Zjarrefikësit Kamëz
TELEFONO 128
04/05/2022
Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Mirënjohje atyre që kujdesen për ne !👨🚒🚒🔥
Zjarrfikësit vijnë për të ndihmuar në situata të ndryshme, mirëpo, ndihma e tyre më e madhe dhe më e rëndësishme është në rast të zjarreve. Katër maji është Dita Ndërkombëtare e zjarrfikësve. Kjo ditë ndërkombëtare ka filluar të shënohet që nga viti 1999, për nder të pesë zjarrfikësve australian, të cilët e kanë humbur jetën në krye të detyrës, në një zjarr në fund të vitit 1998 në vendin e quajtur Linton.
Simboli i ndërlidhur me këtë ditë është shiriti dyngjyrësh (kaltër dhe kuq). Këto ngjyra janë zgjedhur sepse ato janë simboli i zjarrit (e kuqja) dhe i ujit (e kaltra), ndërsa këto dy ngjyra njihen edhe si ngjyrat e ndihmës së shpejtë.
“Në shërbimin zjarrfikës luftojmë kundër armikut të përbashkët – zjarrit 🔥– pa marrë parasysh se nga cili vend jemi, çfarë uniforme kemi veshur apo se çfarë gjuhe flasim”.
Zjarrfikësit luajnë rol të veçantë edhe në shoqërinë tonë. Mjafton t’i kujtoni zjarret gjatë verës, kur ata luftojnë me orë të tëra që ato zjarre të mos përhapen dhe të mos i kërcënojnë zonat e banuara. Kushedi sa herë i keni parë kamionët e zjarrfikësve duke kaluar nëpër qytet nën oshtimën e sirenave të tyre, kurse ne timon shihen fytyrat e brengosura të cilët shpresojnë se do të arrijnë me kohë?
Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, nderohen edhe të gjithë ata që shërbejnë në shërbimet e emergjencave: ekspertëve për materie të rrezikshme, ekspertëve për parandalimin e zjarreve, zjarrfikësve me pagesë, zjarrfikësve vullnetarë të cilët luftojnë me zjarret në zonat e largëta, zjarrfikësve që manipulojnë me pajisjet e rënda, teknikëve mjekësor në shërbimet emergjente, etj.
16/12/2021
25/11/2021
MBILL NJË PEMË 🌲, DHURO NJË JETË !
Sot me datë 25.11.2021 ,në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, Shërbimi Zjarrfikës🚒🧯 i Bashkisë Kamëz, kontribuan në dhurimin dhe mbjelljen e pemëve .👏
Këto pemë do të ndihmojnë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbëra për ne edhe për brezat e ardhshëm!🌲🌿🌱
Për një përmirësim të cilësisë së ajrit !🙏
25/11/2021
MBILL NJË PEMË 🌲, DHURO NJË JETË !
Sot me datë 25.11.2021 ,në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, Shërbimi Zjarrfikës🚒🧯 i Bashkisë Kamëz, kontribuan në dhurimin dhe mbjelljen e pemëve .👏
Këto pemë do të ndihmojnë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbëra për ne edhe për brezat e ardhshëm!🌲🌿🌱
Për një përmirësim të cilësisë së ajrit !🙏
Mbrëmë rreth orës 20:40 🚒🧯 u përballën me një rast zjarri tek 🥍 rruga: "Nënë Tereza", ku po digjeshin shkurre-ferra.
Zjarri 🔥erdhi si pasojë e papërgjegjshmërisë njerëzore ku pa menduar për pasojat, ndezin zjarr 🔥duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale por më e rëndësishmja ,ndotin ambjentin 😔
29/10/2021
Mirënjohje për Drejtorin e Përgjithshëm Alfred Kristuli ,për punën e palodhur ndër vite dhe për kontributin që i ka dhënë Shërbimit të MZSH-së 🚒🧯 në gjitha stacionet kudo në Shqipëri 🇦🇱!
29/10/2021
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Bulevardi Blu
Kamëz
1030
