Ju ftojmë të gjithëve t’i bashkoheni fushatës sonë gjatë gjithë muajit maj dhe qershor — ejani të matni presionin arterial dhe të kujdesemi së bashku për një komunitet më të shëndetshëm!
May Measure Month
Qendra Socio-Shendetesore Gostime
Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
08/06/2026
🍎🥕 A konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime?
Ushqyerja e shëndetshme fillon me zgjedhje të thjeshta çdo ditë.
Konsumimi i të paktën 400 gr fruta dhe perime në ditë ndihmon në përmirësimin e shëndetit, forcimin e sistemit imunitar dhe uljen e rrezikut për shumë sëmundje kronike.
Frutat dhe perimet janë burime të rëndësishme të vitaminave, mineraleve, fibrave dhe antioksidantëve për të cilat organizmi ka nevojë.
Kujdesuni për shëndetin tuaj.
08/06/2026
💙 Disa këshilla të vlefshme për të mbrojtur shëndetin e qafës dhe për të parandaluar dhimbjet:
✔️ Mbajeni qafën në linjë të drejtë me trupin dhe shmangni përkuljet e zgjatura përpara. 🧍♀️
💻 Rregulloni ekranin e kompjuterit në nivelin e syve, për të shmangur ngritjen ose uljen e tepërt të kokës.
📱 Kufizoni përdorimin e telefonit me kokën e përkulur poshtë – mbajeni pajisjen në nivelin e syve.
⏱️ Bëni pushime të shkurtra dhe lëvizni qafën çdo 30–60 minuta për të reduktuar tensionin muskulor.
🏃♀️ Forconi muskujt e qafës dhe të shpinës – ushtrimet e thjeshta ndihmojnë në ruajtjen e një qëndrimi të drejtë dhe të shëndetshëm.
✨ Kujdesi për qëndrimin e trupit dhe aktiviteti i rregullt fizik janë çelësi për të parandaluar dhimbjet dhe për të ruajtur mirëqenien tuaj.
08/06/2026
🚭 Tymi i duhanit dëmton edhe ata që nuk e pinë.
Fëmijët që ekspozohen ndaj DUHANPIRJES PASIVE në ambientet familjare, rrezikojnë probleme serioze shëndetësore.
📌Duhanpirja pasive :
✔️ Dëmton mushkëritë e fëmijëve
✔️ Shkakton probleme me frymëmarrjen
✔️ Rrit rrezikun për infeksione dhe alergji
Ajri i pastër është e drejtë për të gjithë.
Mbro ata që do! 💛
08/06/2026
🟣 Dita Botërore e Tumoreve të Trurit
Sot është një ditë për ndërgjegjësim, kujdes dhe shpresë. Tumoret e trurit mund të shfaqen me simptoma neurologjike të vazhdueshme që nuk duhen neglizhuar.
Diagnostikimi i hershëm dhe konsultimi në kohë me mjekun mund të bëjnë diferencën në trajtim dhe në cilësinë e jetës së pacientëve.
Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe drejtohuni te mjeku nëse simptomat vazhdojnë.
08/06/2026
HARTA E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE
HARTA E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE