25/06/2026
Prefektura Korçë
Institucioni i Prefektit mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor.
25/06/2026
25/06/2026
24/06/2026
23/06/2026
Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë🇦🇱❤️🇫🇷
*një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme🦅
23/06/2026
Prefektura e Qarkut Korçë në bashkëpunim me Qendrën e Mbrojtjes Civile të Qarkut Korçë (QMCQ), me pjesëmarrjen e strukturave përgjegjëse të mbrojtjes civile dhe menaxhimit të emergjencave të bashkive zhvilluan takime koordinuese në Bashkitë Pogradec, Maliq dhe Pustec.
Në fokus të diskutimeve ishin: Gatishmëria e strukturave vendore për përballimin e emergjencave gjatë sezonit veror.
Hartimi dhe zbatimi i planeve të masave për parandalimin dhe përballimin e zjarreve.
Funksionimi i sistemeve të monitorimit, paralajmërimit të hershëm, njoftimit dhe alarmit.
Kontrolli i zonave pyjore dhe masat parandaluese.
Gatishmëria e strukturave dhe mjeteve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH).
Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ndërmjet bashkive, Prefekturës, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.
Informimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit, si dhe forcimi i shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave përgjegjëse.
Takimet shërbyen për forcimin e koordinimit institucional dhe rritjen e gatishmërisë së strukturave vendore, me qëllim garantimin e një reagimi sa më të shpejtë dhe efektiv ndaj situatave emergjente gjatë sezonit veror 2026.
23/06/2026
22/06/2026
U përmbyll cikli i inspektimeve të zhvilluara nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë në stacionet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, me vizitën e realizuar në Stacionin e MZSH-së pranë Bashkisë Devoll.
Në inspektim morën pjesë Prefektja e Qarkut Korçë, Nënprefekti i Devollit, Sekretarja e Përgjithshme e Institucionit të Prefektit dhe Përgjegjësi i Sektorit të
Emergjencave Civile.
Gjatë inspektimit u verifikuan gjendja teknike dhe funksionale e mjeteve zjarrfikëse, kapacitetet njerëzore dhe niveli i gatishmërisë operacionale për përballimin e situatave emergjente gjatë sezonit veror 2026. Gjithashtu, u diskutuan masat parandaluese, monitorimi i zonave me risk dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional.
Me përfundimin e këtij procesi, Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë do të vijojë të garantojë koordinimin ndërinstitucional për mbarëvajtjen e sezonit veror 2026 dhe përballimin me efektivitet të çdo situate emergjente.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Korçë
