04/04/2026
Nganjëherë na ndodh e papritura
Që mos humbasim
Aftësinë për të improvizuar
Për të vendosur rrufeshëm
Për të reaguar instiktivisht
Për t'i besuar intuitës
Pa këto vlera s'do ekzistonte jazz-i
Nganjëherë na ndodhin ëndrrat
Për të na kujtuar
Që zemra nuk duhet kurrë të kalojë nga mendja
Që realitetin ku jetojmë
Mund të arredojmë sipas botës tonë të brendshme
Pa ëndrrat
As realiteti s'do ish i vërtetë
Nganjëherë na ndodhin plagët
Për të na mësuar që edhe mes dhimbjesh
Mund të mbijetojë dhembshuria
Edhe në lëngatë mund të provojmë të lutemi
Që edhe në terrin e brendshëm dritë mund të gjesh
Sepse hapësirë e dhimbjes
Është gjithmonë më e vogël së ajo e bujarisë
Dhimbja gjithmonë është një krevat tek
Bujaria është matrimonial
Gjithmonë na ndodh mrekullia
Për të na provuar sa jemi të aftë ta dallojmë
Për të na provuar sa e dëshirojmë
Sa jemi të aftë ta jetojmë
Na ndodh që të mos harrojmë mirërënjohjen
Për të na mësuar butësinë
Që zemra të mbetet e ëmbël
Dhe nëse mrekullia nuk na ndodh
Është sepse ne
Nuk po shohim në drejtim të saj.
**Gio Evan
©a.d 2022
♦
07/11/2024
Nëna më thoshte shpesh: duhet ta hedhësh të kaluarën pas, përpara se të nisesh e të shkosh më tej...
**Forrest Gump
♦️
06/11/2024
Grafika nga Avni Delvina
🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸
03/11/2024
Vdesim çdo natë dhe rilindim çdo mëngjes,..kështu ndodh!
Dhe ndërmjet këtyre dy çasteve është bota e ëndrrave.
**Henri Cartier-Bresson
♦
03/11/2024
Do të doja të kisha dy zemra: njërën të pandjeshme dhe tjetrën të dashuruar vazhdimisht.
Këtë të dytën do t'ia dhuroja asaj, ndërsa me tjetrën do të jetoja i lumtur.
♦
03/11/2024
Iu afrova ta puthja, por ajo më ktheu kurrizin. U zhgënjeva. Por më pas ajo u kthye, po më vështronte dhe më preku buzët. Kish aromë lulesh.
Nuk lëvizja, nuk mund të lëvizja dot.
**Paolo Sorrentino - nga filmi "La grande bellezza"
♦
03/11/2024
Shekull pas shekulli shumë gjëra ndryshojnë, vetëm budallallëku mbetet gjithnjë po ai, i njëjtë.
♦
02/11/2024
Një herë e një kohë nuk i lejohej askujt të mendonte lirisht.
Sot, do të ish e mundur, por askush nuk është i afte më ta bëjë.
Sot njerëzit duan të mendojnë atë çka supozohet që duhet të mendojne. Dhe këtë e konsiderojne liri.
♦️
02/11/2024
PAK HISTORI
Në kohën kur Perandoria Osmane pushtoi Arabinë, Sulltani konstatoi se Arabët rrinin pa brekë poshtë atyre xhixhillikëve të bardhë.
Vendosi të bëjë një ligj që të dënoheshin me gjyq të gjithë ata meshkuj që kapeshin pa brekë.
Kapet një mashkull pa brekë dhe e dërgojnë para gjyqtarit.
Gjyqtari: Emrin i pandehur?
I pandehuri: Abdulhamid.
Gjyqtari: Mbiemri?
I pandehuri: Abdurrahmani
Gjyqtari: I martuar dhe sa gra?
I pandehuri: 6 gra.
Gjyqtari: Sa femijë?
I pandehuri: Me gruan e parë 12 femijë, me të dytën 9 femijë, me të tretën 11 fëmijë, me të katërtën 10 fëmijë e kështu me radhë.
Gjyqtari: Me vendim të gjykates ky falet pasi nuk ka pas kohë me vesh brekët.
♦️
02/11/2024
Nëntor.
Bota është e lodhur,
Viti është plakur.
Gjethet e venitura janë të lumtura të vdesin...
**Sara Teasdale
♦
31/10/2024
"Unë e ti jemi një gabim" - ia përsëris prapë, por ai nuk e prish terezinë.
"Atëherë le ta bëjmë këtë gabim, për të tjerat mendojmë më pas", më tha...
**Anna Premoli - "Ti prego lasciati odiare"
♦
31/10/2024
Burrat ndryshojnë nga meshkujt.
Meshkujt duan një pjesë të kësaj gruaje.
Burrat duan këtë grua.
Meshkujt janë të gatshëm të sakrifikojnë pak dashuri, për seks.
Burrat kërkojnë dashuri dhe seksi është pjesë e saj.
**Alessandro d'Avenia
♦