Sonata e Krojtzerit
Për shkak të natyrës së pazakontë dhe skandaloze të veprës për atë kohë, botimi i Sonatës së Krojcerit në një revistë ose në një botim të veçantë, ishte i ndaluar me censurë. Vetëm pas një bisede midis konteshës Aleksandra Andrejevna Tolstoy me Perandorin Aleksandër III, Perandori lejoi që historia të botohej si pjesë e vëllimi tjetër i veprave të mbledhura të Tolstoit. Megjithatë, ndalimi i censurës vetëm sa e rriti atraktivitetin e tregimit, i cili shumë kohë përpara se të publikohej të fillonte të shpërndahej në lista dhe të lexohej në shtëpi private.
Nje liber qe nuk harrohet lehte...
Linku per ta lexuar:
https://audiobooks.al/libra/sonatat-e-krojtzerit/
Sigal Audiobooks.al
LIBRARIA JUAJ VIRTUALE
SIGAL Audiobooks.al është projekti më i ri në Shqipëri, i cili mundëson dëgjimin e librave më të mirë në audio.
Autorët më në zë të huaj dhe shqiptarë janë përzgjedhur për dëgjuesit e të gjitha grupmoshave. SIGAL Audiobooks.al është projekti më i ri në Shqipëri, i cili mundëson dëgjimin e librave më të mirë në audio. Këtu e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten
Sonata e Krojtzerit - Fragment
I duhet gjetur burri një vajze të rritur. Ç’ka s’është aspak e zorshme, sidomos kur vajza s’është e shëmtuar dhe kur gjen burra që duan të martohen.
Kështu ndodhte edhe qëmoti. Po të vinte vajza në moshë, prindërit i organizonin martesën. Kështu veprojnë edhe sot e kësaj dite në tërë botën: edhe kinezët, edhe indianët edhe muhamedanët, edhe populli i thjeshtë tek ne. Së paku nëntëdhjetëenëntë përqint e njerëzimit i përmbahen këtij rregulli. Vetëm ne, maskarenjëve, që s’përbëjmë veçse se 1% të popullsisë na u duk e keqe kjo mënyrë dhe ngulmuam ta ndryshojmë. E ç’të re sollëm në këtë mes? Ja, atë, që vajzat rrinë e djemtë u vijnë rrotull dhe i zgjedhin si në pazar. Vajzat presin dhe s’guxojnë ta shprehin shqetësimin e tyre:
“Më zgjidhni mua djalosh, mua dhe jo atë, atje, se unë i kam supet, trupin dhe tërë tiparet e tjera si askush tjetër në këtë sallë”.
Dhe në këtë e sipër burrat vërtiten lart e poshtë mëse të kënaqur: “E di e di po s’po mundem ti vë asnjërës syrin”… Ata kapardisen si kaposhi në thekër se e dinë se e tërë kjo ekspozitë vajzash vetëm për ta është organizuar.
-“Po a është e mundur të bëhet ndryshe” – pyeta unë. “A mos vallë duhet që vajza të propozojë e para”?
-"Nuk e di. Veçse nëse e pranojmë barazinë, atëherë, le ta respektojmë atë deri në fund. Nëse martesa me mblesëri është poshtëruese, kjo është njëmijë herë më poshtëruese. Në rastin e parë të drejtat dhe shanset janë të barabarta për të dyja palët, kurse këtu femra është skllave pazari ose një tapë valvule. Thuajini ndonjë nëne ose vetë vajzës, se meraku i tyre kryesor është vetëm të gjejnë burrë. O Zot, si do të ofendohen! Kurse në fakt, të gjitha me këtë merren, se nuk kanë me çfarë merren tjetër. Dhe kjo është e tmerrshme, sidomos kur me këtë merren vajza fare të reja. Dhe përsëri, sikur kjo të bëhej fare hapur, prapë do të ishte një gënjeshtër. “Ah sa interesante është kjo teoria e Darvinit”!, “Ah, Lizën e tërheq fort piktura”!, “Po në ekspozitë a do të jeni”?, “Po trojkën, shfaqjet teatrale, dhe koncertet simfonike, i pëlqeni”?, “E ku ka kënaqësi më të madhe, Liza ime vdes pas muzikës”!, “S’jeni në një mendje me mua”?, “Po a ka gjë më të bukur se muzika”…?
Dhe tërë këto bisedime fshehin veçse një ankth: “A do të martohet vallë ai me mua”?
“Epo poshtërsi dhe hipokrizi më të madhe se kjo s’mund të ketë” – përfundoi ai dhe pasi piu gëllënjkat e fundit të çajit mblodhi gotat dhe tërë takëmin tjetër.
Linku ku mund te degjoni :
https://audiobooks.al/libra/sonatat-e-krojtzerit/
Sonata e Krojtzerit
Një nga librat më të diskutuar të Leon Tolstoit, një kryevepër!
Në 1890, Departamenti i Postës së Shteteve të Bashkuara ndaloi postimin e gazetave që përmbanin fragmente të “The Kreutzer Sonata.” Kjo u konfirmua nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA në të njëjtin vit. Disa shtëpi botuese amerikane botuan fragmente nga tregimi si një pamflet më vete për të reklamuar historinë dhe i shpërndanë ato nëpër sh*tës ambulantë në Nju Jork për një çmim nominal. Madje në qytet u shfaqën edhe karroca, mbi të cilat shkruhej me shkronja të mëdha: “E ndaluar nga qeveria ruse dhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Shteteve të Bashkuara është vepra më e mirë e Tolstoit, Sonata e Kreutzerit”.
https://audiobooks.al/libra/sonatat-e-krojtzerit/
"Pak përpara se të shembej Burgteatri "i vjetër", ku ishte shfaqur për herë të parë "Dasma e Figaros" e Moxartit, tërë shoqëria vjeneze, në një atmosferë solemne e prekëse, si për ndonjë varrim, u mblodh për herë të fundit në sallë. Ende pa u ulur mirë perdja, secili nga atë pranishmit u sul në skenë që të merrte së paku si relikt për ta çuar në shtëpi ndonjë ashkël nga dërrasat ku kishin shkelur gjatë interpretimit artistët e tyre të dashur; në dhjetëra shtëpi qytetarësh mund të shikoje madje edhe pas disa dekadash ato ashkla druri të rëndomta, të ruajtura në kuti të çmuara, ashtu siç ruhen reliktet e Kryqit të Shenjtë."
Stefan Cvajg, Bota e djeshme
https://audiobooks.al/libra/bota-e-djeshme/?fbclid=IwY2xjawR7t4ZleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFpVFhrbUhTMjZwU1RNczhWc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHnUOHLWfegrtftZkQsiShoVbvxJvbE3bK7wgIeC8re7OXdqZNlTANREsi6x7_aem_SkTFpkEJvliMhF6re_FMGA
Një nga guidat historike dhe letrare më të bukura të shkruara ndonjëherë për Evropën e viteve 1880-1943 nga një ciceron i mahnitshëm si Stefan Cvajgu!
Si ishte jeta në Vjenën e Perandorisë së Franc Jozefit? Një qytet përrallor ku sundonte dashuria për teatrin, muzikën, letërsinë dhe historinë. Nuk ngopesh së lexuari për raportet e vjenezëve me qytetin dhe veçanërisht Teatrin. Aktorët ishin më të famshëm sesa Perandori apo princat.
Pastaj erdhën retë e zeza në qiellin e aristokracisë, ndodhi vrasja e Franc Ferdinandit, princit trashëgimtar në Bosnjë. U shfaq lufta me tmerret e saj, një kapitull I trajtuar me mjaft vërtetësi e pezm nga Cvajgu.
Është një libër që mund të lexohet gradualisht. Të shijohet çdo periudhë historike me personalitetet, ngjarjet, historitë e vogla njerëzore.
Në fund, kur të përfundohet libri përftohet një kënaqësi estetike që asnjë libër historie nuk mund ta sjellë. Sepse pena e Cvajgut është një penë unikale, koha në të cilën ai jetoi është periudha më e stuhishme historike ndër shekuj.
https://audiobooks.al/libra/bota-e-djeshme/
Drejtori vazhdoi të flasë. Por unë pothuaj nuk po e dëgjoja më. Pastaj më tha: “Ma merr mendja se doni ta shihni nënën.” U ngrita në këmbë pa thënë asnjë fjalë dhe ai kaloi përpara meje për nga dera. Nëpër shkallë më shpjegoi: “Ne e kemi çuarnë morgun tonë të vogël. Përt ë mos tronditur të tjerët. Sa herë vdes një nga pleqtë, këta bëhen nervozë për nja dy tri ditë. Dhek jo e vështirëson shërbimin.”
"I Huaji", Alber Camy
Linku:
https://audiobooks.al/libra/i-huaj/
"Sot më vdiq mamaja. Apo ndoshta dje, nuk e di. Mora një telegram nga azili: “Nëna vdiq. Varrimi nesër. Ngushëllime të sinqerta.” Kjo s’do të thotë asgjë. Ndoshta ka ndodhur dje.
Azili i pleqve ndodhet në Marengo, tetëdhjetë kilometra larg Algjerit. Do të marr autobusin e orës dy dhe do jem aty pasdite. Kështu që mund ta gdhij një natë e do të kthehem nesër mbrëma. I kërkova dy ditë leje pronarit dhe ai nuk mund të mos m’i jepte për një arsye të tillë. Por mu duk sikur nuk i pëlqeu. Madje edhe i thashë; “nuk është për fajin tim”. Nuk u përgjigj. Atëherë mendova se nuk duhej t’ia kisha thënë ato fjalë. Sidoqoftë nuk kisha pse të kërkoja ndjesë."
Kështu fillon romani “I huaji” I Alber Kamy-së. Një nga kryeveprat më të mëdha të shekullit të XX-të, fitues I çmimit Nobel në letërsi.
Linku:
https://audiobooks.al/libra/i-huaj/
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Website
Address
Bulevardi Zogu 1
Tirana
1001
