12/06/2026
🇦🇱🇪🇺 Grupi i Programit “Riintegrimi Social” ne qytetin e Memaliajt mori pjesë në një leksion të hapur dhe diskutim interaktiv mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, sfidat aktuale dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit europian.
Të rinjtë patën mundësinë të ndajnë mendimet dhe pyetjet e tyre në një debat të hapur me Profesor Arjan Gjinin dhe Drejtoreshën e AKPA Gjirokastër, të cilët sollën perspektiva të vlefshme mbi zhvillimin e vendit dhe rëndësinë e përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset integruese.
Ky aktivitet u zhvillua nën këshillimin dhe rekomandimet e znj. Lindita Luzo, këshilluese e organizatës CHWB, duke krijuar një hapësirë frymëzuese për dialog, reflektim dhe angazhim qytetar.
🌍 Së bashku ndërtojmë një të ardhme më europiane për Shqipërinë!
Gjirokastër TëRinjtë IntegrimiEuropian
01/06/2026
Ke një ide biznesi, por je i papunë dhe nuk ke të ardhura❓
Apliko për mbështetje përmes programit të Vetëpunësimit, deri më datë 4 Qershor 😀
Ja se si funksionon:
✅Punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë biznesi, trajnohen dhe mbështeten nga ekspertë të kualifikuar.
✅Së bashku, zhvillojnë një plan të konsoliduar të biznesit.
✅Planet me të mira financohen deri në vlerën 1.000.000 lekë🤝
Apliko përmes e-Albania në shërbimin “Kërkesë për pjesëmarrje në prohramin e vetëpunësimit”👇
https://e-albania.al/ServiceDetails/16366
💡Jetësoje idenë tënde!
01/06/2026
📍DRAKPA Gjirokastër ,nënshkroi sot një marrëveshje trepalëshe ndërmjet Bashkisë Tepelenë 🏯dhe Kujdesit Shëndetësor Tepelenë, në kuadër të realizimit të programit për punë në komunitet.
Nepërmjet kësaj marrëveshjeje🤝u mundësua punësimi i 24 personave, si dhe emërimi i një mbikeqyrësi për koordinimin dhe ndjekjen e punës në terren.
Ky bashkëpunim ✍🏻 synon përmirësimin e shërbimeve në komunitet, rritjen e mirëqënies sociale dhe ofrimin e mundësive konkrete për integrimin në tregun e punës 👷♂️👷♀️te qytetareve perfitues.🌞
#
23/05/2026
📍Në Bashkinë Memaliaj së bashku me Prefektin e Qarkut znj. Albana Hasanaj prezantuam Programin “Riintegrimi Social”, një program 6-mujor i fokusuar në këshillimin, mbështetjen dhe riintegrimin e të rinjve dhe personave të regjistruar për më shumë se 6 muaj në zyrat e punësimit drejt tregut të punës.
Ky program mbështetet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në bashkëpunim me Cultural Heritage Without Borders, me synimin për të fuqizuar të rinjtë dhe grupet në nevojë, veçanërisht personat që përballen me vështirësi në integrimin në tregun e punës dhe që kanë mbi 6 muaj të papunë, përmes ngritjes së kapaciteteve dhe krijimit të mundësive konkrete për punësim.
Mbështetja ndaj të rinjve dhe grupeve më të ndjeshme mbetet investimi më i rëndësishëm për një shoqëri më të fortë dhe një të ardhme më të sigurt. 🤝