Embajada de España en Tirana

Embajada de España en Tirana

Share

Representación Diplomática del Reino de España en Albania

23/06/2026

Ambasada e Spanjës në Shqipëri ka kënaqësinë t’ju ftojë në koncertin: “Dashuri, Besim dhe Çmenduri”

📍 Holli i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit
📅 25 Qershor 2026
🕗 Ora 20:00
🎟️ Hyrja e lirë

Koncerti organizohet në kuadër të edicionit të XIII-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Baroke.

Ju mirëpresim për një mbrëmje të veçantë me muzikë baroke dhe emocione të paharrueshme.

***

La Embajada de España en Albania tiene el placer de invitarles al concierto: “Amor, Fe y Locura”

📍 Vestíbulo del Teatro Nacional de Ópera y Ballet�📅 25 de junio de 2026�🕗 20:00 h�🎟️ Entrada libre

El concierto se celebra en el marco de la XIII edición del Festival Internacional de Música Barroca.

Les esperamos para disfrutar de una velada especial llena de música barroca y emociones inolvidables.

Photos from Embajada de España en Tirana's post 22/06/2026

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skender Hita, të cilit i prezantoi Atasheun e ri të Brendshëm të Spanjës, Juan Miguel Castillo Álvarez.

Gjatë takimit, të dyja palët rikonfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes Spanjës dhe Shqipërisë 🇪🇸🤝🇦🇱 në fushën e sigurisë dhe diskutuan marrëdhëniet dypalëshe në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe formave të tjera të krimit ndërkufitar.

Ambasadori vlerësoi gjithashtu kontributin e Spanjës përmes projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, si , nëpërmjet të cilave, institucioneve shqiptare, u është vënë në dispozicion përvoja dhe ekspertiza spanjolle për forcimin e kapaciteteve në këto fusha.

Në përfundim, Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij ndaj Drejtorit të Përgjithshëm për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Policia e Shtetit ka ofruar dhe vazhdon t’u ofrojë qytetarëve spanjollë që vizitojnë Shqipërinë, një vend gjithnjë e më i vlerësuar nga turistët spanjollë 🇪🇸.

***

El Embajador de España en Albania, Gabriel Cremades, mantuvo hoy una reunión con el Director General de la Policía de Albania, Skender Hita, a quien presentó al nuevo Agregado de Interior de España, Juan Miguel Castillo Álvarez

Durante el encuentro, ambas partes reafirmaron la excelente cooperación entre España y Albania
🇪🇸🤝🇦🇱 en materia de seguridad y analizaron las relaciones bilaterales en ámbitos de interés común, especialmente en la lucha contra el crimen organizado, el tráfico de dr**as y otras formas de delincuencia transnacional.

El Embajador destacó asimismo la contribución de España a través de proyectos con financiación europea, como EU4FOCAL, mediante los cuales se ha puesto a disposición de las instituciones albanesas la experiencia española y conocimientos especializados para fortalecer las capacidades en las referidas áreas.

Por último, el Embajador expresó su agradecimiento al Director General por la constante colaboración y apoyo que la Policía de Albania ha brindado y continúa brindando a los ciudadanos españoles que visitan un país cada vez más apreciado por los turistas españoles 🇪🇸.

Photos from Embajada de España en Tirana's post 19/06/2026

Mbrëmjen e djeshme, Ambasada e Spanjës në Shqipëri, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), organizoi në librarinë “Tirana Times” një mbrëmje letrare me Manuel Montobbio-n, Ambasadorin e parë të Spanjës në Shqipëri (2006–2011), shkrimtar, poet dhe akademik.

Gjatë takimit, Manuel Montobbio ndau me publikun kujtimet dhe përvojat e tij nga karriera diplomatike në Shqipëri, si edhe reflektime mbi veprat letrare të frymëzuara nga qëndrimi i tij në vend, veçanërisht “Guida Poetike e Shqipërisë” dhe “Bunkerët”. Përmes tyre, ai ofroi një vështrim personal dhe të thelluar mbi realitetin historik, politik dhe kulturor shqiptar, si dhe mbi identitetin dhe shpirtin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, falënderoi Manuel Montobbio-n për rikthimin e tij në Shqipëri dhe për dëshirën për të ndarë me publikun, përvojat, njohuritë për vendin dhe të veprave letrare që kontribuojnë në forcimin e lidhjeve kulturore mes Spanjës dhe Shqipërisë. 🇪🇸🤝🇦🇱

Mbrëmja vijoi me leximin e poezive “Tirana” dhe “Bunkerët” nga libri “Guida Poetike e Shqipërisë” dhe përfundoi me një bashkëbisedim të ngrohtë me të pranishmit, duke konfirmuar edhe një herë fuqinë e letërsisë si urë lidhëse mes kulturave dhe si mjet për të kuptuar më mirë shoqëritë dhe përvojat tona të përbashkëta.

***

Ayer por la tarde, la Embajada de España en Albania, en colaboración con el Instituto Albanés de Estudios Internacionales (AIIS), organizó en la librería “Tirana Times” una velada literaria con Manuel Montobbio, primer Embajador de España en Albania (2006-2011), escritor, poeta y académico.

Durante el encuentro, Manuel Montobbio compartió con el público sus recuerdos y experiencias de su trayectoria diplomática en Albania, así como una reflexión sobre las obras literarias inspiradas en su estancia en el país, especialmente Guía poética de Albania y Búnkeres. A través de ellas, ofreció una mirada personal y profunda sobre la realidad histórica, política y cultural albanesa, así como sobre la identidad y el alma de Albania.

En sus palabras de bienvenida, el Embajador de España en Albania, Gabriel Cremades, agradeció a Manuel Montobbio su regreso a Albania y su generosidad al compartir con el público sus vivencias, su conocimiento del país y una obra literaria que contribuye a estrechar los lazos culturales entre España y Albania. 🇪🇸🤝🇦🇱

La velada siguió con la lectura de los poemas Tirana y Búnkeres del libro Guía poetica de Albania y conluyó con un enriquecedor diálogo con los asistentes, confirmando una vez más el poder de la literatura como puente entre culturas y como herramienta para comprender mejor nuestras sociedades y experiencias compartidas.

Photos from Embajada de España en Tirana's post 17/06/2026

Me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë dhe të 20-vjetorit të hapjes së Ambasadës së Spanjës në Shqipëri, u zhvillua në Tiranë konferenca ndërkombëtare “Reflektime dhe pritshmëri për të ardhmen”, e organizuar nga “Albanian Institute for International Studies” dhe Ambasada e Spanjës në Shqipëri.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, si dhe personalitete të shquara nga fusha politike, diplomatike, kulturore, akademike dhe institucionale. Ndër të pranishmit ishte dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj dhe ambasadori i parë i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio.

Gjatë konferencës u shqyrtua zhvillimi i marrëdhënieve shqiptaro-spanjolle gjatë katër dekadave të fundit dhe u analizuan perspektivat e bashkëpunimit të ardhshëm në sektorë strategjikë si turizmi, energjitë e rinovueshme, infrastruktura dhe investimet spanjolle në Shqipëri.

Në fjalën e tij, ambasadori i Spanjës, Gabriel Cremades, vlerësoi momentin shumë pozitiv që po kalojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe theksoi se gjatë këtyre viteve janë konsoliduar lidhjet politike, ekonomike, kulturore, shkencore dhe të sigurisë, të shoqëruara nga një shkëmbim në rritje i vizitave zyrtare, investimeve dhe projekteve të bashkëpunimit.

Po ashtu, Spanja rikonfirmoi mbështetjen e saj të palëkundur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë në fusha prioritare si drejtësia, energjia, bujqësia, shëndetësia, arsimi dhe kultura, me synimin për të kontribuar në zhvillimin, mirëqenien dhe prosperitetin e të dy vendeve.
🇪🇸🤝🇦🇱

***

Con motivo del 40.º aniversario del establecimiento de las relaciones diplomáticas entre España y Albania y del 20.º aniversario de la apertura de la Embajada de España en Albania, se celebró en Tirana, la conferencia internacional «Reflexiones y expectativas hacia el futuro», organizada por el Albanian Institute for International Studies y la Embajada de España en Albania.

El acto contó con la participación del ministro para Europa y Asuntos Exteriores de Albania, Ferit Hoxha, así como de destacadas personalidades del ámbito político, diplomático, académico e institucional. Entre los asistentes figuraron el exministro de Asuntos Exteriores Besnik Mustafaj y el primer embajador de España en Albania, Manuel Montobbio.

Durante la conferencia se repasó la evolución de las relaciones hispano-albanesas a lo largo de las últimas cuatro décadas y se analizaron las perspectivas de cooperación futura en sectores estratégicos como el turismo, las energías renovables, las infraestructuras y las inversiones españolas en Albania.

En su intervención, el embajador de España, Gabriel Cremades, destacó el excelente momento que atraviesan las relaciones bilaterales y subrayó que, durante estos años, se han consolidado los vínculos políticos, económicos, culturales, científicos y de seguridad, acompañados de un creciente intercambio de visitas oficiales, inversiones y proyectos de cooperación.

Asimismo, España reiteró su firme apoyo al proceso de adhesión de Albania a la Unión Europea y expresó su voluntad de seguir colaborando estrechamente en ámbitos prioritarios como la justicia, la energía, la agricultura, la salud, la educación y la cultura, con el objetivo de contribuir al desarrollo, la prosperidad y el bienestar de ambos países.
🇪🇸🤝🇦🇱

16/06/2026

Në kuadër të edicionit të 10-të të Albania Guitar Festival, Ambasada e Spanjës ka kënaqësinë t’ju ftojë në koncertin e duos spanjolle 🇪🇸 të kitarës:

🎶 Paola Requena & Isabel Martínez

📅 19 Qershor
🕢 Ora 19:30

📍 Salla Tonin Harapi, Liceu Artistik “Jordan Misja”, Tiranë

🎟️ Hyrja e lirë

Ju mirëpresim për një mbrëmje të veçantë me muzikë klasike spanjolle! 🇪🇸🎶

***

La Embajada de España tiene el placer de invitarles al concierto de guitarra ofrecido por el dúo español 🇪🇸 Paola Requena e Isabel Martínez, en el marco de la 10.ª edición del Albania Guitar Festival.

📅 19 de junio
🕢 19:30 h
📍 Sala Tonin Harapi, Liceo Artístico Jordan Misja, en Tirana

🎟️ Entrada libre

¡Les esperamos! 🇪🇸🎶

Denis Bizhga - Muzikant

Photos from Embajada de España en Tirana's post 10/06/2026

🩸 Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesit të Gjakut, e cila mbahet në datën 14 qershor, Kryqi i Kuq Shqiptar, organizoi sot një aktivitet për dhurim gjaku me mbështetjen e Ambasadës së Spanjës në Shqipëri.

Kjo nismë synon jo vetëm mbledhjen e dhurimeve vullnetare nga qytetarët që dhurojnë me bujari, por edhe ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi rëndësinë e këtij gjesti solidar, i cili kontribuon çdo ditë në shpëtimin e jetëve.

Me këtë rast, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, mori pjesë në këtë aktivitet dhe iu bashkua nismës duke dhuruar gjak, si dhe duke dëshmuar kështu angazhimin e Spanjës ndaj vlerave të solidaritetit, bashkëpunimit dhe mbështetjes për komunitetin.

Çdo dhurim ka rëndësi. Çdo dhurues mund të bëjë ndryshimin. Dhurimi i gjakut është dhurim jete. ❤️

***

🩸 Con motivo del Día Mundial del Donante de Sangre, que se celebra el próximo 14 de junio, la Cruz Roja Albanesa ha organizado hoy una jornada de donación de sangre con el apoyo de la Embajada de España en Albania.

Esta iniciativa no solo tiene como objetivo recoger las donaciones altruistas de los ciudadanos que generosamente ofrecen su sangre, sino también sensibilizar a la sociedad sobre la importancia de este gesto solidario que contribuye a salvar vidas cada día.

Con esta ocasión, el Embajador de España en Albania, Gabriel Cremades, se ha desplazado hasta el lugar de la jornada para sumarse a esta importante iniciativa mediante una donación de sangre, mostrando así el compromiso de España con los valores de solidaridad, cooperación y apoyo a la comunidad.

Cada donación cuenta. Cada donante puede marcar la diferencia. Donar sangre es regalar vida.❤️

Photos from Embajada de España en Tirana's post 08/06/2026

Të premten e kaluar, në Tiranë, u zhvillua ceremonia e mbylljes së edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar “Dea Open Air”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të spektrit kinematografik shqiptar.

Ambasada e Spanjës përgëzon regjizorin spanjoll 🇪🇸 Alberto Gastesi dhe të gjithë ekipin artistik e teknik të filmit “Singular” (Spanjë/Finlandë, 2025), i cili u vlerësua me çmimin “Filmi më i Mirë dhe Skenari më i Mirë”. Ky vlerësim përbën një tjetër dëshmi të cilësisë së kinemasë spanjolle dhe të projeksionit të saj të fuqishëm ndërkombëtar.

Festivali ka shërbyer si një platformë takimi dhe dialogu kulturor ndërmjet profesionistëve të kinemasë nga vende të ndryshme, duke nxitur shkëmbimin artistik dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, si dhe duke forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Spanjës, Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar.
🇪🇸🎬🇦🇱

***

El pasado viernes tuvo lugar en Tirana el acto de clausura del 13.º Festival Internacional Dea Open Air, un destacado evento en el panorama cinematográfico albanés.

La Embajada de España felicita al director español 🇪🇸 Alberto Gastesi y a todo el equipo artístico y técnico de la película Singular (España/Finlandia, 2025), galardonada con el premio a la Mejor Película y al mejor guión. Este galardón supone un nuevo reconocimiento al cine español y pone en valor su calidad y proyección internacional actual.

El festival ha servido como una valiosa plataforma de encuentro y diálogo cultural entre profesionales del cine de distintos países, fomentando el intercambio artístico y el entendimiento mutuo, y reforzando los lazos de cooperación y amistad entre España, Albania y la comunidad internacional. 🇪🇸🎬🇦🇱

04/06/2026

🇦🇱 🎬 Kinemaja spanjolle në edicionin e XIII-të të “Dea Open Air International Film Festival”

Sonte, të enjten, më 4 qershor, në orën 22:00, në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve në Tiranë, do të shfaqet filmi spanjoll 🇪🇸 “Singular”, me regji nga Alberto Gastesi.

🏆 I nominuar për Filmin më të Mirë në Festival de Sitges.

🎞️ Shfaqja do të jetë në gjuhën spanjolle, me titra në anglisht dhe shqip.

📍 Amfiteatri i Universitetit të Arteve, Tiranë
🕙 Ora 22:00
🎟️ Hyrja e lirë

Ju mirëpresim për një mbrëmje të veçantë me kinemanë spanjolle nën qiellin e hapur!

***

🇪🇸 🎬 Cine español en el XIII Dea Open Air International Film Festival

Esta noche, jueves 4 de junio, a las 22:00 h, en el Anfiteatro de la Universidad de las Artes de Tirana, se proyectará la película española «Singular», dirigida por Alberto Gastesi.

🏆 Nominada a Mejor Película en el Festival de Sitges.

🎞️ Proyección en versión original en español, con subtítulos en inglés y albanés.

📍 Anfiteatro de la Universidad de las Artes, Tirana
🕙 22:00 h
🎟️ Entrada libre

¡Os esperamos para disfrutar del mejor cine español al aire libre!

Photos from Embajada de España en Tirana's post 04/06/2026

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, mori pjesë në qytetin e Shkodrës në prezantimin e projektit “Hartimi dhe Zhvillimi i Strategjisë së Qytetit Inteligjent dhe Turizmit të Qëndrueshëm”, një nismë që pasqyron angazhimin e Spanjës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e sektorit turistik në Shqipëri.

I zbatuar nga kompania spanjolle IDOM, lider ndërkombëtar në konsulencë, inxhinieri dhe transformim urban, projekti do të kontribuojë në konsolidimin e Shkodrës si një Destinacion Turistik Inteligjent, përmes integrimit të zgjidhjeve inovative dhe digjitale që do të përmirësojnë menaxhimin e shërbimeve turistike dhe urbane, do të rrisin konkurrueshmërinë e destinacionit dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Spanjës dhe Shqipërisë në një sektor kaq strategjik si turizmi, si edhe interesin në rritje që Shqipëria po zgjon te turistët spanjollë. Kjo nismë frymëzohet nga përvoja spanjolle në zhvillimin e Destinacioneve Turistike Inteligjente, një model referues në nivel ndërkombëtar që ka kontribuar në transformimin e qyteteve si Barcelona, Bilbao dhe San Sebastián, duke promovuar inovacionin, qëndrueshmërinë, aksesueshmërinë dhe cilësinë e lartë të shërbimeve.

I financuar nga Qeveria e Spanjës përmes Fondit për Ndërkombëtarizimin e Ndërmarrjeve (FIEM) dhe i zbatuar nga kompania spanjolle IDOM, me një kontribut prej një milion eurosh, ky projekt hap perspektiva të reja bashkëpunimi mes Spanjës dhe Shqipërisë, duke vënë përvojën spanjolle në shërbim të zhvillimit lokal dhe forcimit të një turizmi më të qëndrueshëm, më konkurrues dhe të përqendruar te qytetarët. 🇪🇸🤝🇦🇱

***

El embajador de España en Albania, Gabriel Cremades, participó en la ciudad de Shkodër en la presentación del proyecto “Diseño y elaboración de la Estrategia de Ciudad Inteligente y Turismo Sostenible”, una iniciativa que refleja el compromiso de España con el desarrollo sostenible y la modernización del sector turístico en Albania.

Implementado por la empresa española IDOM, líder internacional en consultoría, ingeniería y transformación urbana, el proyecto contribuirá a la consolidación de Shkodër como un Destino Turístico Inteligente, mediante la incorporación de soluciones innovadoras y digitales que permitan mejorar la gestión de los servicios turísticos y urbanos, reforzar la competitividad del destino y elevar la calidad de vida de sus ciudadanos.

Durante su intervención, el embajador destacó la importancia de fortalecer la cooperación entre España y Albania en un sector tan estratégico como el turismo, así como el creciente interés que Albania despierta entre los viajeros españoles. La iniciativa se inspira en la experiencia española en el desarrollo de Destinos Turísticos Inteligentes, un modelo de referencia internacional que ha contribuido a transformar ciudades como Barcelona, Bilbao y San Sebastián, promoviendo la innovación, la sostenibilidad, la accesibilidad y la excelencia en la prestación de servicios.

Financiado por el Gobierno de España, a través del Fondo para la Internacionalización de la Empresa (FIEM) e implementado por la empresa española IDOM, con una contribución sw un millón de euros, este proyecto abre nuevas perspectivas de colaboración entre España y Albania, poniendo la experiencia española al servicio del desarrollo local y del fortalecimiento de un turismo más sostenible, competitivo y centrado en las personas. 🇪🇸🤝🇦🇱

Bashkia Shkodër
Benet Beci

Photos from Embajada de España en Tirana's post 03/06/2026

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, mori pjesë në ceremoninë për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2027–2031, një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me UNICEF Albania dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë dhe prezantimi u bë nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Spanja mbështet politikat dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për forcimin e mëtejshëm të një sistemi arsimor modern, gjithëpërfshirës, inovativ dhe të përshtatur me sfidat e shekullit XXI, ku çdo fëmijë dhe i ri të ketë mundësinë të zhvillojë plotësisht potencialin e tij.

Forcimi i marrëdhënieve mes Spanjës dhe Shqipërisë 🇪🇸🤝🇦🇱 në fusha si arsimi, kultura, turizmi, ekonomia dhe bashkëpunimi institucional është shoqëruar me një interes në rritje për gjuhën spanjolle.

Në këtë kontekst, mësimi i spanjishtes po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në Shqipëri dhe po konsolidohet si një mjet i rëndësishëm për nxitjen e shkëmbimeve akademike, mobilitetit studentor, bashkëpunimit kulturor dhe krijimit të mundësive të reja profesionale. Për këtë arsye, Ambasada e Spanjës dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë po punojnë së bashku për të promovuar një prani më të madhe të mësimit të gjuhës spanjolle në sistemin arsimor shqiptar.

Të investosh në arsim dhe në mësimin e gjuhëve do të thotë të investosh në të ardhmen, në mirëkuptimin e ndërsjellë dhe në ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe më të lidhur me botën. 🌍✨

***

El Embajador de España en Albania, Gabriel Cremades, participó en el acto de lanzamiento de los trabajos para la elaboración de la Estrategia Nacional de Educación Preuniversitaria 2027-2031, una iniciativa impulsada por el Ministerio de Educación y Deportes de Albania junto con UNICEF Albania y otros socios internacionales, que fue presentada por la Ministra de Educación Mirela Kumbaro.

España apoya las políticas y reformas emprendidas por el Gobierno albanés para seguir fortaleciendo un sistema educativo moderno, inclusivo, innovador y adaptado a los retos del siglo XXI, donde cada niño y cada joven pueda desarrollar plenamente su potencial.

El fortalecimiento de las relaciones entre España y Albania 🇪🇸🤝🇦🇱 en ámbitos como la educación, la cultura, el turismo, la economía y la cooperación institucional ha ido acompañado de un creciente interés por la lengua española.

En este contexto, la enseñanza del español gana relevancia en Albania y se consolida como una herramienta clave para fomentar el intercambio académico, la movilidad estudiantil, la cooperación cultural y nuevas oportunidades profesionales, por lo que la Embajada de España y el Ministerio de Educación de Albania están trabajando conjuntamente para propiciar una mayor presencia de la enseñanza del español en el sistema educativo albanés.

Invertir en educación y en el aprendizaje de lenguas es invertir en el futuro, en el entendimiento mutuo y en una sociedad más abierta y conectada con el mundo. 🌍✨

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga “Skenderbej”, Nr 43
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:00
Tuesday 08:30 - 16:00
Wednesday 08:30 - 16:00
Thursday 08:30 - 16:00
Friday 08:30 - 14:00