08/04/2026
Aksion pastrimi i realizuar sot në një zonë problematike Rruga Dionis Filozofi♻️👏
Faleminderit Drejtorise Pastrimit, punëtorëve të qytetit për përkushtimin! 🙏
Ta mbajmë së bashku qytetin të pastër! 🌿
04/04/2026
Sot vijon puna për rehabilitimin e rrugës “Ilia Papanikolla” 🚧, një ndërhyrje e rëndësishme nga Punetoret e Qytetit, ekipi i mirëmbajtjes se rrugëve 🏗️ për përmirësimin e infrastrukturës 🛣️ dhe lehtësimin e qarkullimit 🚗 për banorët 👨👩👧👦.
04/04/2026
🌸 Gëzuar Pashkët! 🕊️
Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, dashuri dhe shpresë për të gjithë! 🥚✨
04/04/2026
Falenderojmë Drejtorinë e Pastrim Gjelbërimit për ndërhyrjen dhe evadimin e mbetjeve në rrugën “Frank Bardhi”, Njësia Administrative nr. 6.
Stop 🛑 ndotjes së mjedisit 🚮!
Ndërgjegjësim ✍️, edukim 🏫 dhe ndëshkim 👮 për kundërvajtësit!
Mbroni mjedisin ♻️ dhe shëndetin tuaj
03/04/2026
🫂 Nis zbatimi i Planit të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara për vitet 2026–2030, një angazhim i prekshëm për avancimin e integrimit europian duke vendosur në qendër barazinë, gjithëpërfshirjen dhe kujdesin social 🇦🇱🇪🇺
📌Ministria Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
30/03/2026
Në Kampionatin Kombëtar të Bilardos, zhvilluar në 📍Kombinat, një eveniment i organizuar nga Federata Shqiptare e Bilardos, nën drejtimin e presidentit Edmond Loku, fitues u shpall Besar Spahiu, banues në njësinë tonë. 🏆
Çmimi për fituesin u dorëzua nga Administratori i Njësisë, z.Saimir Salaj. 👏
Urime për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme! 🎱
30/03/2026
📍 Kombinat | Ditë e Hapur
🗓️ 3 Prill | 🕘 10:00 – 14:00
📌 Sheshi “Garibaldi”
🇦🇱 Forcat e Armatosura të Shqipërisë ju ftojnë të bëheni pjesë e aktivitetit “Ditë e Hapur”, ku do të keni mundësinë të njiheni nga afër me armatimin, pajisjet dhe rolin e tyre në shërbim të vendit.
🎯 Të rinjtë do të informohen mbi mundësitë reale për karrierë në uniformë, zhvillimin profesional dhe vlerat që përçon shërbimi ushtarak.
💬 Një eksperiencë reale… një mision për të ardhmen!
📌Nje aktivitet i organizuar nga Qendra e Personel Rekrutimit!
🇦🇱 Shërbe vendit tënd me krenari!
28/03/2026
Edhe në fundjavë në shërbim të qytetit 🧹
Respekt maksimal! 👏
27/03/2026
🎱 Dy ditë plot emocion dhe garë në Kombinat!
Bëhuni pjesë e Kampionatit Kombëtar i Bilardos dhe Snookerit dhe mbështesni talentet më të mira.
📅 28–29 mars 2026
📍 Arena e Bilardos, Kombinat
📢 Organizuar nga Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit 🇦🇱
27/03/2026
NJOFTIM
Të gjithë qytetarët e listës bashkëlidhur janë shpallur fitues të fazës së parë për programin social të strehimit "Subvencionimi i Qirasë" për muajin Mars 2026 👪🏠 dhe duhet të dorëzojnë dokumentacionin nga data 📆 26.03.2026 deri në datën 📆 16.04.2026 pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë Tiranë.