07/04/2026
Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste Bashkia Krujë🌹
Me drejtuesin e ri politik të qarkut Durrës Blendi Klosi, së bashku dhe me ekipin drejtues zhvilluam një diskutim të hapur me strukturën bazë të PS 🌹për riorganizimin dhe rienergjizimin e familjes tonë politike.
Pas analizës së detajuar të rezultatit të zgjedhjeve të fundit, fillojmë një proces zgjedhor dhe rritje në të gjitha strukturat e Partisë që përfshin të gjitha forumet tona për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale.
12/04/2025
Edhe pse larg, ju jeni gjithmonë pranë – me zemër, me mendje dhe me dashurinë që keni për Krujën tonë. Si pjesë e vyer e diasporës, ju jeni forcë, pasuri dhe frymëzim për të gjithë ne që punojmë për të ardhmen e këtij vendi.
Sot, kërkoj mbështetjen tuaj – një fjalë të mirë, një përkrahje, një mesazh që e ndani me miqtë e familjarët në Krujë. Çdo gjest i juaji është një gur më shumë në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe drejt Europës.
Voto Dorina Laçi – Nr. 5, Partia Socialiste!
Bashkë për Krujën që duam!
Me mirënjohje dhe respekt,
Dorina Laçi
21/03/2025
NJË PRIND DEMOKRAT NË 11 MAJ MUND:
🦉) Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah.
🐸) Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah.
⛱️) Të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes.
OSE pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë:
Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS🌹
E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse:
1) Nuk e çon votën kot, po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.
2) Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pashaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE🇪🇺🖐️🇦🇱