02/03/2026
📢 NJOFTIM ZYRTAR
Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë,
Ju informojmë se Inspektorati i Përgjithshëm ka krijuar faqen e re zyrtare në Facebook, e cila do të shërbejë si kanali i vetëm zyrtar për publikimin e njoftimeve, vendimeve, aktiviteteve dhe informacioneve të tjera institucionale.
Për të vijuar të qëndroni të informuar në kohë reale, ju ftojmë të na ndiqni në faqen e re në linkun e mëposhtëm:
🔗 https://www.facebook.com/share/18EmQ5GowK/?mibextid=wwXIfr
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe besimin tuaj të vazhdueshëm.
fans
Inspektorati i Përgjithshëm
Inspektorati i Përgjithshëm është institucioni që unifikon, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e inspektimeve në nivel qendror e vendor, duke garantuar transparencë, integritet dhe mbrojtje të interesit publik.
13/12/2024
Dy emocione të forta nga një foto e bërë 5 vjet më parë, që ma kujtoi Facebook!
“Konferencë e Nivelit të Lartë për Reformën e Inspektimeve në Ballkanin Perëndimor” (03 Dhjetor 2019)
Kjo konferencë u zhvillua vetëm pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Mbaj mend që, pasi e shpalla të hapur, kërkova nga të pranishmit të nderonin viktimat me një minutë heshtje të gjatë.
Në këtë aktivitet të organizuar në Tiranë morën pjesë Kryeinspektorët dhe ekipet e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut), si dhe ekspertë të nivelit të lartë në fushën e inspektimeve nga Britania e Madhe, Franca, OECD, etj.
Shqipëria u vlerësua si lidere në rajon për realizimin e inspektimeve sipas procedurave ligjore, duke përfshirë analiza të rrezikut, dokumente standarde, lista verifikimi, plane mujore, njoftime paraprake për bizneset, si dhe procedura online për inspektimet.
Megjithatë, u evidentua domosdoshmëria për:
• Krijimin e sistemit të karrierës për trupat inspektuese,
• Autonominë e tyre,
• Pavarësinë nga ndikimi politik,
• Uljen e numrit të inspektimeve dhe masave administrative ndaj biznesit.
Këmbëngulja, koherenca, qartësia dhe durimi bënë të mundur që kjo shtyllë e dytë e reformës në inspektime të përmirësohej përmes miratimit të ndryshimeve në “Ligjin për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, i cili u dekretua më 13 Nëntor 2024.
Brenda këtij viti, bizneset do të ndiejnë efektin e këtyre ndryshimeve, duke u lehtësuar nga barra administrative dhe masat e tepërta ndaj tyre.
🇦🇱 Për Shqipërinë dhe për një të ardhme më të drejtë dhe transparente!
21/05/2024
Takimi i zhvilluar sot nga Inspektori i Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari mbi diskutimin e hapave të mëtejshëm të reformës në inspektime🤝
✅Inspektime online, me analizë risku
✅Këshillim i biznesit & lënie detyrash
✅Shqyrtim i pavarur i ankimimit
✅Statusi dhe karriera e inspektorit
✅Shmangia e mbivendosjeve ligjore
✅Ulje e barrës ndaj biznesit
❌ Korrupsionit
18/05/2024
Top Channel/ Inspektoratet pa drejtim politik/ Shkëlqim Hajdari shpjegon reformën
Pas kontributit në reformën e Drejtësisë si kryetar i shoqatës së prokurorëve, ajo për inspektoriatet do të jetë edhe më e rëndësishme për Shkëlqim Hajdarin,...
16/05/2024
Reformimi i Inspektorateve: Risitë & Impakti
Reforma e inspektorateve, në studion e RTSH24 me kryeinspektorin Shkëlqim Hajdari
RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për pol...