27/11/2024
📢 Forume Rajonale për Vlerësimin Bio-Psiko-Social 🌍
Në kuadër të forcimit të dialogut ndërmjet nivelit lokal, rajonal dhe qendror për zbatimin e vlerësimit bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar, po organizohen 12 forume rajonale me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe UNICEF.
Këto forume kanë për qëllim:
✅ Shkëmbimin e praktikave të mira.
✅ Forcimin e mekanizmave të referimit dhe planeve sociale lokale.
✅ Bashkëpunimin ndërmjet aktorëve kryesorë në fushën e aftësisë së kufizuar dhe shërbimeve sociale.
Pjesëmarrësit përfshijnë drejtues të shërbimit social rajonal, punonjës socialë, administratorë socialë dhe profesionistë të tjerë të angazhuar në këtë fushë.
💡 Së bashku, synojmë të ndërtojmë mekanizma më të fortë dhe të integruar për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara.
23/10/2024
🎀Tetori rozë na bëri bashkë me gratë, nënat, motrat për kauzën e shëndetit të tyre nën moton 🌸
🩺 Ekzaminimi i hershëm shpëton jetë ,➡️ndaj le të tregojmë vëmendje ndaj çdo ndryshimi që ne hasim në trupin tonë.
🎗️
🎗️
🎗️ 🌸
Në mbështetje të çdo gruaje që po lufton në këtë betejë jo të lehtë por me mbështetje,kurajo,mirëkuptim dhe dashuri🎈mund t’ja dali 💪.
🙏Ky aktivitet u mbështet nga " Leave no one behind 2 " një program i përbashkët Kombeve të Bashkuara që financohet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga katër agjenci të Kombeve të Bashkuara UNDP, UNFPA,UNICEF dhe UN Women në partneritet me Qeverinë Shqiptare.
01/10/2024
🎀
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Tetorit Rozë nis fushatën e Kancerit të Gjirit 🎀.
Për çdo çast sa do të vogël që e kalojmë pranë njerëzve të dashur, ia vlen të jetosh, gjithmonë e fortë dhe me shëndet të plotë. Zbulimi i hershëm, përmes mamografisë, rrit ndjeshëm shanset e parandalimit të sëmundjes, duke mundësuar një jetë më të shëndetshme dhe më të fortë pranë njerëzve të dashur.
31/08/2024
Mjekët e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy femijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij.
E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë.
Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndeshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja.