23/06/2026
📌 Trajnimi i inspektorëve – investim në profesionalizëm, standarde dhe transformim digjital.
Sot, Inspektorati i Përgjithshëm vijoi trajnimin e inspektorëve të IKMT, ISHTI, ISHSH dhe Inspektoratit të Përgjithshëm, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale, përditësimin e njohurive dhe rritjen e cilësisë së proceseve të inspektimit.
Programi i trajnimit fokusohet në zbatimin e bazës ligjore dhe metodologjisë së inspektimit, përdorimin e platformave digjitale të e-inspektimit, menaxhimin e proceseve të kontrollit dhe rritjen e standardeve profesionale në terren.
📍 E-inspektimi – transparencë, gjurmueshmëri dhe eficiencë në çdo proces inspektimi.
📍 Njohja e ligjit dhe profesionalizmi në terren – garanci për standarde më të larta.
Më shumë dije. Më shumë profesionalizëm. Më shumë siguri.
-Inspektimi
11/06/2026
📍 Trajnimi i radhës me inspektorët rajonalë në qarkun e Elbasanit
Në vijim të programit kombëtar për forcimin e kapaciteteve profesionale të trupës inspektuese, u zhvillua në qarkun e Elbasanit trajnimi i radhës me inspektorët rajonalë. Aktiviteti u fokusua në zbatimin e kuadrit të ri ligjor të inspektimit, metodologjitë bashkëkohore të kontrollit, përdorimin e sistemeve elektronike dhe zhvillimin e aftësive praktike në terren. Këto trajnime janë pjesë e përpjekjeve për modernizimin e sistemit të inspektimit dhe përafrimin e tij me standardet evropiane.
Përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe diskutimeve praktike, inspektorët forcojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, me synimin për të garantuar inspektime më efektive, transparente dhe në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.

10/06/2026
Duke u zhvilluar - Dialog shumepalësh me temë “Siguria në Ndërtime dhe Reforma e Inspektimit Teknik në Shqipëri”
05/06/2026
🔎 Inspektorati i Përgjithshëm në terren – P*K,
Porti i Durrësit
Inspektorati i Përgjithshëm mbikëqyri nga afër procesin e inspektimit të kryer nga AKU në Pikën e Inspektimit Kufitar (P*K) në Portin e Durrësit — një pikë kyçe për kontrollin e produkteve që hyjnë në vend.
Në fokus të veçantë ishin kontrollet veterinare, fitosanitare dhe të sigurisë ushqimore, si pjesë thelbësore për mbrojtjen e konsumatorit dhe tregut.
✅ Respektimi i procedurave ligjore
✅ Profesionalizmi dhe etika e inspektorëve
✅ Dokumentimi i plotë dhe i saktë i çdo hapi
✅ Kontrolli veterinar, fitosanitar dhe i sigurisë ushqimore
✅ Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve sipas standardeve
📊 Gjetjet pasqyrohen në raportin e performancës, që shërben për rritjen e standardeve, transparencës dhe llogaridhënies.
🤝 Qëllimi ynë: Transparencë dhe integritet në çdo inspektim.
*K ShërbimePublike