16/06/2026
Bashkia Malësi e Madhe priti sot në ambientet e saj Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes të Kuvendin të Shqipërisë, në kuadër të vizitave monitoruese në njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i funksionimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ofrimit të shërbimeve publike, menaxhimit administrativ dhe koordinimit me institucionet qendrore.Gjatë takimit u prezantua puna e Bashkisë Malësi e Madhe, me fokus në performancën institucionale, shërbimet ndaj qytetarëve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të territorit.
06/06/2026
Atmosferë, muzikë dhe natyrë!
Nesër në orën 17:00 na pret zemra e Alpeve,RAZMA!
27/05/2026
Të gjithë besimtarëve Mysliman të mbarë Malësisë së Madhe dhe më gjerë, Gëzuar Kurban Bajramin !!
05/05/2026
Lavdi Përjetë Dëshmorëve të Atdheut.🇦🇱
Përulemi me mirënjohje para sakrificës së tyre,që u bë themel i lirisë dhe i dinjitetit të kombit tonë.
01/05/2026
Gëzuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve !!
27/04/2026
📢Njoftim për banorët e Bashkisë Malësi e Madhe
Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se nga dita e sotme, datë 27, deri më 30, në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe do të jenë të pranishme mjetet e ASIG, të cilat do të zhvillojnë një projekt të rëndësishëm për përditësimin dhe pasurimin e të dhënave gjeohapësinore të zonës urbane të qytetit Koplik.
Ky projekt ofron:
🔹 Fotografi të gjeoreferencuara dhe të përditësuara 📸
🔹 Informacion të detajuar për infrastrukturën rrugore 🔎
🔹 Një perspektivë moderne dhe gjithëpërfshirëse të territorit 🌆
🔹 Mbështetje për planifikimin urban dhe projektet inxhinierike 🛠️
🔹 Një mjet të dobishëm për turizëm dhe eksplorim virtual 🛺
🔹 Qasje të lehtë për qytetarët, institucionet dhe bizneset 🕴️
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin !!
23/04/2026
Është ndarë nga jeta akademiku dhe malësori i rrallë Rexhep Qosja.
I lindur në Vuthaj të Kelmendit, ai ishte një ndër figurat më të shquara të kulturës dhe mendimit shqiptar. Gjatë jetës së tij, dha një kontribut të çmuar në studimet albanologjike dhe në jetën kulturore shqiptare, si studiues, shkrimtar dhe drejtues në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Autor i dhjetëra veprave shkencore dhe letrare, ai do të mbetet një emër i rëndësishëm në historinë e mendimit shqiptar.
Pushofsh në paqe, malësori dhe mendjendrituri i kombit tonë. 🇦🇱 🕊️