LIVE KESHILLI GRAMSH
Këshilli Bashkiak Gramsh
Këshilli Bashkiak si organ përfaqësues i Bashkisë
04/12/2025
Mbledhja Nentor KESHILLI GRAMSH Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.
05/11/2025
Mbledhja e KB Gramsh Tetor 2025
Mbledhja e Keshillit Bashkiak Gramsh, 31 Tetor 2025 Mbledhja e Keshillit Bashkiak Gramsh, 31 Tetor 2025
05/11/2025
Mbledhja e KB Gramsh Shtator 2025
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Gramsh, 30.09.2025 Mbledhja e Këshillit Bashkiak Gramsh, 30.09.2025
KOMUNIKIM PUBLIK!
▪︎Sot më datë 30.09.2025 ora 10 :00 në sallën e mbledhjeve tek Nënprefektura,u mbajt mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak Gramsh!
▪︎Duke u mbështetur në nenin 23 të Kushtetutës,Ligjit nr.139/2015 për "Vetëqeverisjen Vendore",i ndryshuar,Ligjit nr.119/2014 për "Drejtën e Informimit",doja t'ju informoja për rendin e ditës si më poshtë:
1.Për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Gusht 2025 (fondi 6%).
*Për këtë muaj përfituan 39 familje/individ në nevojë!
*U miratua.
2.Për miratimin e projektit të dytë të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026-2028 për Bashkinë Gramsh.
*Në lidhje me miratimit të projekti të parë të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026-2028 nuk u dha ndonjë rekomandim konkret nga Ministria e Financës,kjo duke e parë dokumentin e hartuar si në përputhje me legjislacionin financiar vendor dhe prioritetet zhvillimore të bashkisë,ku duhet të përmendim thelbin e këtij materiali voluminoz të cilat janë:
a).Ndërtimi i Ujësjellësit Trashovicë-Zgjup fushë-Silarë,si marrëveshje me shoqërinë "Hidropower" sh.a,e cila e ka detyrim kontraktual të papërmbushur me bashkinë!
b).Rehabilitimi i rrugës Silarë-Kutërqarë!
c).Ndërtimi i Ujësjellësit Zenelas-Nartë-Skënderbegas,kjo duke i hapur rrugë edhe mundësisë së investimit të rrugës Nartë -Skënderbegas qëndër (loti i II)!
ç).Ndërtimi i Ujësjellësit Bulçar-Kodovjat-Bersnik!
d).Ndërtimi i Ujësjellësit të Kabash*t!
e).Gjetja e zgjidhjes së projektit për ndërtimin e Ujësjellësit për fshatin Tunjë qëndër,Tunjë e re dhe fshatin Duzhë,nëpërmjet projeteve me puse thëllësie me prurje të konsiderueshme uji,duke parë që projekti Shëmrizë-Tunjë ka kosto të madhe për arsye të relievit malor!
f).Prioritet infrastruktura rrugore rurale,ku vecanërisht për zonat me potencial turistike dhe agroturizëm malor,veçanërisht segmentet Bulçar-Teqe Dushkut,Bulçar-Lenie,Nartë-Sotirë etj!
Të gjitha këto prioritete,që tashmë janë selektuar në këtë material,do t'u vihet në dispozicion në dëgjesat me komunitetin dhe grupet e interesit në bazë të ligjit nr.146/2014 për "Njoftimet dhe Konsultimet Publike",që do të mbahen në muajt në vijim,derisa të përmbyllet raporti final më datë 15.11.2025 që i dërgohet Ministrisë së Financave dhe shqyrtimit për miratim së bashku me p/Buxhetin vjetor për vitin 2026!
*U miratua.
3.Për miratimin e sistemit të pikëzimit për familjet që kërkojnë të përfitojnë nga programet sociale të strehimit (Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë).
*U miratua.
4.Për miratimin e vlerës maksimale të subvencionimit të qirasë dhe nivelit të qirasë mesatare në treg të lirë.
*Miratimi i kritereve teknike,për vijimin e implementimit të këtij programi social në praktikë,sipas kritereve ligjore që aplikuesit plotësojnë!
5.Kërkesat e qytetarëve.
*Miratimi i Komisionit të Shëndetsisë e cila propozoj akordimin e ndihmës financiare për arsye specifike shëndetsore për shtetasit:
1.M.Sharku;
2.S.Franko;
*U miratua.
KOMUNIKIM PUBLIK!
▪︎Sot më datë 30.01.2025 ora 10°° në sallën e mbledhjeve tek Nënprefektura,u mbajt mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak Gramsh!
▪︎Duke u mbështetur në nenin 23 të Kushtetutës,Ligji nr.139/2015 për "Vetëqeverisjen Vendore",i ndryshuar,neni 17,Ligjit nr.119/2014 për "Drejtën e Informimit",doja t'ju informoja për rendin e ditës si më poshtë:
1.Për miratimin e ndihmës ekonomike për muajin Dhjetor 2024 (fondi 6%).
*Për këtë muaj përfitojnë 37 familje në nevojë!
U miratua.
2.Për miratimin e shumës së bashkëfinancimit,por edhe të kërkesave për bashkëfinancimin e qirasë për disa familje në nevojë bazuar në programet sociale për strehimim e banorëve të Bashkisë Gramsh me qëllim përfitimin e fondeve buxhetore!
*Nga ky program social strehimi përfituan 37 familjet konkretisht;
*U miratua.
3.Për miratimin e shumës së bashkëfinancimit,dhe kërkesave për përfitimin e granteve konkuruese për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese për disa familje në nevojë,bazuar në programet sociale për strehimin e banorëve!
*U miratua.
4.Për miratimin dhe zbatimin e Planit të Integritetit për Bashkinë Gramsh.
*U miratua.
5.Për miratimin e kontratës së "Shërbimit publik për pranimin,depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve të bashkisë Gramsh" në "Impjantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasanit",midis bashkisë Gramsh dhe Shoqërisë "ECO-ELB"sh.a.
*U miratua.
6.Relacioni për mundësinë e përdorimit të fondit pyjor dhe kullosor,si dhe miratimin në parim të dhënies në përdorim/heqjes të fondit pyjor dhe kullosor në pronësi të bashkisë Gramsh,si dhe administrimin e kullotave dhe livadheve si dhe dhënien e ture me qira fermerëve fizikë dhe juridikë me anë të kontratave qiradhënëse.
*U miratua.
7.Për miratimin e të Ardhurave të Trashëguara për vitin 2024.
*U miratua.
8.Për miratimin e numrit maksimal të punonjësve dhe nivelin e pagave e shpërblimeve,të punonjësve e personave të emëruar ose zgjedhur të Bashkisë Gramsh,për vitin 2025.
*U miratua.
9.Për miratimin e bashkëpunimit të bashkisë Gramsh me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) të projektit me objekt "Rikonstruksionin e Stadiumit "Myslym Koçi" e ngritur me bashkëfinancim 50/50 të kësaj infrastrukture në qytetin e Gramsh*t.
*U miratua.
10.Kërkesat e qytetarëve.
*Trajtimi me prioritet i rasteve më specifike për ndihmë financiare,nëpërmjet fondit rezervë ku përfituan;
1.Guxim Hoxha
2.Florenc Sene
3.Alush Miraka
4.Petro Koçi
Sa për rastet e tjera ato i kaluan instancave për shqyrtimin e rast pas rasti,në mënyrë që të plotësojnë kriteret strikte ligjore!
*U miratua.
23/09/2024
25/03/2024
KOMUNIKIM PUBLIK!
Sot më datë 27.12.2023 ora 10°° në katin e dytë tek pallati Kulturës "Thoma Prifti",u mbajt mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Gramsh!
Duke u mbështetur në nenin 23 të Kushtetutës,Ligjit nr.139/2015 për "Vetëqeverisjen Vendore",i ndryshuar,Ligjit nr.119/2014 për "Drejtën e Informimit",doja t'ju informoja për rendin e ditës si më poshtë:
1.Për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Nëntor 2023 (fondi 6%).
*U miratua.
2.Për një shtesë në vendimin nr.77,datë 30.11.2023 për "Trajtimin ekonomik të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore profesionale për vitin shkollor 2024.
*Pati dy shtesa kuotash për nxënës që i plotësojnë kriteret ligjore,sipas VKM-së përkatëse.
*U miratua.
3.Për një shtesë orari në linjën e transportit rrethqytetas Gramsh-Vidhan dhe anasjelltas.
*Kjo pikë u hoq nga rendi i ditës për arsye të paplotësisë së dokumentacionit.
4.Për disa ndryshime në vendimin nr.96,datë 30.12.2019 "Për mitatimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore,administrimin e tyre si dhe penalitetet për shkeljet apo kundravajtjet administrative.
*U miratua.
5.Për miratimin e numrit maksimal të punonjësve dhe nivelin e pagave e shpërblimeve,të punonjësve e personave të emëruar ose zgjedhur të bashkisë Gramsh,për vitin 2024.
*U miratua.
6.Për nxjerrjen jashtë përdorimit të zyrave të bashkisë dhe institucioneve të saj.
*U miratua.
7.Për miratimin e Programit Buxhetor të vitit 2024.
*Në lidhje me shqyrtim miratimin e p/Buxhetit për vitin 2024 ju drejtova me këto pyetje drejtorisë së financës;
P/Buxheti i vitit 2024 kalon shumën mbi 620 milion lekë (të reja),ku kemi rritje me 26 milion ose 260 milionë në krahasim me vitin 2023.
Investimet publike vijojnë:
i).Rikontruksioni i rrugës së gjimnazit.
ii).Rikonstruksioni i rrugës te NJVKSH-ja.
iii).Rikonstruksioni i rrugës mbrapa Muzeut.
iv).Rikontruksioni i rrugës pranë QKF.
v).Rikontruksioni i rrugës Koçaj.
vi).Rikontruksioni i rrugës te ish/fabrika e qumështit.
vii).Rikontruksioni i rrugës tek Agjensia.
viii).Rikonstruksioni i rrugës Asfaltim i lagjjes Pishaj ish/mulliri.
ix).Blerje makineri të rënda.
x)Rikonstruksion Asfaltim rruge Fshatit Mashan.
xi)Rikonstruksioni i terreneve sportive.
*U miratua.
8.Diskutim për problematikat e Qarkullimit Rrugor në qytetin e Gramsh*t.
*Kjo pikë do diskutohet në një takim me përfaqësues të bashkisë,këshillit dhe policisë rrugore për të dëgjuar edhe mendimin e ekspertëve të fushës.
9.Kërkesat e qytetarëve.
*Nga kërkesat e shqyrtuara u miratuan për ndihmë financiare për arsye shëndetsore këto;
9.1.Kërkesa e znj.Sabire Baku.
9.2.Kërkesa e znj.Klarita Ziu.
9.3.Kërkesa e z.Shahin Hoxholli.
9.4.Kërkesa e z.Edmond Kasmi.
Shënim:Për kërkesat e tjera të paraqitura pranë sekretarisë së këshillit,janë administruar dhe do t'i përcillen Komisionit të Shëndetsisë për t'u shqyrtuar mbledhjen e ardhshme.
*U miratua.
10.Propozimi nga kryetari bashkisë dhe vijimi proçedurave për vendosjen e emrit të parkut të lodrave në lagjjen "Sporti 2",emrin Fation Bici (të ndjerit), si dhe pajisja e kendit me lojerat qe mungojnë.
*U miratua.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Gramshi
3301
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 15:00 |
| Tuesday | 08:00 - 15:00 |
| Wednesday | 08:00 - 15:00 |
| Thursday | 08:00 - 15:00 |
| Friday | 08:00 - 15:00 |

08/09/2025