03/10/2023
Takim i Grupit teknik ndersektorial te drejtorise se Sherbimit Social per rastet me ne nevoje,gjate vlersimit te nevojave te grupeve vulnerabel
Aktivite gjate shpërndarjes së dhuratave 🎁 nga stafi i qendrës ditore në 👧🧑 kopshtet dhe cerdhen e qytetit, gjithashtu edhe ne kopshtin e shkollës Polis Gostimë.
11/07/2023
Falë mbështetjes së World Vision ju kemi ardhur ne ndihme me pako ushqimore disa prej familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara te Bashkise Librazhd.
Bashkia Librazhd - Faqja Zyrtare
World Vision Albania
14/09/2022
Takim mbi Hartimin e Planit dhe hartezimin e sherbimeve sociale te Bashkise Librazhd. Sfida e te ardhmes forcimi i sherbimeve ekzistuese dhe hapja e sherbimeve te tjera per te qene sa me afer shtresave ne nevoje.
28/04/2022
Mbrojtja e Femijeve ne qender te vemendjes dhe veprimtarise te perditeshme te Sherbimeve Sociale te Bashkise Librazhd. Me pjesmarrjen e Drejtoreshes te Angjensise Shteterore te Mbrojtjes se Femijeve,IDM dhe perfaqsuseve te GTN ,u zhvillua sot nje takim per menaxhimin sa me mire te rasteve per mbrojtjen e femijve
29/10/2021
Sot Librazhdi u duk ndryshe fale aktiviteteve te organizuara ne kuader te muajit antitrafik.
Nxenes te te gjitha shkollave pregatatiten nje sere materialesh promovuese e sensibilizuese per fushaten kunder trafikimit te qenieve njerezore. Piktura, fletepalosje, mesazhe te shumta u shperndane ne publik per t'u finalizuar nga marshimi me pankarta. Gjithcka ndodhi fale bashkepunimit te Institucionit te Prefektit, Sherbimit Social, NJMF - se, Zyres Vendore Arsimore dhe organizatave Forumi i Gruas Elbasan, World Vision dhe Nisma per ndryshim shoqeror ARSIS.
12/10/2021
Sherbimi Social Bashkia Librazhd njofton te gjithe Personat me Aftesi Ndryshe (PAK) qe ju mbaron afati deri me 31 tetore 2021 te paraqesin menjehere dekumentacionin e duhur prane Administratoreve Shoqerore sipas Njeaive Administrative perkatese ku kane dhe dosjet, pasi rivlersimi i tyre do te behet prane Sherbimit Social Shteterore Tirane
Personat të cilëve u mbaron afati pas datës 31 tetor (dmth nga 1 nëntor 2021 e në vijim) si dhe për rastet e reja, komisionimi do u bëhet sipas modelit të ri Bio-Psiko-Social
01/10/2021
Me rastin e dites nderkobetare te te moshuareve sot ne ambjentin e Qendres Ditore te moshuareve Bashkia Librazhd, ne bashkepunim me Kryqin e Kuq dega Librazhd, organizuam nje takim argetues me te moshuarit.
09/09/2021
Si gjithmone prane njerezve ne nevoje.
Me perkushtim dhe pergjegjesi sistemuam nje te moshuar te braktisur ne shtepine e te moshuareve.
Falenderim per te gjithe ata qe bashkepunuan me Sherbimin Social Bashkia Librazhd
06/07/2021
Sot GTN( Grupi Teknik Ndersektorial) prane Sherbimeve Sociale te Bashkise Librazhd, trajtoj nje rast te vecante per sistemimin e nje personi me Aftesi te Kufizuar dhe i moshuar.