Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier

Share

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetesor Fier Drejtoria Rajonale e Shendetesise Fier

Photos from Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier's post 14/04/2026

Sot ne shkollen"Mark Dashi"u zhvilluan dy tema shume te rendesishme me femijet,ushqyerja e shendetshme dhe ndergjegjesimin per autizmin.

Permes diskutimeve dhe aktiviteteve te thjeshta,femijet mesuan sa e rendesishme eshte te kujdesemi per trupin tone duke zgjedhur ushqime te shendetshme,por edhe te tregojme mirekuptim,respekt ndaj cdo bashkemoshtari.

Photos from Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier's post 08/04/2026

Takim ndërgjegjësues me nxënës në shkollën "Jani Bakalli' .
🧩 Autizmi nuk është sëmundje – është një mënyrë ndryshe për të parë botën.
Çdo fëmijë me autizëm është unik. Ata mund të shprehen ndryshe, të komunikojnë ndryshe dhe të ndjejnë botën në mënyrën e tyre të veçantë. Por një gjë është e njëjtë ,ata kanë nevojë për dashuri, mirëkuptim dhe pranim.

02/04/2026

Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, le të ndalemi për një moment dhe të reflektojmë mbi rëndësinë e pranimit, mirëkuptimit dhe mbështetjes.

Autizmi nuk është një kufizim – është një mënyrë unike për të parë dhe përjetuar botën. Çdo fëmijë dhe çdo individ në spektrin autik ka potencial, ndjenja dhe aftësi që meritojnë të vlerësohen.

Photos from Shërbimi Stomatologjik Publik Fier's post 31/03/2026
24/03/2026

24 Mars - Dita Botërore e Tuberkulozit
Tuberkulozi (TB) është një sëmundje infektive që prek më shpesh mushkëritë dhe përhapet nëpërmjet ajrit kur një person i sëmurë kollitet, teshtin ose flet
Simptomat kryesore
• Kollë që zgjat mbi 2–3 javë
• Temperaturë e lehtë e vazhdueshme
• Djersitje nate
• Humbje peshe dhe oreksi
• Lodhje e vazhdueshme
• Ndonjëherë gjak në pështymë

Photos from Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier's post 18/03/2026

Sot ne kuader te"Dites Boterore te Higjenes Orale" u zhvillua nje aktivitet ndergjegjesues ne kopshtin Nr.3 te qytetit.Gjate ketij aktiviteti,femijeve iu shperndane furca dhembesh dhe u fol per rendesine e kujdesit te higjienes orale qe ne moshe te hershme.Edukimi mbi larjen e rregullt te dhembeve eshte nje hap i rendesishem drejt nje shendeti te mire dhe parandalimit te problemeve dentare ne te ardhmen.

🦷🪥"Dhembe te Shendetshem-Buzeqeshje e Bukur"😄 😁

Photos from Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier's post 12/03/2026

Në kuadër të Javës Botërore të Glaukomës, u zhvillua një aktivitet depistues në bashkëpunim me Retina Institute, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe zbulimin e hershëm të Glaukomës.

Qytetarëve iu ofrua matja e tensionit të syrit, si dhe kontrolli i tensionit arterial, të shoqëruara me këshilla shëndetësore për parandalimin dhe kontrollin e faktorëve të rrezikut.

Aktivitete të tilla kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit dhe në nxitjen e kontrollit periodik, duke kontribuar në zbulimin e hershëm dhe parandalimin e komplikacioneve që mund të ndikojnë në shikim dhe në shëndetin e përgjithshëm.

Photos from Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier's post 06/03/2026

Gjatë një takimi me nxënës në shkollën “Liri Gero” u diskutua për zgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme, rëndësinë e konsumit të frutave dhe perimeve, si dhe kufizimin e ushqimeve të përpunuara dhe pijeve me sheqer.
Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit tek fëmijët për të ndërtuar zakone të shëndetshme ushqimore që ndikojnë pozitivisht në rritjen, zhvillimin dhe performancën në shkollë.

Photos from Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier's post 05/03/2026

Ushqyerja e shëndetshme është çelësi për menaxhimin e sëmundjeve kronike

Një regjim i balancuar ushqimor ndihmon në kontrollin e diabetit, hipertensionit dhe problemeve të zemrës.

✅ Konsumoni më shumë perime, fruta të freskëta, drithëra integrale dhe bishtajore
✅ Zgjidhni mish të bardhë dhe peshk, kufizoni mishrat e përpunuar
✅ Ulni kripën për të mbajtur nën kontroll tensionin arterial
✅ Kufizoni sheqernat dhe ëmbëlsirat për stabilizimin e glicemisë
✅ Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës

Want your business to be the top-listed Government Service in Fier?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Jani Bakalli
Fier
34

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00