Se bashku per Vithkuqin

Se bashku per Vithkuqin

Share

The subject of this page is the settlement of Vithkuq, Korçë, Albania. It presents the nature, history, culture, developments in this rural community.

The page is part of the personal profile of its publisher and administrator.

Photos from Se bashku per Vithkuqin's post 27/06/2026

TOPONIME DHE PERSHKRIME TE LAGJEVE TE VJETRA, TE RRENUARA TE QYTETIT VITHKUQ
(Vijim fragmentesh nga Historiku i Vithkuqit, shkruar në vitin 1981)

23 - LAGJIA RUSAS (lagje e vjetër). Shtrihej në lindje të lagjes së sotme Dukas, ku ndodhet aktualisht ndërtesa e Komunës, sot Qendra Administrative e Vithkuqit. Në mes të lagjes Rusas ka qënë Kisha e Shën e Premtes me mjaft piktura ikonografike. Kjo kishë u rrënua gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lagjia Rusas nuk ka pasur ujë, por furnizohej nëpërmjet ujësjellësit të Dukasit me ujin që vinte nga Burimet e Turmasit. Një pjesë e lagjes Rusas e siguronte ujin edhe nga puset. Janë zbuluar kohët e fundit disa puse që mund të kenë qënë pranë oborreve personale të banorëve. Një i tillë është gjetur kur po hapeshin themelet e Shkollës së Re “Naum Veqilharxhi”. Gjithashtu një pus i përmendur shpesh në kujtimet e banorëve të moshuar ka qënë edhe ai që ndodhej në oborrin e Kishës së Shën e Premtes, apo Pusi i Mio Rusit etj.
Varrezat e lagjes Rusas kanë qënë në Kishën e Shën e Premtes.

Fotot:
1) - Pamje nga shtrirja e lagjes Dukas.
2) - Qendra e lagjes Dukas, njëkohësisht edhe qendër e fshatit Vithkuq, ku ndodhet ndërtesa e Njësisë Administrative të Zonës, shkolla 9-vjeçare, disa bare e hotele, si dhe një baxho për bulmetin.
3) - Busti i Rilindasit të shquar Naum Veqilharxhi tek lulishtja në qendër të fshatit.
4) - Kisha e dikurshme e Shën e Premtes, Vithkuq - Foto e vitit 1930.

Photos from Se bashku per Vithkuqin's post 26/04/2026

TOPONIME DHE PERSHKRIME TE LAGJEVE TE VJETRA, TE RRENUARA TE QYTETIT VITHKUQ
(Vijim fragmentesh nga Historiku i Vithkuqit, shkruar në vitin 1981)

22 - LAGJIA JANOLLI (lagje e vjetër). Shtrihej mbi lagjen e sotme Dukas. Karshi saj, në veriperëndim ndodhet Gorrica e Fshatit. Ndërsa në krahun tjetër, në juglindje, ndodhet Korija e Madhe. Sipas rrëfimeve të banorëve të motçëm vithkuqarë kjo ka qënë lagjia e ish-blektorëve më të pasur të Vithkuqit, të cilët mbanin kope të mëdha me dhen e dhi. Njëherësh banorët e kësaj lagjeje kanë qënë edhe përpunuesit më të mirë të bulmetit, si dhe argasësit më të mirë të lëkurëve. Te kjo lagje, pranë burimeve të Turmasit, ndodheshin edhe baxhot më të mëdha për prodhimin e djathit dhe kaçkavallit. Ish-lagjia Janolli furnizohej me ujë të pijshëm nga burimet e Turmasit.
Varrezat e banorëve te kësaj lagjeje ndodheshin tek Kisha e Shën e Premtes.

Foto të realizuara nga Kristaq Shore:

1- Në këtë pamje shihet majtas një pjesë e shtrirjes së ish-lagjes Janolli, përmbi lagjen e sotme Dukas deri në afërsi të Kodrës së quajtur Gorrica e Fshatit. Ndërsa pjesa djathtas, me shtëpitë e dendura që nga rrëza e Gorricës së Fshatit deri në pjerrësi, i përket lagjes së sotme Grekas (Krekas).
2 – Dele në kullotë.
3 – Përpunimi i djathit dhe bulmetit në mënyrë artizanale tradicionale.
4 – Në “stallën” familjare.

Photos from Se bashku per Vithkuqin's post 02/04/2026

TOPONIME DHE PERSHKRIME TE LAGJEVE TE VJETRA, TE RRENUARA TE QYTETIT VITHKUQ
(Vijim fragmentesh nga Historiku i Vithkuqit, shkruar në vitin 1981)

21 - LAGJIA SKENDERAS (lagje e vjetër). Shtrihej në perëndim të Urës së Zotos, në krahun e djathtë të derdhjes së Osumit, tek ish-luadhet e Shën Pjetrit. Përbri saj ndodhet lartësia e Shën Pjetrit dhe shtrirja e ish-lagjes Qyran. Në fund të kësaj lagjeje ndodhet ura e gurtë që e lidhte me lagjen Kovaças dhe lagjet e tjera. Kurse në veriperëndim të shtrirjes së saj ndodhet kodra Skënderas, në pjerrësinë e së cilës rrjedh burimi me të njëjtin emër prej nga lagjia furnizohej me ujë të pijshëm.
Varrezat e ish-lagjes Skënderas kanë qënë në ish-lagjen Qyran.

Fotot:
1) Pamje e pjesëshme nga Luadhet e Shën Pjetrit, përgjatë shtrirjes së ish-lagjes Skënderas, në krahun e djathtë të derdhjes së Osumit. Dallohet aty pranë Ura e Zotos. - Foto nga Koço Qirjo
2) Rrëzë kodrës së Shën Pjetrit, përfund, mes shtrirjes së ish-lagjeve Qyran e Skënderas vijon të mbijetojë ende druri frutor me emrin Arra e Zotos (shih foton). Mbijetojnë këtu edhe toponimet e vendorigjinës së fisit vithkuqar Zoto, shpërngulur pas prishjes së qytetit, fillimisht drejt Himarës. Sot pinjollë të këtij fisi jetojnë në Francë. - Foto nga Koço Qirjo
3) Vjeshtë në Vithkuq - Nga peneli i piktorit Pashk Përvathi.

Want your business to be the top-listed Government Service in Korçë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Fshat Turistik 22, 5 Km Nga Korca
Korçë