07/10/2025
NJOFTIM
Për shkak të pjesëmarrjes në homazhet, që do të zhvillohen në nderim të kolegut tonë të paharruar z.Astrit Kalaja, i vrarë ditën e djeshme, në krye të detyrës, gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës nuk do të jenë në gjendje të zhvillojnë gjykimet e planifikuara për datën 8 Tetor 2025, përveç gjykimeve me karakter urgjent (masa sigurimi, urdhëra të menjëhershëm mbrojtjeje...).
Ju faleminderit për mirëkuptimin
Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës
Kukës, datë 07 Tetor 2025
13/03/2025
Sot me datë 13.03.2025 në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u zhvillua analiza vjetore e performancës për vitin 2024 dhe zgjedhjet për zevendëskryetarin e gjykatës.
Analiza u zhvillua me pjesëmarrjen e Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Z. Ilir Rusi, Drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, Drejtorit të Policisë Qarkut Kukës, trupës gjyqësore dhe administratës së gjykatës.
U zhvillua procesi i zgjedhjes së zevendëskryetarit të gjykatës dhe në përfundim të procesit, fitues u shpall Z. Florin Demollari, i cili do të ushtrojë detyrën e zevendëskryetarit për një mandat 3-vjecar.