Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, Consulate & Embassy, Vila n° 6, Rruga Donika Kastrioti, Tirana.

13/10/2020

Qytetarë të nderuar,
Bashkatdhetarë në vende të ndryshme të botës,

Ambasada e Republikës së Kosovës, në kuadër të kapaciteteve që ka, do t'ju ofrojë informacione dhe ndihmë.

Jemi në kontakte të rregullta me autoritetet e vendit pritës, me qëllim të menaxhimit të situatës së krijuar.

Mundësitë tona financiare për t'ju ofruar përkrahje janë të kufizuara, andaj udhëzojmë të gjithë bashkatdhetarët që të vetizolohen në vendbanimet e tyre. Qëndroni aty ku jeni! Mos udhëtoni!

Shtoni kujdes dhe ndiqni udhëzimet për t’u mbrojtur nga Covid 19, si në vijim:

1. Lani duart mirë dhe shpesh.
2. Mos i prekni me duar sytë, gojën ose hundën.
3. Mbulojeni gojën ose hundën me facoletë gjatë kollitjes ose teshtitjes.
4. Facoletat e përdorura hidhni në shportë.
5. Mos qëndroni në mjediset ku qarkullojnë shumë njerëz.
6. Shmangni takimet me njerëz të prekur nga gripi.
7. Mos merrni antibiotikë pa recetë të mjekut.
8. Pini sa më shumë ujë, çaj dhe lëngje.
9. Pastroni ambientin tuaj me dezinfektues me bazë alkooli ose klori.
10. Personat që kanë qenë në vende të prekura nga koronavirusi brenda dy javëve dhe kanë kollë, ethe ose vështirësi në frymëmarrje të kërkojnë ndihmën e mjekut.

Frikë JO! Kujdes PO!

13/10/2020

Komunikatë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë

Tiranë, 3 dhjetor 2019 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë dëshiron të falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar pas tërmetit që goditi Republikën e Shqipërisë.

13/10/2020

Ambasada e Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave të termetit

Tiranë, 26 nëntor 2019 – Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë është duke përcjellë me shqetësim lajmet për pasojat që la pas termeti i rëndë që goditi të martën në mëngjes rrethinën e Durrësit.

13/10/2020

Ukshini takoi ambasadorin e Japonisë në Tiranë

Tiranë, 6 shtator 2019 - I Ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, z.Sylë Ukshini, ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z.Makoto Ito.

13/10/2020

I Ngarkuari me Punë Sylë Ukshini takohet me ministrin Pal Lekaj

Prishtinë, 28 mars 2018 - Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ku si temë diskutimi ishte çështja e taksës rrugore për Rrugën e Kombit, taksë kjo, e cila është e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, të cilët kanë qarkullim të vazhdueshëm në rrugën e Kombit.

13/10/2020

Ukshini takon kryetarin e Bashkisë së Lezhës

Lezhë, 13 mars 2018 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës, Sylë Ukshini, në takim me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, kanë biseduar për projektet zhvillimore në këtë zonë të shtetit shqiptar si dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të qyteteve të Kosovës dhe kësaj bashkie, e cila është një bashki me potenciale të shumta zhvillimore, sidomos në fushën e turizmit. Kryetari Frrokaj e ka informuar z. Ukshini edhe për praninë e shumë investitorëve kosovarë në Lezhë, kryesisht në zonën bregdetare si dhe për interesimin e ardhjes së kosovarëve gjatë sezonit të verës, duke shtuar se ky qytet është bërë një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve nga Kosova.

12/10/2020

Ambasadori i ri i Turqisë Murat Ahmet Yörük ne Ambasadën e Kosovës. Ngarkuarin me Pune, S. Ukshini

Tiranë, 5 mars 2018- kisha kënaqësinë ta prisja në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë në një takim kortezie Sh.T.Z. Murat Ahmet Yörük, ambasador i ri i Turqisë në Shqipëri.

12/10/2020

Përkujtohet 20-vjetori i epopesë së UÇK-së, Adem Jashari

Tiranë, 5 mars 2018- Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës-Dega në Tiranë, me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, organizuan një akademi përkujtimore.

Want your business to be the top-listed Government Service in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Vila N° 6, Rruga Donika Kastrioti
Tirana
1019