Rajoni 1

Rajoni 1

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Rajoni 1, Political organisation, Elbasan.

26/06/2026
Photos from Adi Qose's post 26/06/2026
17/06/2026

🟢LAJM SHUMË I MIRË PËR SHQIPËRINË!🇦🇱🇪🇺

Me 483 vota pro, Parlamenti Europian miratoi sot Rezolutën për Shqipërinë, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje për rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ky nuk është thjesht një votim në një institucion europian. Është një vlerësim për progresin që Shqipëria ka bërë ndër vite, për reformat e ndërmarra dhe për përkushtimin e qytetarëve shqiptarë që kanë zgjedhur pa asnjë lëkundje rrugën europiane.

Natyrisht, kemi ende shumë punë për të bërë. Integrimi nuk është një destinacion që na dhurohet, por një proces që fitohet çdo ditë me reforma, standarde dhe rezultate konkrete. Por ky vendim tregon se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur dhe se puna e bërë po njihet e vlerësohet nga partnerët tanë europianë.

Mirënjohje për të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian që mbështetën këtë rezolutë, si dhe për Raporterin për Shqipërinë, Andreas Schieder, për punën e tij të vyer në mbështetje të procesit të integrimit të vendit tonë.

Shqipëria i përket Europës dhe çdo hap përpara në këtë rrugëtim është një fitore për çdo qytetar shqiptar. 🇦🇱⭐️🇪🇺

🚀

Want your business to be the top-listed Government Service in Elbasan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Elbasan
3001