Njësia Administrative Odrie

Njësia Administrative Odrie

Share

Njësi e Administrimit Publik të Qeverisjes Vendore
Bashkia Gjirokastër

Photos from Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural's post 07/05/2026

Në takimin e sotëm të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Gjirokastër, u njohëm nga afër me skemën e re të mbështetjes për zhvillimin rural, të prezantuar nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR). 🤝
Fermerët tanë janë në fokus të këtij procesi informimi, pasi suksesi i investimeve të tyre nis me njohjen e saktë të lehtësive financiare. Angazhimi ynë është që çdo fermer i zonës sonë të jetë plotësisht i informuar dhe të përfitojë maksimalisht nga kjo mbështetje. 📍

06/05/2026

KALENDARI AKTIVITETEVE MUAJI MAJ🌼

Photos from Flamur Golemi's post 17/04/2026
17/03/2026

Njoftim

Ditën e mërkurë,datë 18.03.3026 OSHEE do të kryejë remont në fiderat Industri,Kardhiq dhe Lunxheri, Nënstacioni Gjirokastër e Vjetër. Në intervalin kohor ora 09.00-15.00 do të ketë stakim të energjisë për abonentët në njësitë administrative Cepo,Odrie,Picar dhe Lunxhëri.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

15/01/2026




📍 Pranë banorëve të Labovës së Madhe

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave është dëmtuar rruga kryesore në hyrje të fshatit Labovë e Madhe, që lidh fshatin me Labovën e Vogël dhe rrugën nacionale, duke bërë të pabanueshme tre banesa.

Bashkia Gjirokastër, nën kujdesin e Kryetarit të saj, z. Flamur Golemi, ka ndërmarrë menjëherë masat për evakuimin dhe sistemimin e familjeve të prekura, duke garantuar strehimin në kuadër të emergjencës.

Situata është vlerësuar në terren në bashkëpunim me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.

Njësia Administrative Odrie shpreh mirënjohjen për angazhimin institucional në garantimin e sigurisë së banorëve të Labovës së Madhe.

12/01/2026




Ka ngjarje për të cilat fjalët janë të tepërta.

Fenomenet e fundit natyrore, të tilla si rrëshqitje dherash , kanë prekur edhe Njësinë Administrative Odrie, e njohur për terren të qëndrueshëm, pavarësisht karakterit kryesisht kodrinor -malor.

Nuk kemi fuqi të ndalim forcat e natyrës, por mënyra se si përballemi dhe ringrihemi ka rëndësi thelbësore.

Segmenti rrugor Subash – Tërbuq – Labovë e Madhe, pavarësisht problematikave të rishfaqura pas dëmtimeve në tre pika, është nën monitorim dhe ndërhyrje të përditshme, me qëllim garantimin e qarkullimit të automjeteve dhe aksesit për banorët.

Falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuuan gjatë këtyre ditëve me përulësi, përkushtim dhe sakrificë, duke treguar mirëkuptim për situatën e vështirë.

🙏 Nga përpjekjet e përditshme gjatë kësaj jave për eliminimin e dëmeve në rrugë dhe për ta bërë këtë segment të kalueshëm dhe me qasje për banorët.

11/01/2026




Reshjet intensive të ditëve të fundit, të papara prej vitesh, kanë shkaktuar problematika në disa zona të Njësisë Administrative Odrie.

Falë monitorimit të vazhdueshëm dhe ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të Bashkisë Gjirokastër, u shmangën dëmet në rezervuarin e vaditjes në fshatin Andon Poçi, i cili u tejmbush si pasojë e prurjeve të larta nga reshjet.

Ndërhyrja e shpejtë, përmes hapjes së një kanali devijues shtesë për shkarkimin e ujërave të tepërta, bëri të mundur menaxhimin e situatës pa pasoja për banorët dhe infrastrukturën.

08/01/2026
03/12/2025

KALENDARI I AKTIVITETEVE DHJETOR 2025🥳🎄🎁

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjirokastër?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Andon Poçi
Gjirokastër

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00